Një foshnje e seksit mashkull është gjetur gjallë pas tre ditur në një vend ku ishte varrosur nga nëna e tij. 25-vjecarja kishte bërë një varr me rërë dhe dru të marrë nga fabrika pasi kishte frikë nga reagimi i familjes së saj nëse do kuptonin se ka bërë fëmijën e dytë.
Ajo e pranoi që e kishte bërë një gjë të tillë kur policët e zbuluan trupin e foshnjës. Ndërkohë, fëmija është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur dhe nuk dihet nëse do të rikthehet të nëna e tij. Kjo ngjarje ka ndodhur në provincën KëaZulu Natal në Afrikën e Jugut.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply