Ish deputeti i PD-së, Myslym Murrizi, i cili ofendoi me fjalë nga më të ndryshmet një efektiv policie që po kryente detyrën është nën procedim penal tashmë nga policia. Murrizi iu kundërvu policit pasi e ndaloi për rripin e sigurimit në Tiranë.
Ai ofendoi policin me fjalë si lavire, drogaxhi etj. Kreu aktual i PD-së në Lushnje e filmoi gjithë skenën dhe e publikoi në “Facebook”. Më pas ai ra pishman dhe e fshiu. Mirëpo pas asaj ngjarjeje Policia ka nisur procedimin penal ndaj tij. Policia ka shkuar ne banesen e tij, por nuk e ka gjetur.
Ofendoi policin rrugor dhe e filmoi, proçedohet penalisht ish deputeti i PD-së
Leave a Reply