Të pafundme janë edhe përdorimet e tij në lidhje me shëndetin dhe ushqimet.Vlerat kurative
Limoni veçanërisht vlerësohet për vetitë dezinfektuese dhe kundër
hemorragjisë. Për qëllime mjekësore përdoren lëvozhga dhe lëngu i
frutit të limonit.
Lëvozhgat, pasi qërohen nga pjesa e bardhë
sfungjerore e brendshme, thahen me kujdes në stufa, në temperaturë të
ulët deri në 40°C. Në temperaturën e zakonshme nuk thahen, pasi myken
nga lagështia e mjedisit. Gjithashtu, kanë gjetur përdorim praktik
farat, gjethet dhe lulet e limonit.
Freskues
Lëngu i limonit ka gjetur përdorim si freskues në prodhimin e
limonadës, në përgatitjen e ëmbëlsirave dhe të kuzhinës shtëpiake.
Limoni përdoret për përgatitjen e limonatave, sikurse portokalli e
mandarina. Vaji eterik i lëvozhgës përdoret për prodhimin e ujit të
kolonjës. Nga lëngu i limonëve prodhohet acid citrik (limontoz). Nga
frutat e prera ose vetëm nga lëvozhgat e limonit prodhohet reçel
aromatik i cilësisë së mirë, por reçeli mund të përgatitet edhe nga
lulet e tij etj. Frutat e limonit përmbajnë acid askorbinik (vitaminë
C), vitamina P, B dhe karotinë, acid citric, sheqer dhe në lëvozhga ka
vaj eterik.
Gripi
Vetitë mjekësore të limonit kushtëzohen nga prania në të e një sasie
të madhe vitaminash, kryesisht të vitaminave C dhe P. Nga të gjitha
agrumet, frutat e limonit kanë efekt shërues më të theksuar. Ato
përdoren kundër sëmundjeve që shoqërohen me ethe, janë freskuese dhe
ulin temperaturën. Efekt të dukshëm ato japin në hipovitaminozat dhe
avitaminozat. Limonat konsiderohen si ilaçi më i mirë antiskorbutik dhe
duhet të përdoren nga të gjithë. Në gjendje gripale dhe me temperaturë,
personat e rritur mund të përdorin këshillën praktike që vijon.
Merret një kokërr limon dhe shtrydhet lëngu i tij në një gotë. Aty
shtohet edhe një filxhan me raki rrushi të ngrohur më parë dhe
përzihen. Thërmohen dhe hidhen në gotë 1-2 kokrra aspirinë. Lëngu i
përgatitur pihet njëherësh i ngrohtë, 2-3 orë para ose pas buke.
Tretës
Limoni ka veti të mira tretëse në stomak, është freskues i këndshëm
dhe nxit oreksin që mund të jetë prerë nga sëmundje të ndryshme. Në
këto raste përdoret lëngu i limonit në trajtë limonade ose i shtuar në
çaj apo në gjellë. Në sajë të vetive rrudhëse dhe antitoksike, lëngu i
limonit përdoret me efekt kundër barkut dhe diarresë, me pak ose pa
sheqer. Rezultate të mira ka dhënë lëngu i limonit gjatë përdorimit
kundër acarimeve të mukozës së gojës dhe të grykës, duke bërë larjen
dezinfektuese në formë gargarash.
Bajamet
Limoni ka gjetur përdorim të gjerë kundër acarimit ose qelbëzimit të
bajameve. Në këto raste këshillohet të përgatitet kjo kurë.
Merret një kokërr limoni me madhësi mesatare, pritet në mes në drejtim
të gjerësisë dhe të dyja gjysmat vendosen në një pjatë mbi zjarr derisa
të ngrohet lëngu që përmbajnë. Pastaj, nga pjesa e prerë, të dyja
gjysmat, të ngrohta, vihen në të dyja anët e qafës, në vendet mbi
bajamet, lidhen me garzë dhe lihen aty derisa të ftohen. Ky veprim
përsëritet për 2-3 ditë, në darkë para gjumit.
Mëlçia
Limoni përdoret edhe për shërimin e sëmundjeve të mëlçisë. Më tepër rezultat ka dhënë kombinimi që vijon.
Për 20-30 ditë rresht, çdo ditë në mëngjes, një orë para buke, pihet
lëngu i një kokrre limoni së bashku me një lugë gjelle vaj ulliri dhe
një lugë gjelle mjaltë. Kjo këshillë përdoret edhe nga organizmat e
dobësuar, ata që kanë kaluar ndonjë sëmundje, për rivendosjen e oreksit
dhe të shëndetit të tyre. Këshilla e përmendur jep rezultate të mira
kundër sëmundjes së verdhëzës.
Temperatura
Limoni bën mirë edhe për uljen e temperaturës. Limonoterapia ndikon
në ripërtëritjen dhe vetëpastrimin e përgjithshëm të organizmit nga
kripërat e kristalizuara. Ai zgjat jetën dhe gjallëron mendimin. Limoni
ka veti të mira diuretike. Lëngu i tij përdoret me efekt në luftimin e
gurëve të veshkave dhe të fshikëzës urinare. Për këtë qëllim duhen
konsumuar 2-4 kokrra limoni çdo ditë për një periudhë prej 1-3 muaj.
Edhe lëvozhga e frutave (lëkura) ka gjetur mjaft përdorime. Ajo përmban
vaj esencial, alkoole të ndryshme, vitaminë A, B1 etj. Vaji esencial ka
aftësi për të vrarë bakteret, si dhe për të ndaluar veprimtarinë e tyre.
Reumatizma
Lëngu i limonit është i dobishëm edhe për artritikët. Por nuk duhet
ta përdorin ata që kanë stomak delikat e të ndjeshëm, pasi shton
aciditetin dhe dëmton stomakun. Kundër reumatizmës përdoret me efekt
këshilla e mëposhtme: Merren 1-2 kokrra limon dhe pasi lahen mirë, pa
hequr lëvozhgën, grihen në rende. Brumi i fituar, pasi i shtohet 1-2
lugë kafeje sheqer, hahet esëll në mëngjes ose në orët e pasdites. Ky
veprim përsëritet çdo ditë për 20-30 ditë. Reumatikët dhe artritikët
mund ta përdorin me rezultate shumë të mira mjekimin me limona
(limonoterapia).
http://sam1r.forumotion.com/mjekesia-f23/mjekesi-alternatiwe-t2204.htm


Leave a Reply