Vërtetë pak kush mund të
besoi se astma dhe problemet paramenstruale mund të janë për shkak të
qëndrimit, (shtrembërimit) të trupit. Në rast se kur kurrizi
“çmontohet”, është tejet e mirëseardhur ndihma e kiropraktikut, i cili
i kthen unazat dhe nyjet, lidhëset e kurrizit në vendin e vet.
KIROPRAKTIKA është e bazuar në mënyrë shkencore se
sistemi nervorë udhëheq dhe koordinon të gjitha funksionet në trupin
tonë. Qëndrimi i gabueshëm, muskujt e dobëta për shkak të mungesës së
ushtrimeve, ushqimi jo i duhur, lëndimet fizike, shtrati tepër i butë
apo stresi, madje edhe njëra prej këmbëve më të shkurta që mund ta
kemi, mund të jenë ndonjëra nga arsyet e qëndrimit të keq apo të gabuar.
Kiropraktika nuk fokusohet vetëm në pjesën e trupit i cili na dhemb
për momentin, por shqyrton tërë organizmin se në çfarë gjendje gjendet.
Të themi më thjesht, të paramendojmë se si nga kurrizi degëzohen nervat
të cilat shkojnë nga çdo organ vital në trup në dy drejtime. Dhe nëse
një nerv i tillë thjesht “zihet pick” do të vjen gjer te përflakja në
atë vend, do të lajmërohen dhimbjet dhe do të durojë organi nga i cili
shkon ai nerv, sepse thjesht nuk ka mjaft furnizim.
Kokëdhembja, probleme me sinus, pagjumësia, lodhja kronike, dhimbjet në
vesh, neuralgjia, aknet, ethet virusiale, angina e fytit, aritmia e
zemrës, bronkitisi, vështirësitë me lukthin, tensioni i ulet, anemia,
të thatët në vende të ndryshëm, reumatizmi, ishijasi, problemet me
porrcin, qesen e urinës, qarkullimi i dobët në këmbë, hemorroidet,
kruarja, dhimbjet në “bishin” e kurrizit ne rast të uljes në karrige…
të gjitha këto sëmundje mund të bëhen për shkak të problemeve me kurriz.
“Hekurosja e kurrizit”
Kiropraktiku bënë palosjen, vendosjen në vend të nyjeve të cilët janë
“çmontuar” kanë lëviz apo lëvizja iu ka bërë e kufizuar. Lëndimet e
qelizave mund të bëhet për shkak të ndonjë fatkeqësie, ngritjes jo të
rregullt të ndonjë mjeti të rëndë, stresit, qëndrimit jo të drejtë, dhe
uljes së gjatë në karrige. Kjo qelizë e dëmtuar është e nënshkruar
ndryshimeve fizike dhe kimike të cilat do të shkaktojnë përflakjen,
dhimbjen si dhe lëvizjen e kufizuar të personit. Çlirimi i “zënë pick”
i nervit, kthimi i kurrizit në pozitë të duhur do të mundësoi që të
shëroheni. Pas intervenimit të kiropraktikut, pacienti nganjëherë mund
të një ndryshim të konsiderueshëm që mund të zgjasë 1 – 2 orë.
Si ndihmon kiropraktika?
Kiropraktika më së shpeshti përdoret që të mënjanohen dhimbjet në:
* qafë dhe krahë
* tendosja dhe dhimbjet në muskuj
* lëvizja e zvogluar
* kokëdhimbjet për shkak të pjesës qafore të kurrizit
* dhimbjet neurologjike në duar dhe këmbë
* diskopatia
* ishijasi dhe lumbago
* kokëdhimbja e përcjellur me marramendje dhe turbullime
* skolioza dhe kifoza (zakonisht ndodh për shkak këmbës më të shkurtë, e cila edhe nuk vërehet në shumicën e rasteve)
* dhimbjet kur jemi në pozitë të ulur
* dhimbjet në pjesën e poshtme të kurrizit.
Vizita e parë te kiropraktiku
Pacienti i cili për të parën herë shkon tek kiropraktiku, është e
dëshirueshme që me vete të merr incizimet e rëntgenit të kurrizit.
Mjeku në bazë të gjendjes së pacientit dhe kontrollit të nënshtruar do
përcaktojë terapinë e mëtutjeshme. Kiropraktiku do të mund të shëron të
gjithë personat që kanë probleme me kurrizin – duke filluar nga
fëmijët, gratë shtatzëne dhe gjer tek më të moshuarit.
Mënyra e shërimit
Në fazën e parë të deformimit, boshti kurrizor ndryshon pozitën e vet
edhe pse ndryshimi në mes të disqeve mund të jetë normal. Në fazën
fillestare të ndryshimit degjenenerativ, ndryshimi i nervave të
qelizave do të bëhet i ndjeshëm andaj qëllimi i kiropraktikut do të
jetë që me kthimin e kurrizit në pozitë normale ta çliroj shtypjen në
nerv, e cila ka ardhur për shkak të pozitës keqe të disqeve. Varësisht
nga gjendja në të cilën gjendet pacienti terapia mund të zgjasë 3 – 4
javë.
Në fazën e dytë, vazhdon deformimi i kurrizit me lëvizjen e disqeve. Me
përparimin e ndryshimeve degjeneruese vjen deri tek atrofia e nervave.
Tek këta pacientë kiropraktiku duhet që boshtin kurriz ta kthej në
pozitën normale, nervat e tendosur t’i qetëson, të kthejë qarkullimin e
gjakut, kurse muskujve, tetivave dhe ligamenteve tua kthejë fuqinë dhe
simetrinë. Gjithashtu, terapia mund të zgjasë 3 – 4 javë, varësisht nga
gjendja e pacientit.
Në fazën e tretë degjenerative të kurrizit, paraqitet lëvizja e
disqeve. Përparon ngjitja e disqeve dhe vjen gjer tek atrofia e qelizës
së nervit. Kur fillon fazë e sëmundjes, caku i kiropraktikut është që
të rimëkëmbë shëndetin e boshtit kurrizor, që të ndalon problemet e
tjera shëndetësore dhe në mënyrë maksimale që të përmirëson gjendjen e
pacientit. Terapia zgjatë aq sa pacienti është i gatshëm t’i kushtohet
shëndetit të tij.
http://sam1r.forumotion.com/mjekesia-f23/mjekesi-alternatiwe-t2204.htm


Leave a Reply