Çifti shqiptar befason trupin gjykues.
Policia italiane ka ndërhyrë menjëherë në sherrin e një çifti të rinjsh në mes të rrugës. Një 35-vjeçar shqiptar është kapur në flagrancë në qytetin e Gabicce-s duke rrahur të dashurën e tij, dhe nuk ndalonte së e godituri edhe pas ndërhyrjes së efektivëve të policisë.
Ai u dërgua në rajonin e policisë, nën akuzën e rrahjes të së dashurës në publik dhe rezistencën ndaj policisë, ndërsa vajza u dërgua në Urgjencë ku iu ofrua dhe nidhma e parë nga lëndimet e shumta që kishte marrë.
Por, ajo që ka befasuar trupin gjykues ditën e hënë ishte sjellja e vajzës, që në vend të ngrinte padi, përqafoi dhe fali të dashurin e saj.
Burimi: Balkanweb


Leave a Reply