Genjeshtari eshte armiku me e rrezikshem i njerzimit.
-Te behesh genjeshtar eshte shume lehte,por te shkeputesh nga ajo eshte shume e veshtire.
-Genjeshtari eshte njeriu qe jeton gjithe jeten ne stres.
-Nese je genjeshtar,nuk len gje pa bere.
-Genjeshtari eshte njeriu me i paftyre ne kete jete dhe pse e din. se te tjeret e dine se rrene ai vazhdon ne te tijen.
-Te genjesh eshte kenaqesia e nje kohe te shkurter.
-Shume njerez qe genjejne ,genjejne vetveten ,se njeriu nje here mund te genjeje, nga nje hall i madh qe paraqitet ,por jo perhere,se behet i pa vlefteshem per shoqerine dhe per familjen e vet.
-Genjeshtari e ka jeten e shkurt ,se frika qe ka se lejon te jetoje gjate.
-Ruaju nga genjeshtaret,se jane njerez shume te ligj,nuk njohin as shoqeri e as miqesi.
-Ska gje me te lige se kur burri genjen gruan dhe gruaja burrin.
-Te jetosh pa genjeshtren neshpirte do te thote te jesh njeri,qe te vleresojne te tjeret.
-Genjeshtari cdo gje mund ti thone vetes,por nuk mund te jete njeri.
-Njeriun e mbane gjalle fjala e dhene e genjeshtra e shkaterron ate, si qenije njerezore dhe e kthen te perafert me kafshet.
-Genjeshtaret gjithnje lartesojne veten dhe perdorin shpesh here veton.
-Kur dita lind me genjeshter,ajo dite eshte e zymte dhe e pa vlere.
-Genjeshtra eshte arma e shejtanit qe hyn ne trupin e njeriut dhe pastaj lot me shpirtin dhe e ben te pavlere ate.
-Genjeshtari eshte njeri qe eshte i braktisuar ,se tek ai nuk beson kush.
-Vini re,kur dikush ju genjen qe ne mengjes,si ju shkon e gjithe dita ne nje merzitje dhe ju duket dita me e gjate e jetes suaj.
-Nuk ka gje me hall ne jete se te jetosh me nje njeri qe gjithe diten genjen.
-Genjeshtari kryen cdo lloj gjeje te keqe dhe te poshter qe e del perpara.
-Tek genjeshtari pabesia eshte ne kulmin e saj.
-Genjeshtari nuk ka bese,burrni ,sinqeritet e korrektesi.
Shkruar nga Luigj Shkodrani


Leave a Reply