
Pavarësisht sesa monumente kulture vizitoni kur udhëtoni në një vend, apo sesa vepra arti shihni në galeri, ju nuk do t’i kuptoni dot kurrë njerëzit dhe kulturën e tyre, nëse nuk uleni të pini me ta
Përpara se të trokisni gotat me miqtë e rinj, ndaloni një minutë për të mësuar zakonet e tyre të konsumit të pijeve. Ashtu sikurse çdo vend ka kuzhinë të ndryshme, edhe pija bën dallim.
Në Spanjë nuk bëhet kurrë gëzuar me ujë – vetëm nëse jeni të përgatitur të përballeni me mallkimin e shtatë viteve seks jo të mirë. Në Republikën Çeke duhet ta shihni tjetrin në sy kur trokisni gotat, por të mos i kryqëzoni kurrë krahët, ndryshe shtatë vite seks i dobët ju pret. Duket se nëse gaboni, gjithnjë do të përballeni me rrezikun e mallkimit të seksit.
Zbuloni zakonet e të pirit nëpër botë.
ITALI
Italianët pinë vetëm verë ose ujë gjatë vakteve. Pije të tjera si birra apo limonadat, nuk preferohen.
FRANCË
Në Francë, pihet me elegancë. Zonjave u shërbehet në fillim, gotat mbushen përgjysmë dhe konsiderohet jo e sjellshme ta mbushësh vetë gotën.
JAPONI
Në Japoni, nuk është mirë të mbushni gotën tuaj. Mbushjani vazhdimisht personit tjetër që ju shoqëron dhe ai do t’jua kthejë nderin. Ai që rrëkëllen një gllënjkë, i kthen kurrizin grupit si shenjë respekti.
MOLDAVI
Moldavët i pëlqejnë shumë dollitë. Ata ngrenë të paktën një dolli përpara çdo gllënjke. Ekziston madje një dolli e projektuar për të shmangur dollitë: “Hai devai!” që nënkupton “le të pimë!”.
INDI
Vera ka qenë një pjesë e rëndësishme e mitologjisë dhe spiritualitetit tek indianët për shumë vite. Çdo ditë, alkooli përdoret prej shumë personave, për të arritur një nivel të lartë vetëdijeje.
PERU
Në Peru, miqtë ndajnë një gotë dhe një birrë. Personi i parë mbush një gotë dhe e kthen përpara se t’ia japë tjetrit të pijë.
SUEDI
Zakoni i çuditshëm i Suedisë është se në këtë vend këndohet me zë të lartë, përpara, gjatë dhe pas konsumit të pijes.
AUSTRALI
Për të qenë një mik i mirë në Australi, nëse dilni jashtë me shoqërinë për të pirë, duhet të jeni ai që qeras nga një pije për të gjithë, e kështu më radhë. Nëse ky zakon shmanget, konsiderohet shumë e pasjellshme.
NIGERI
Nëse doni të martoheni në Nigeri, por nuk pini një gotë verë si nuse e dhëndër, martesa nuk quhet e lidhur.
KINË
E dini që në Kinë, më të moshuarit i ngrenë gotat më lart se ata që janë më të rinj në moshë? Pija e parë kthehet me fund, pasi është zakon që gotat të kthehen së prapthi në tavolinë për të treguar se janë të boshatisura.
KAZAKISTAN
Kumis, një pije e fermentuar nga qumështi i pelës është pija tradicionale e Kazakistanit. Zakoni e do që çdo gllënjkë e mbetur në gotë, të hidhet në shishe, pasi asgjë nuk shpërdorohet.
RUSI
Në Rusi është një traditë që të mbahen dolli të gjata e të thuhen anekdota përpara çdo pijeje. Gotat dhe shishet e boshatisura vihen nën tavolinë, jo mbi të.
UKRAINË
Në Ukrainë, nuset duhet t’i mbajnë këmbët të mbështetura mirë në tokë gjatë dasmës, ndryshe u vidhen këpucët dhe prej tyre të ftuarit pinë alkool në sallë.
ISLANDA
Banorët e Islandës e pëlqejnë aq shumë alkoolin, saqë kanë programuar dy festa zyrtare për të. 1 marsi është Dita kombëtare e Birrës, por një fundjavë e gushtit është më e dehura për ta.
GJEORGJI
Gjeorgjianët janë shumë të dhënë pas kulturës së dollive. Gjatë një vakti, ata ngrenë rreth 30 dolli dhe vizitorët janë të mirëpritur t’u bashkohen.
HOLANDË
Në Holandë ekziston një zakon sipas së cilit gllënjka e parë e uiskit, pihet duke u përkulur mbi gotë, pa e marrë atë në dorë. Më pas vazhdon mbrëmja me birra.
PORTUGALI
Në këtë shtet, ekziston një mënyrë shumë e veçantë për të hapur verën pa e prishur shijen e saj. Taktika përfshin akull dhe thëngjill.
GJERMANI
Një natë përpara dasmës, shoqëruesi i dhëndrit të ardhshëm e rrëmben nusen dhe e çon në një bar. Dhëndri duhet ta gjejë se cili prej tyre e ka marrë dhe të shkojë në bar e të qerasë të gjithë shoqërinë.
I.D.


Leave a Reply