Problemet e pronësisë vazhdojnë të frenojnë zhvillimin në disa zona në Shqipëri, përfshirë edhe zonat turistike. Mungesa e regjistrimit të pronave ka vështirësuar investimet në zonën turistike të Thethit, ku vitet e fundit vërehet interesim në rritje nga turistë të huaj për të vizituar këtë pjesë të Alpeve Shqiptare. Rreth dy muaj më parë, Thethit iu dha statusi i Qendrës së Mbrojtur Historike, ndërsa Delegacioni i Bashkimit Europian e përfshiu Thethin në programin e zhvillimit të katër zonave turistike në Shqipëri.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply