Ismail Morina, i njohur tashmë siBallist Morina, me shumë gjasë është shqiptari që ngriti dronin mbistadiumin e Beogradit. Videos së tij (që lapsi.al eboton më poshtë) i është shtuar tashmë edhe një raport i gazetës serbeKurir, e cila ka hetuar mbi djaloshin shqiptar. Në shumë pjesë,raportimi i Kuriri përputhet me rrëfimin, që një mik i Morinës, ka bërëpërlapsi.al. për lapsi.al
Morina, siç dëshmohet edhe nga videoqë ai ka postuar dy muaj përpara ndeshjes, më 13 gusht, duket se e kamenduar me kohë gjetjen e tij, që më pas do të merrte nga të gjithëepitetin gjeniale. Dhe me siguri që ka patur një plan për të vënë nëjetë lojën e tij me dronin që i çmendi mbi 30 mijë serbët në stadium.
32 vjeçari ka hyrë në Serbi tre ditëpërpara ndeshjes për të zhdukur çdo dyshim që mund ta lidhte atë membrëmjen e 14 tetorit. Më 11 tetor, ai ka kaluar kufirin tokësor me njëmakinë me targa italiane. Sipas dëshmisë që lapsi.al kasiguruar, Ismail Morina jetonte në Itali dhe me kartën italiane tëidentitetit ai është regjistruar në një hotel modest në Beograd, joshumë larg nga stadiumi ku do të zhvillohej ndeshja e futbollit.

Morina ne Milano. Ai hyri ne Serbi me nje makine me targa italiane dhe u regjistrua ne hotel me nje karte identiteti italiane
Përgjatë dy ditëve, Morina ka paturmundësi të vëzhgojë mundësitë për të vënë në jetë idenë e tij “tëçmendur”: në një stadium ku nuk u lejuan as tifozët dhe as simbolet ekombëtares shqiptare ai të ngrinte një flamur të Shqipëri Etnike.
Ka disa variante për vendin të cilinai zgjodhi për të ngritur dhe për të komanduar në largësi droninhistorik. Për shkak se nuk ka ende një dëshmi të dorës së parë nga vetëprotagonisti,lapsi.al poi referohet në këtë shkrim, një miku të Morinës nga Kosova, i cilithotë se versioni i tij është më pranë të vërtetës. Ai rrëfen se objektiqë zgjodhi Morina, ishte një kishë jo shumë larg stadiumit tëPartizanit. Morina shkoi atje gjatë ditës së 14 tetorit dhe e ka fshehurdronin në një vend nga ku e kishte të lehtë ta nxirrte në mbrëmje. Aivetë ka qëndruar i fshehur për orë të tëra pranë kishës duke pritur tëbinte mbrëmja dhe të fillonte ndeshja.
Kur në stadiumin e Partizaninushtonin thirrjet “vrite shqiptarin”, Morina është afruar në vendin kukish fshehur dronin, e ka nxjerrë atë dhe është ngjitur në kulmin ekishës, nga ku ka komanduar më pas fluturimin e dronin. Ngjitja nuk kaqenë e lehtë, pasi atij i është dashur të mbajë dronin, flamurin dhetelekomandën, por ia ka dalë. Sipas gazetës Kurir, e cila pretendon seka investiguar mbi Morinën, ai merret kryesisht me alpinizëm dhe ngjitjetë vështira, kështu që ia ka dalë më së miri të realizojë objektivin etij. Dhe se sa miri ia doli, kjo u pa nga miliona sy në të gjithë botën,duke u vendosur në qendër të opinionit me gjetjen e tij.
Ismail Morina ne ndeshjen Slloveni- Shqiperi
Sigurisht që një ide e tillë mund tëjetë menduar nga Morina edhe si thjesht një lojë për të çmendurultranacionalistët serbë, por ajo që ndodhi më pas i kaloi kufijtë eprovokimit paqësor. Çka rodhi më pas ishte një valë sulmesh ngazyrtarët, mediat dhe publiku serb kundrejt shqiptarëve dhe një ndjenjëkrenarie e shqiptarëve për sfidën e madhe në zemër të Beogradit.

Ismail Morina do ta ketë kuptuarkëtë rreth një orë më vonë, kur ndeshja u ndërpre dhe stadiumi u rrethuanga mijëra forca policore. Sipas të njëjtit burim, ai është larguarmenjëherë nga Serbia nëpërmjet kufirit me Kosovën, ku policëve tëtronditur nga ngjarja nuk u ka ngjallur asnjë dyshim. Të obseduar ngaideja se flamuri ishte vepër e ndonjë grupi të sofistikuar (RTV serbndërkohë transmetonte lajmin se pas ngjarjes qëndronte vëllai ikryeministrit shqiptar) ata as që kanë menduar se 32 vjeçari me pamjemodeste ishte autori i talljes publike me ta në mes të Beogradit. Tani,sipas gazetës Kurir, autoritetet serbe i kanë kërkuar Interpolit t’u vinë ndihmë për të gjetur shqiptarin e krisur.
“Ballist” Morina me Leka Zogun dhe kryetarin e Legalitetit, Sulejman Gjana dy dite pas ngjarjes ne Beograd
Historia e “Ballist” Morinës mbylletkëtu. Nuk dihet nëse ai qëndroi në Kosovë, kaloi në Shëipëri apo ukthye në Itali. Ashtu siç nuk dihet me siguri nëse kjo histori do tëvërtetohet ndonjëherë zyrtarisht apo ngritja e flamurit në Beograd do tëmbetet pa një autor të njohur, për të marrë trajtat e një akti të tëgjithë shqiptarëve. Që tani droni i krisur i 14 tetorit po shndërrohetçdo ditë në legjendën e ngritjes së flamurit të Shqipërisë Etnike nëzemër të Serbisë. /lapsi.al/


Leave a Reply