Dikur
anglezët i kanë pasur vetëm dy shujta buke, mëngjesin dhe darkën,
kështu që është dashur që urine e mesditës ta shtyjnë deri në mbrëmje.
Kështu filluan të organizojnë “kohën e çajit” ku së bashku me të janë
shërbyer edhe me sandviç dhe ëmbëlsira. Mirëpo, kjo ka ndodhur në
shekullin XIX, përderisa sot ky ritual paraqet më tepër histori sesa
realitet.Çaji ka prejardhje nga Azia. Për më shumë se
mijëra vite kultivohet nga Kina, kurse më vonë ka filluar të kultivohet
dhe në viset tjera të botës. Druri i çajit është shumë i qëndrueshëm, i
gjelbër dhe në formë shkurreje, që mund të arrijë lartësi deri në 5
metra, edhe pse kultivuesit mundohen që gjatë kultivimit mos ta lejojnë
të rritet më shumë se 1m në mënyrë që të lehtësohet vjelja e gjetheve
të çajit. Gjethet duhet të jenë sa më të reja, të freskëta, që vlera e
çajit të jetë e lartë. Gjethet janë me ngjyrë të gjelbër të mbyllur, pa
erë, përderisa lulet janë të bardha, të mëdha dhe me erë të këndshme që
i ngjasojnë jasminit. Ndiqni këshillat e mëposhtme, marrë nga “Imedica
Family” për të vlerësuar rëndësinë e çajit në organizëm.
Tipat kryesor të çajit janë:
1. Çaji i zi i cili është plotësisht i fermentuar
dhe i oksiduar, për të cilën arsye ka edhe ngjyrë të errët, pihet
kryesisht në Amerikë dhe Angli.
2. Çaji i gjelbër, nuk është i oksiduar, ka ngjyrë ari
në të gjelbër, pihet në Azi, por jo edhe në perëndim. Ka aromë të
këndshme dhe është mjaft i shëndetshëm.
3. “Oolong” paraqet përzierje të çajit të gjelbër dhe të zi.
Tek ne, çajrat përgatiten kryesisht nga tipet bimore aromatike, apo
edhe me shtesë të vajrave aromatike eterike. Çajrat paraqesin përzierje
të pjesëve të bimëve të situra, apo të pa situra, të cilat përdoren për
përdorim të jashtëm dhe të brendshëm.
Çajrat janë përgatesa nga ekstraktet e bimëve. Ekstraktimi paraqet
ndarjen e përbërësve shërues nga pjesët e bimëve (drogave bimore) me
ndihmë të tretësve të caktuar dhe përdorimin e metodave për
standardizim.
Në mënyrë që një gotë me çaj të na ”kënaqë” dhe përmbushë nevojat e
përdorimit të tij gjatë ditës, atë duhet përgatitur në mënyrë të drejtë:
Infuzet – përgatiten nga pjesët e njoma të
bimës, të cilat përmbajnë substanca termolabile (vajra eterik). Shumë
lehtë mund të kuptoni se nga cilat bimë mund të përgatisni infuz, pasi
që në rast të fërkimit të pjesëve aromatike të bimës ndjehet aromë e
lehtë dhe e këndshme e vajit eterik (mentë, limon).
Përgatitet në atë mënyrë që droga bimore (çaji) përvëlohet me ujë të
valuar, mbyllet dhe lihet të qëndrojë për 10 minuta. Kështu përgatiten
infuzet e kamomilit, mentës, sherbelës, blirit dhe të tjera.
Dekoktet – përgatiten me ekstraktimin e
drogave bimore në temperaturë të lartë. Për shembull marrim dekoktin e
lule kaçës, i cili përgatitet ashtu që droga përvëlohet me ujë dhe
lihet të valojë në temperaturë të lartë.
Maceratet – përgatiten me ekstraktimin e
drogave bimore në temperaturë të dhomës. Pra, pjesët e bimëve lagen me
ujë të ftohët dhe lihen të qëndrojnë në temperaturë të dhomës. Në këtë
mënyrë përgatiten drogat bimore të cilat përmbajnë substanca
termolabile dhe tajuese (mullaga e bardhë).
Përbërësit kryesor të çajit janë: kofeina, teobromina, teofilina,
adenina, rutina, vajrat eterik, goma arabike, dekstrina, yndyrat,
dyllërat, proteinat, tanina dhe shumë lëndë të tjera.
Çaji i zi përmban vitaminën C, B1, B12, acid nikotinik dhe pantotenik,
Paraqet antioksidues të fortë dhe përdoret tek shumë dieta ku duhet
futur në organizëm sasi të madhe të lëngjeve varësisht nga aktiviteti
fizik i organizmit.
Llojet më cilësore të çajrave përmbajnë më së shumti taninë. Vlera dhe
cilësia e çajit matet me sasinë e substancës mjekuese në të – kofinës,
në bazë të aromës dhe shijes. Mirëpo veprimi i çajit është më i fortë
në rast se përmban më shumë kafeinë.
Kafeina – Nxit cipën e trurit të madh, me ç’rast
ulet dëshira për gjumë, gjegjësisht rritet mundësia për të qenë i
zgjuar dhe qëndrueshmëria psikomotorike është në rritje e sipër. Ndikon
edhe në sistemin
kardiovaskular, relakson muskujt e bronkeve (që ka rëndësi
terapeutike), rrit sekretimin e acidit klorhidrik ne lukth e me atë
edhe diurezën. Pra, çaji zvogëlon dhe parandalon lodhjen dhe gjumin,
sidomos ndikon si çlodhës tek lodhjet psikike. Çaji poashtu mundëson
punën më të mirë të muskujve (përshpejton reflekset), gjë që ndihmon në
punën e përditshme të sportistëve, pilotëve dhe drejtuesve të makinave.
Përdorimi i shpeshtuar i çajit ngarkon punimin e mëlçisë. Prandaj preferohet të pihet çaj i ”duhur” në kohë të ”duhur”.
http://sam1r.forumotion.com/mjekesia-f23/mjekesi-alternatiwe-t2204.htm


Leave a Reply