
Nga Eduard M. Dilo
(Ne foto Profesor Burhan M. Juka)
DO TE NDEZIM NJE QIRI PER SHPIRTIN E TIJ ASHTU SI JETOI, LEHTE, LEHTE EDHE U LARGUA NGA KJO JETE
Prof.Burhan M.Juka eshte djale i Sadete e Musa Jukes. Z.Musa Juka ka qene Kryetar Bashkie ne Shkoder 1916-1925, Minister i Puneve te Brendeshme me 1925-1939.
Prof. Burhan M.Juka eshte vellai i te ndjeres Dr.Safete (Sophie) Juka, i te ndjerit Profesor Fiqret Juka, dhe i Zonjes Lume Juka.
Diplomohet per Drejtesi dhe Letersi Franceze – nga Universiteti i Parisit, La Sorbonne. Aty u njoh me Zonjushen Marguerite Pascal, e cila me vone u be bashkeshortja e tij.
Ka qene Profesor (frengjishteje) ne Universitetin e Aleksandrise, Egjipt dhe ne USA, ne N. Y., Riverdale, ne “Horace Mann”, nje nga shkollat me te njohura ne Amerike.
Gjate 34 vjeteve ne kete shkolle, frymezoi me qindra studente duke ju dhene jo vetem shijen e gjuhes e te letersise franceze i cili fliste sikur te ishte francez-, por ju transmetoi atyre dhe normen e ndershmerise, integritetit, miresise, sinqeritetit, besnikerise, miqesise, respektit e dashurise per njeri- tjetrin, e per mbare njerezine.
U kujdes dhe i ndihmoi studentet e tij te behen njerez te devotshem per Kombin e tyre.
Keto virtyte e dallonin profesorin ne pune, ai i kishte te rrenjosura thelle ne shpirt.
Sikurse prinderit e tij ia kishin mbjelle ne zemer, ai vazhdonte edhe vete te mbillte dashuri ne zemrat e tyre, per kete ata I ishin mirenjohes dhe vazhdonin t’i shkruanin dhe t’i telefononin edhe mbasi doli ne pension.
Shume prej tyre kane poste te larta ne Shtetin Amerikan.
Burhani ishte i dashur, i embel, i bute, i gezueshem, por me nje personalitet te vecante qe t’u impononte pa ditur se si. Edhe sikur ta kishe takuar vec nje here, e ndjeje se ishe ne pranine e nje burri me vlere e me kulture te gjere.
Shpresa per t’u kthyer ne atdhe erdhi duke u zvogeluar.
Mergimi qe shume i gjate dhe i veshtire.
Nuk u muar me politike, por ceshtjen Shqiptare e kish shume per zemer. Sa here vinte rasti te fliste per Shqiperi, nuk mungonte te thoshte fjalen e duhur, e fjala e tij peshonte rende.
Kongresistin Dr. Eliot Engel e ka njohur. Ka banuar ne te njejten ndertese ne Riverdale. Ne miqesine e ne perkrahjen e tij kundrejt Atdheut tone te dashur besoj se Burhani ka pasur influencen e duhur.
Motres se Tij Z. Lume, nje nder bashkepuntoret dhe miket e Nenes Tereze – me sakte e vetmja Shqiptare qe e njeh mire -, i muarem keto rreshta qe po shkruaj me poshte, per vellane e saj.
ASHTU SI JETOVE, LEHTE, LEHTE EDHE U LARGOVE NGA KJO JETE
O vlla i dashtun! me sa dhimbje po i shkruaj kto fjale!…. me duket se po t’a ndigjoj zanin t’and t’ambel kur bisedojshim per vdekje.
Thojshe: “Vdekja asht gjaja ma e sigurte per cdo njeri. Gjithashtu edhe ma e thjeshta. Sejcili prej nesh do t’a perballoje. Por kur? e si? Kerkush se di. Kur te vije me me marr, vdekjen t’eme, ju lutem, mos e bani tragjike, tue u zhyte ne zi, ne trishtim, ne vaje- ne disprim. Vizita ngushellimi, ceremoni, fjalime, funeral e lajmerime neper gazeta, televisione ose internet te mos bahen. Perse me i trazue e me i detyrue miqet e te njoftunit me thure lavdata e fjale te bukura perpara arkivolit t’em? ….
Vetem Zoti na shef e na njeh si jena me te vertete. Vdekja per mue asht si me shkue n’udhetim.
Kur mos te me shofin e zanin mos te m’a ndigjojne ma ne telefon e pyesin: “Ku asht Burhani? – “Iu pergjegjeni: “Ka shkue ne nji udhetim pa kthim”. Njerezve t’one ne Shqipni, lajmin mos u a nepni menjihere. Pritni disa dite derisa te qetesohen nji fije. Nji lajm vdekjeje asht gjithmone trondites…. Pra, sa ma qetesisht, i vini ne dijeni se un nuk jam ma ne ket bote….”
Gjate shume vjetesh, kto fjale i shprehshe sa here flitshim per vdekje… Por, oh! Sa biseda bahen ne familje… mandej, ma vone, mund te nderroje mendim… Jo! Ti, me at’ kjartesi mendje qe te dallonte, deshirat e porosite t’ueja i kishe shkrue ne testamentin qe kishe lane.
Me dhimbje te madhe, na u desht me i respektue e me i permbushe kerkesat t’ueja: Nuk kje e lehte.
Ti na ke thane te mos shkruejme asnje rresht per ty neper gazeta….
Te kerkoj ndjese, o vlla i jemi, e lutem te me falish, por un nuk po mundem me qendrue pa shprehe dicka per ty…
Po me kujtohet ajo e shtune e gezueshme dhe e ndritshme qe, kaluem, se bashku. Me za te ulet, te kendova kanget qe ty t’u pelqejshin ne gjuhe te ndryshme u kenaqem te dy. Syte t’uej te bukur sikur leshojshin rreze. Ishe mire, i qete, i lumtun e buzqesheshe. Vone mbas dite u ktheva ne shpi.
Po at mbramje, pa pritmas, nderrove jete…
Zoti te thirri… “Tak!” thojshe ” nji sekonde e jeta keputet. Je e s’je ma; e ma vone, pak nga pak, harresa vjen e mbulon cdo gja…
“Tak “ashtu si thojshe, u keput edhe jeta e jote…. Ajo e shtune e 3 Marsit 2007 paska kene e fundit qe kalojshim se bashku e -fatkeqsisht e shtuna e jote e fundit ne ket bote…
S’kishte shume qe kishim percjelle edhe motren t’one Safeten…. Shkuet te dy, njeni mbas tjetrit.
Dhimbe e madhe per mue e fort e thelle. Po forca e Zotit asht ma e madhe se cdo vuejtje. Ne ket forc jam mbeshtet dhe me Te do te qendroj.
Ashtu o vlla, si jetove lehte, lehte edhe u ndave nga kjo jete: me butesi, delikatese (e ne se lejohem t’a perdor ne ket rast), me “elegance” e cila ishte ne mbrendesine t’ande dhe dukte e u shfaqte ne sendet ma te vogla. Elegance ne mendime, ne pune, ne veshje, ne shoqni, ne familje, ne miqsi e ne respektin qe kishe kundrejt njerzve, kjofshin edhe ma te thjeshtet.
Sikur t’ishe i perbame me elegance e aristokraci.
Ke jetue gjithashtu edhe me nji stoicizem te heshtun e te ambel.
Mos valle, at te shtune, ke ndie “dicka” e nuk ke dasht me me shqetsue?… Perse, at te shtune, kur u ndame, me perqafove tue me thane “LAMTUMIRE” e jo “Mirupafshim? ” Kah po u kthejshe ne shpi, fjala “Lamtumire” u rrotullonte ne menden t’eme, si nji leitmotif, me gjith qe u mundojshe me e largue e mos me i dhane randesi.
Vuejtjet e shumta te mergimit -tue u perplase nga nji vend ne nji tjeter- iu bane balle me durim e dinjitet e buzeqeshjen t’ande nuk e humbe.
Studimet universitare i kreve me munde e sakrifica e nuk u ligeshtove. Kthimi n’atdhe u bante gjithnji e ma i larget. Erdhe n’Amerik. Vjetet e para nuk kjene te lehta. Ma ne fund ne “Horac Mann”, e mblodhe veten. Vendose me jetue pa buje, pa zhurme, pa ba asgja me terhjeke vemendjen e te tjerve ne ty. Cove nji jete te qete e te kandeshme per ty e familien t’ande.
Studentet i dojshe e edhe ata te dojshin. I mesove me luejt shah, e lujshe me ta. Keshtu i kuptojshe edhe ma mire. Tenisin e kishe pasion .E ke pas fillu qysh se ke kene femije dhe e ke vazhdu edhe mbasi dole ne pension.
Me kolege ke shkue mire e ke pase miqsi me ta.
Edhe kuzhinjerja e sherbysat kishin respekt te vecante per ty. Per secilin kishe nga nji fjale te ambel.
Ne shoqni ke pase gjithmone sukses. Bisedat t’ueja ishin interesante mandej kishe mesue grafologji e kiromanci e u knaqshin te tane kur dishirojshin te iu analizojshe shkrimin e vizat e dores.
Arti te terhiqte ne cfardo forme. Vizatojshe, ti vete, portrete;muziken klasike e vleresojshe. Udhetimet t’u pelqejshin. Ne pushimet e veres shkojshe ne vende te ndryshme. Perpara se me shkue, u informojshe per kulturen, gjuhen e zakonet e atij vendi. Ne Spanje e Portugal e ndjeve veten shum mire por u trondite nga vorfnija e madhe qe gjete aty. U vune dhe mesove gjuhen spanjolle e portugeze dhe u ktheve disa here ne kto dy vende. I mesove sidomos edhe me pase mundesi me komunikue me te vorfnit. Miresija e bujaria e tyne te kishin preke thelle. Tue i ndihmue tu dukte sikur po e lehtesojshe nji fije vorfnine e popullit t’and shqiptar – i vorfen – por shpirtnisht i pasun – te cilin, per aresye qe dihen, nuk ishe ne gjendje me e ndihmue… Por, me ket rast, gjuheve te shumta qe dijshe, iu shtuan edhe dy te tjera.
Frangjishten e mesove ne liceun e Tiranes. Niveli i ketij liceu ka kene shume i nalte. Studentet, mbasi e mbarojshin, nuk kishin as me te voglen veshtiresi me i ndjeke shkelqyeshem kurset n’Universitete e ndryshme t’Europes. Thojshe: “Gjuha jone e bukur na lejon t’i mesojme gjuhet e tjera me nji lehtesi te vecante e duhet t’a cmojhme”
Ate Gjergj Fishta ka shkrue: “Gjuha Shqype ka aq pasuni fjalesh e asht e ardheshme e plot gjallni e jete, sa me mujte me perkthye ne te, klasiket e cdo kombi e cdo kohe”.
NANA TEREZE ME Z. LUME M. JUKA
Deshtem – oh! sa shum deshtem – qe funerali i jot t’u bante simbas zakonit…. por tashti qe po mbrrij ne fund te ketij shkrimi e ndjej sikur te kuptoj ma mire, jam ma afer tejet e komunikoj me ty ma lirisht, ma thellesisht. Stoicizmi i jot i heshtun e i ambel m’i flet shpirtit. Qete, qete, e lehte, lehte u largove nga kjo jete. Te admiroj, o vlla.
Vdekja asht si nji dere qe hapet e ku Zoti na pret.
Nane Teresa, disa vdekje i cilesonte si “vdekje te bukura”. Dua me besue se edhe e jotja te kete kene e tille.
Engjujt e Zotit te pacin pri e Zoti te paste prite ne krahet e Tij!
Motra jote LUME
P. S. Deshira ma e madhja e Nanes t’eme ka kene me ba mire, me ndihmue te tjeret.
Prandaj, ne vorrin qe ka ne Shkoder (nderroi jete ne New York ne 1995), kena shkrue – ne nji pllake mermeri – disa rreshta nga poezite e saja. Menduem se shpirti do t’i prehet ne se ndonji njeri i dispruem kalon andej pari, ndalet, i lexon e gjen ne ta sadopak shprese, guxim e paqe.
Sot po i recitoj edhe vehtes:
Ne vuejtjet e kesaj jete,
Qe vijn’ e shkojn si valet ne dete;
Mos shiko kurr cka te ka trete
Por vlereso cka te ka mbette,
Mos ngurro ti prap me rifillue
Se Zoti ty, ka me te ndihmue.
Me mirenjohje te thelle, o Nane, te falnderoj.
***
Shenim: Poezi te Zonjes Sadete Juka e gjithashtu disa vizatime dhe te qindisura te saj jane te botuara ne nje liber , N. Y., ne vitin 1983, me titullin “DY TRI FJALE I KAM RRESHTUE”, me nji parathenie nga e bija Zonja Lume.
Nga Eduard M. Dilo


Leave a Reply