Argjinarja
është një bimë me një kërcell të gjatë dhe një lule. Kërcelli i saj
shkon deri ne 1,5 m. Gjethet mbulojnë njëra tjetrën dhe në lulëzim, një
lule e madhe i del në krye. Atë e gjejmë sot me emrat si argjinare,
artichaut (frëngjisht) al-harsufa (arabisht), artichoke, siç i thonë
amerikanët, etj.Prof. Lea Joanis Tomatis
Argjinarja, në fillim ajo u përdor si ilaç dhe nuk kishte hyrë ende
në kuzhinën perëndimore apo arabe, të cilët e huazuan menjëherë.
Atëherë e shikonin si një bimë afrodiziake dhe shpesh ua ndalonin
femrave, që të mos eksitoheshin.
Një bimë anti-oksiduese
Argjinarja është një bimë anti-oksiduese që lufton dhe “radikalët e
lirë”, të cilat gjenden në organizëm dhe janë shkaktarë të plakjes së
organeve dhe gjithë organizmit. Tek angjinarja ka shumë përbërës
fenolik si dhe anti-cianikë. Po kështu në përbërjen e argjinares gjejmë
një tjetër anti-oksidant të quajtur silymarine, i cili ka mjaft efekte
kundër kancerit.
Inulina është një glucid preboitik që nuk tretet dhe nuk absorbohet
nga zorra qorre, por ajo fermentohet nga flora bakteriale e zorrës së
trashë. Bakteret e dobishme të zorrëve mund ta absorbojnë inulinën, e
cila është e dobishme për funksionimin e mirë të zorrëve. Ajo
kontrollon glikeminë dhe lipidet e gjakut. Por argjinarja është shumë e
mirë dhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Ajo ka në përbërjen e saj
shumë fibra dhe ndihmon kundër kapsllëkut, duke kontrolluar gjithashtu
dhe diabetin e tipit 2.
Disa minerale dhe vitamina përbërëse të argjinares
Bakri që gjendet në argjinare është mjaft i dobishëm për formimin e
hemoglobinës dhe të kolagjenit (proteina që shërben në strukturën dhe
riparimin e indeve); Magneziumi, që është në përbërje të argjinares na
shërben në formimin e kockave dhe ndërtimin e proteinave në veprimet
enzimatike. Ai shërben për kontraktimet muskulore, për shëndetin e mirë
të dhëmbëve dhe funksionimin e sistemit imunitar. Ai luan një rol në
metabolizmin e energjisë dhe transmetimin e flukseve nervore.
Hekuri që marrim përmes angjinareve dihet që është mjaft i
rëndësishëm, pasi ai është në përbërje të çdo qelize të organizmit. Ai
është thelbësor në transportimin e oksigjenit dhe formimin e rruazave
të kuqe në gjak. Luan rol në formimin e qelizave të reja, të hormoneve
dhe neurotransmetuesve.
Vitamina B9 (folate) që gjendet në argjinare është shumë e nevojshme
për ndërtimin e qelizave të trupit, pra të globulave të kuqe. Ajo luan
rol themelor në prodhimin e materialit gjenetik (ADN, ARN); në
funksionimin e sistemit nervor dhe atij imunitar, si dhe në
çikatrizimin e plagëve.
Vitamina K, është e nevojshme për sintezën e proteinave që
bashkëpunojnë për koagulimin e gjakut dhe në formimin e kockave.
Kalciumi që marrim nga angjinaret na shërben për formimin e kockave dhe
të dhëmbëve, për koagulimin e gjakut, kontrollin e presionit të gjakut
si dhe për kontraktimin e muskujve të zemrës.
Fosfori është minerali i dytë me bollëk që gjëndet në këtë zarzavat,
pas atij të kalciumit. Ai na shërben për formimin e kockave, dhëmbëve,
për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, rigjenerimin e indeve dhe
mbajtjen në nivelin normal të “pH” të gjakut. Ai është një nga
përbërësit e membranave të qelizave.
Argjinarja është një burim i madh i kaliumit. Në organizëm, kaliumi
shërben për të ekuilibruar “pH” e gjakut, stimulimin e prodhimit të
acidit kloridrik nga stomaku, duke favorizuar kështu tretjen. Ai
ndihmon në kontraktimin e muskujve dhe në transmetimin e flukseve
nervore.
Zinku merr pjesë në reaksionet imunitare në fabrikimin e materialit
gjenetik, në perceptimin e shijes, çikatrizimin e plagëve dhe
zhvillimin e fetusit në bark të nënës. Gjithashtu, në argjinare ka një
sërë vitaminash si: Vitamina B1, B2, B3, B5, B6, Vitamina C, etj.
A është e mirë për mëlçinë?
Po! Argjinarja ka një efekt të mrekullueshëm mbi mëlçinë dhe është
një diuretik i mrekullueshëm. “Cynarine” përdoret në laboratorët
mjekësore për të krijuar ilaçe që favorizojnë funksionimin
“hepatobiliar”. Kjo cilësi, si “koleretik”, stimulon sekrecionet
hepatike dhe të tëmthit. “Cynarine” është e përqendruar veçanërisht në
kërcellin e argjinares, të cilën nuk e konsumojmë. Argjinarja ka
gjithashtu cilësi të tjera kurative. Ajo eliminon toksinat e shumta që
kemi në organizëm, shërben kundër lodhjes dhe lehtëson tëmthin për
evakuimin e lëngjeve.
Argjinarja në kuzhinat tona
Argjinarja tek ne është kultivuar prej kohësh si gjellë apo në formë
sallate, por ajo ende nuk e ka gjetur përdorimin e gjerë siç e kanë
zarzavate të tjera.
Nisur nga cilësitë e mrekullueshme të saj, duhet që argjinarja të
kultivohet gjerësisht. Argjinarja e pjekur oksidohet me shpejtësi pra,
pas gatimit, ajo duhet konsumuar shpejt dhe nuk duhet lënë qoftë dhe në
frigorifer. Ajo ruhet vetëm e freskët, pra e pa gatuar. Kur ke ngrënë
angjinare dhe pi ujë, njeriu ndjen një shije të ëmbël në gojë. Kjo vjen
si rezultat i përbërësit të saj, inuline, e cila vepron mbi receptorët
e shijes në gjuhën e njeriut. Argjinarja na furnizon me glucide
(sheqer) specifike si insulinë, e cila konsumohet pjesërisht.
http://sam1r.forumotion.com/mjekesia-f23/mjekesi-alternatiwe-t2204.htm


Leave a Reply