Nuk është shume e thjeshte te shkruash peripecitë qe një person mund te kaloje ne jete por i rëndësishëm është mesazhi qe ai përcjell nga historia e tij. Ashtu siç kane bere shume te tjerë edhe unë dëshiroja te tregoja historinë time. Mendoj qe çdo njeri ka një histori te veten për te treguar. Jam lindur dhe rritur ne kryeqytet nga dy prindër te cilët janë kujdesur shume për mua me aq mundësi sa kishin nuk me linin te me mungonte asgjë. Por sa me shume rritesha kuptoja qe ato nuk ishin prindërit e mi jo nga dashuria e munguar prej tyre por nga ngjyra. Unë isha i një fëmijë i bardhe ndërsa prindërit e mi ishin me ngjyre. Sidoqoftë vitet kalonin dhe kishte ardhur koha qe ato te me tregonin historinë time edhe pse nuk e kishin mbajtur kurrë te fshehur qe unë nuk isha djali i tyre biologjik.
Një pasdreke dimri me thoshte nena erdhe një grua e re ne moshe me foshnje te vogël ne dore te cilin e kishte veshur dhe mbuluar me veshje shume te bukura dhe te mira. Dhe i thotë qe te mbaje këtë fëmijë se ajo nuk kishte mundësi ta rriste vet sepse shume shpejt edhe mund ta internonin behet fjale për një histori ne kohe te diktaturës. Bashke me ndërhyrjen e një fqinje nena qe me rriti pranoi te me mbante. Ajo grua iku dhe nuk u kthye me kurrë te djali i porsalindur qe kishte lënë. Madje edhe emrin e kam si ma kishte vene nena ime e vërtet.
Nena me tregonte qe ajo ishte një vajze e re e cila ishte dashuruar me një djalë po te ri por te cilët fati deshi qe te ndaheshin sepse ajo kishte shume njerëz ne Amerike kështu qe kjo gjë nuk shihej me sy te mire nga pushteti i atëhershëm dhe si përfundim çifti i ri u ndanë por kjo kishte mbetur shtatzëne me mua.
Ne jetonim ne një nder lagjet me te njohura te Tiranës, unë tashme isha pothuaj 17 vjeç, isha i ri, i forte dhe me pëlqente një vajze te cilën e kisha fqinje por edhe ajo me ngjyre. Ajo ishte ne moshe te re, rreth te 15-at kur u lidhem se bashku. Por atëherë ishte koha qe nuk mund te ishe thjesht i lidhur me një djalë apo vajze por duheshe te martoheshe dhe ne kështu bëmë, ishim fëmijë por duheshim shume, unë 17 vjeç dhe ajo 15 pas 2-3 vitesh u bëmë prindër me dy djem te cilët i deshëm shume.
Banneri i AET ne mobile artikuj
Kisha krijuar një familje timen te cilën e doja dhe e ruaja me shume xhelozi dhe nuk doja ti ndodhte asgjë e keqe. Unë kisha filluar pune dhe ishim një familje normale dhe e gëzuar.
Pasi erdhi demokracia dhe djemtë u rriten morëm një shtëpi te re ne një lagje tjetër. Ime shoqe duke e ditur historinë time kishte filluar te kërkonte nënën time te vërtet. Nuk kishte lënë vend pa kërkuar dhe nuk kishte lënë njeri pa pyetur dhe me ne fund e gjeti atë dhe i shkon ne shtëpi bashkë me mua. E pashe qe nena ime ishte e rrethuar nga shume fëmijë te tjerë te saj domethënë motra e vëllezër te mi. Nuk mund ta mohoj qe takimi ishte shume emocionues sa qe asaj i ra te fikte kur me pa sepse unë isha bere shëmbëlltyra e babait tim te vërtet. Pas shume bisedimesh e cila me foli edhe për babain tim te vërtet se cili ishte ku kishte banuar deri vone u përqafuam dhe u puthem madje unë e mora edhe ne shtëpi te jetonte me mua. Arrita te gjeje edhe shtëpinë e tim ati dhe i trokita ne dere por e shoqja e tij nuk me priti mire dhe me përzuri duke me thënë se i shoqi i saj nuk kishte asnjë fëmijë tjetër përveç te vetëve. Ndërsa ai nuk ishte me.
Kohet e para ajo sillej mire me fëmijët dhe gruan time me pas filloi ta paragjykonte atë nga ngjyra apo dhe gjera te tjera duke futur midis familjes time shume përçarje. Fjalët qe me thoshte ajo unë i dëgjoja sikur te ishin ligje sepse me ne fund kisha gjetur time me. Vitet kalonin unë tashme isha afruar edhe me motrat e dhe vëllezërit e tjetër por nuk ishim shume te afërt. Vitet iknin dhe nena plakej dhe siç është ligji i jetës një dite u shua. ne fakt te jem i sinqerte nuk është se e vuajta shume vdekjen e saj ne krahasim me nënën qe me rriti. Unë vazhdoj jetën time bashke me familjen nga cila për pak po i humbisja.


Leave a Reply