Shqiptar Oseku, nga Kosova ka zënë ballinat e gazetave suedeze për heroizmin e treguar gjatë sulmit të së premtes në Stokholm. Ai u përshkrua si mburojë njerëzore për qytetarët suedezë.
Për Klan Kosovën ai tha se kur po ndihmonte qytetarët nuk kishte menduar se do të bëhej hero.
Tha se u kujtua të telefonoi familjen vetëm pasi policia krijoi kordon dhe ai mund të largohej që aty.
Sipas tij të ndodhë një gjë e tillë në një vend që rreth 350 vjet nuk ka pasur asnjëherë luftë është e tmerrshme.
Për sulmin në Suedi ku vdiqën 4 persona u arrestuan 6 të dyshuar.
http://gazetanewborn.net


Leave a Reply