Kryesia e shoqatës “Alba – Dansk” me rastin e festës se Krishtëlindjeve ,uron antaren e kësaj shoqate,si dhe përfaqësuesen e denjë të saj ,në Samitin e Diasporës ,ku përcolli mesazhet e antarve të kësaj shoqate dhe lartësoi ,por dhe njohu Samitin me aktivitet e shoqatës dhe njohjen e saj globale. Emri i kësaj shoqate tani është bërë i njohur jo vetëm në 150 shoqatat e të huajve ,që janë në Komitetin e Shoqatave të të hujve (KUKS) me seli në Kopenhagë,por ajo është e njohur dhe nga Përfaqësitë dipllomatike në Mbretërinë e Danimarkës . Por kjo shoqatë ka bërë një emer të mirë edhe në trevat shqiptare,ku merr vazhdimish mesazhe për bashkëpunime të reja.

Andaj antarja jonë Shaqe Nilsen,gjithë këto arritje i shpalosi aq denjësisht dhe ne si shoqate i jemi shumë mirenjohës ,për gjithë aktivizimin e saj dhe inisiativën e saj që tashmë ka filluar në startimin e saj. “Një strehë për kafshët rrugace,në Shqipëri” . Kjo ide është e mbështetur dhe e përkrahur nga të gjithë antarët e shoqatës “Alba – Dansk” .
Andaj urimi jonë për Shaqen është – Urimet më të përzemërta nga të gjithë ne e nderuar dhe e respektuar z. Shaqe Nilsen,me rastin e festës se Krishtëlindjeve. Të urojmë shëndet,jetë të lumtur dhe të gëzuar së bashku me familjen tuaj. Ju dëshirojme një vit të ri më të bukur dhe me më shumë aktive në vitin tjetër,sepse ideja juaj don një aktivizim më të madh ,për ti dalë në krye ! Urime dhe gëzuar Krishtëlindjet.
Kryesia e shoqatës “Alba – Dansk”

————————————————————————-
I nderuar kryetar i seancës ,
Të nderuar pjesmarrës në këtë Samit .
Quhem Shaqe Nilsen përfaqësue e Alba-Dansk Danimarkë. Kur u përzgjodha nga Komuniteti Shqiptarë në Danimrkë për të ardhur në samitin e parë të Diaspores, për ti prezantuar këtu punën dhe aktivitetet e tyre isha e gëzuar dhe krenare .
Dhe ne kete rrugëtin Nentori për këtu tek ju do të kisha dhe dy shoqërues special, Gabrielin 20 vjec dhe Gabrielen 16 vjecare.
Të dy të lindur e të rritur ne Danimarkë,por ata po shprehnin gëzimin e tye për të ardhur me mua në vizit tek gjyshërit dhe pjesa tjetåer e familjes në Lezhë , por dhe për të vizituar Shqipërine e bukur të cilen ata e kanë shumë përzemer.
Për tju tregar shokve dhe shoqeve të tyre Danez se sa e bukur është Shqipëria dhe për tju kërkuar ta vizitojnë atë.

Për cdo antarin e shoqatës tonë promovimi i vlerae turistie të Shqipërisë është një detyrë të cilën cdonjeri në cdo rrethanë që ndodhet është i detyruar ta bëjë . Të promovoj vlerat tona turistike me cdo Danez aty ku punon dhe jeton. Aktivitete tona të prezantimit të vlerave më të mira të Shqipërisë janë të vazhdushme. Antarë të Komitetit të shoqatave të huaja që veprojnë në Danimarkë dhe bashkëpunojme me Komunen e Kopenhagenit dhe me gjere na ka bërë që me të drejtë të quhemi ”Ambasadorja e kulturës shqiptare në Danimarkë”. Vizitoni websidin tonë www.albadansk.dk dhe aty kemi me shumë informcion. Vlerat dhe suksesi i cdo shqiptari në Danimark është dhe suksesi jonë. Pronovimi i të rinjëve dhe të rejave të suksesshëm bëhet gjithmon nga ne . Ndihma për ata që janë në nevojë është gjithmon prezente. Me krenari shprehem këtu para jush se Shqiptarët e Danimarkë janë të integruar pothuajse të gjithë te punësuar dhe shumë aktiv kur vjen puna për të prezantuar cdo gjë pozitive për vendin e tyre. Jam krenare që sot i perfaqësoj ata këtu.

Të nderuar pjesmarrës.
Do te doja te sillja këtu dhe kërkesat tona, që qeveria ka mundësi per ti bërë ,që të na lehtësoj dhe më shumë kontaktin me vendin tonë. Cdonjeri e ka të lehtë sot të gjejë informacion per cdo vend të botës . Jetojmë në kohen ku teknologjia na e mundeson atë. Dhe informacion për Shqipërinë e bukur dhe turistike gjendet shpejt . Por kërkojmë nga qeveria që ta shikoj cmimin e biletave me linjë ajrore.
Një shtetar i Republikës së Maqedonisë me shtetësi shqiptare udhëton nga Kopenhagen ose Malmo drejt Shkupit dhe me 10 euro biletën. E vertet dhe e verifikushme për ju të nderuar qeveritar.
Përse nuk bëhet dhe kjo këtu tek ne . Besoj se të gjithë pjesmarrësit janë dakort me mua . Mendoj se kjo kërkes është e drejtë dhe duhet të ralizohet.
Së dyti Ne në Danimarkë kemi këtë radhë një ambasador që na nderon të gjithve ne shqiptarët .Zoti Kastriot Robo. Përfaqsues i denjë dhe serioz . Të tillë duhet të vendosi shteti dhe jo si ata që na kanë përfaqsuar më parë..
Kërkojmë të na mundësohet e drejta e votës , le të vonohet por kur të bëhet të jetë serioze dhe pa probleme .
Kërkesa e fundit është, më shumë kontakte të tilla të institucionalizuara, që të na japin mundësi që të takohemi e të marrim detyra dhe të bejmë që vendi jonë të jetë ashtu sic është për ne i mrekullushëm dhe për fëmijët tanë.
Ju falenderoj dhe një herë në emër të Shoqatës Alba-Dansk dhe shqipëtarve të Danimarkës duke ju uruar te gjitha të mirat dhe suksese këtij Samiti të parë të Diaspores .






Pregatiti per redaksine “Shqip.dk”
Luigj Shkodrani


Leave a Reply