Zbardhet dëshmia e plotë e Elia Zaharias.
Javën që shkoi u publikua lajmi se një grua, e quajtur Fitore Bekteshi, prej kohësh përndiqte princin Leka II dhe Elia Zaharian. Ajo ishte kthyer në një shqetësim për çiftin, duke i ndjekur në çdo hap, pa i lënë të qetë as natën.
“Panorama” zbardhi rrëfimin e Elias për policinë, ku tregon sesi ajo është ndier e rrezikuar për shkak se ishte asokohe e fejuara e princit.
“Ka mbi një vit që një femër më përndjek, veprimet e së cilës më kanë krijuar gjendje ankthi dhe frike. Kjo grua, të cilën e kam identifikuar me emrin Fitore Fazli Bekteshi, në çdo vend që shkoj unë, vjen pas meje. Unë futem në lokal, ajo vjen pas meje duke më parë gjithë inat, por duke qenë se kam qenë e shoqëruar, nuk ka mundur të më afrohet.”
Bekteshi shkonte edhe tek shtëpia e tyre, duke i vëzhguar gjithë ditën nga jashtë, por edhe natën kur shprehte me ulërima dashurinë për princin.
“Kjo grua, kur ndodhem unë në shtëpi, vjen dhe qëndron thuajse tërë ditën në rrugë dhe rri para derës së banesës sime. Ajo natën herë pas here fillon të ulërasë me të madhe: “Princ të dua!”
Edhe kur shkonin për të ngrënë drekë si çift, Fitorja nuk i linte të qetë.
“Konkretisht, më datë 10.07.2016 rreth orës 17:00 isha bashkë me princin duke ngrënë drekë. Fitorja vjen dhe ulet përballë nesh dhe kontrollonte çdo lëvizje tonën. Herë pas here provokonte princin duke qeshur. Princi dhe unë bënim sikur nuk e kishim mendjen tek ajo, por ajo vazhdonte me të vetën. Kështu që u detyruam të ngriheshim nga restoranti e të shkonim në shtëpi.”
Por kërcënimi i Fitores ndaj Elias ishte edhe konkret. Ajo e kishte ndaluar për t’i thënë se duhej të ruhej.
“Fitorja qëndronte thuajse ngjitur me ne dhe Lekën e shikonte me një lloj dashamirësie, ndërsa mua më kërcënoi duke më thënë “unë ty po të përcjell”.
Me shtysën edhe të princit, Elia iu drejtua policisë për ta denoncuar Fitore Bekteshin, sepse kishte frikë se mos ajo rrezikonte sigurinë e saj.
anabel.al


Leave a Reply