Diten e hene ne oret e pasdrekes u organizua nje takim i paralajmeruar me heret me Komitetin e shoqatave te te hujve ne Danimarke (KUKS) dhe te ambasadorve te trupit dipllomatik ne Danimarke. Si zakonisht ne keto takime eshte pjesemarrese e rregullt edhe shoqata Alba – Dansk e njohur tashme nga te gjithe Perfaqesite e huaja ,por edhe nga te gjitha shoqatat e te huajve qe ndollen ne Danimarke.
Emri i saj tashme eshte bere i njohur,per veprimtarine e saj,por dhe per korrektesine e saj te treguar ne pjesemarrjen e rregullt ne te gjitha aktivitet kryesore qe zhvillohen ne Mbreterine daneze,ku vazhdimisht kjo shoqate merr ftesa te rregullta. Ndaj dhe ne kete takim te organizuar nga KUKS ,patjeter qe do te ishte e pranishme. Nje takim i nivelit te larte dhe nje organizim deri ne detaj. Ishte nje pasdite shume e bukur. Njerzit i dalloje nga veshja serioze. Ne keto takime ka nje estetike ne paraqitjen e jashtme . Kete here ky takim u hap me nje pershendetje drejtuar te pranishmeve nga nje perfaqesues i KUKS -it i cili falenderoi te gjithe te pranishmit qe ishin ne salle . Me pas ai ja dha fjalen perfaqesuesit te firmes me te madhe te infrastruktures ne Danimarke ,firmes By&Havn. Kjo firme merret me infrastrukturen e nevojshme dhe shtrirjen e saj deri ne vitin 2020,ku do te kete zhvillime te projekteve te permasave te medha.

By&Havn ka si qellim te krijoj variacion tek fqinjet dhe nje nivel te larte clasi ne shkalle botrore – tha ne kete takim ,nga perfaqesuesi i saj . Me tej ai na njohu me misioninqe do te zhvillojne ne zonen e Ørestand dhe te menaxhojne portin detar. By&Havn eshte duke u zhvilluar si biznes. Interesante ishte fakti i prezantuar qe para se te zhvillohet nje zone aty do te shkoj me pare Metro -ja, transporti publik, shtrohen rruget dhe gjithe infrastruktura e nevojshme . Ne nje ekran te madh u ekspozuan foto per ndryshimet ne vite. Dhe planifikimi per te ardhmen planet deri me 2020 ishin te pregatitura dhe mendohej per numrin e banorve qe do te ishin rezidennt si dhe vendet e punes qe do te hapeshin .Interesante ishte zhvillimi i bregdetit, ku pastertia dhe mjedisit i kushtohej rendesi .Keshtu projekte per levizjen e impjanteve te gazit dhe krijimi i vendosje se re behej duke mbushur detin dhe duke e disiplinuar ate. Duke bere qe bregdeti te kthehet ne nje zone atraktive per banoret e Kopenhgenit dhe per zhvillimin e biznesit. Nje shpegim fantastik dhe nje njohje e mire se ku do te shkoj zhvillim i kopenhagenit ne vite e ardhshme eshte tashem e qarte per trupin diplomatik qe ishte aty dhe per te gjithe ne antaret e KUKS.
Pas spjegimit fantastik te perfaqesuesit te ketij projekti madheshtor i cili meritoi duartrokitje te forta te te gjithe pranishmeve ne salle fjalen e mori nje perfaqesuese e trupit diplomatik dhe me pas fjalen e mori edhe Presidenti i KUKS-it i cili pasi pershendeti te pranishmit ne salle foli dhe per aktivitetin e KUKS-it .
Me pas u kalua ne dreken e pregatitur nga By&Havn ,me ushqipe e pije .
Ajo cfare ra ne sy ishte pjesemarrja ne kete takim e shqiptarve . Nese nga shtete te tjera kishte nga dy pjesemarres ,nje kryetar shoqate dhe nje ambasador e kunderta ishte me shqiptaret. Ne kete takim ishin dy ambasadore shqiptare dhe dy nga shoqata Alba – Dansk. Ne nje tavoline te rezervuar flitej vetem shqip. Ishte vertete kenaqesi ,kur ne evenimente te tilla madhore jane dhe shqiptaret perfaqesues. Eshte nder dhe krenari per shqiptaret,per te ngritur zerin,por dhe per tu treguar aftesite dhe prezencen tone ne keto aktivitete te nivelit te larte.
Pas drekes u zhvillua dhe mbledhja me kryetaret e shoqatave,ku u shpalos raporti i aktiviteteve te vitit te shkuar,por dhe aktivitet qe do te organizohen nga KUKS ne kete vit te 2017. U raportua edhe per sektorin e financave ,ku sejcili pjesemarres u njoftua me nje kopje te raportit ,ku ne te jipej me detaje per cdo korone te shpenzuar. Ishte vertete nje kenaqesi kur shikoje para vetes ate raport ,qe nuk e gjen askund nder shqiptaret. Ne shqiptaret kemi shume mangesi ne punen tone ,per te ardhur keq. Ndaj dhe punet na shkojne jo mire,se nuk duam te japim llogari para te tjerve. Nejse por na beri shume pershtypje menyra se si danezi jipte llogari deri ne nje korone te shpenzuar.
Me pas u diskutua per aktivitetin e ardhshem qe do te mbahet ne muaj Tetor ,ku permbyll edhe aktivitetin e fundit vjetor . Nga aktiviteti i muajt mars tek maj dhe tetori nje axhende e cila u jep mundesi te gjithe ne te bejm me te miren dhe te prezantojme vendin tone.
Keshtu u mbyll edhe ky takim ,qe na solli kenaqesi per ne ,respektin qe tregojne institucionet dhe korrektesia nga ana e Shoqates , Alba – Dansk,qe nuk mungon asnjehere ne aktivitetet qe organizon Komiteti i Shoqatave te te huajve ne Danimarke (KUKS).














Sektori i shtypit – Prane Shoqates Alba – Dansk


Leave a Reply