Eshte e nevojshme pakenaqesia, per te kuptuar gezimin..dyshimi per te kuptuar te verteten..vdekja per te kuptuar jeten.
Prandaj, perballoje e perqafoje edhe trishtimin, kur vjen…
Sot nderkohe qe po pinim nje kafe ne rrugen Kole Idromeno (pedonale), nje shok na tregoi se para kater diteve kusheriri i tij kishte gjetur disa pjese nga videoja e marteses ne nje website porno.
Ka qene nje i panjohur, qe me ane te nje mesazhi privat ne facebook i ka bere te ditur kete surprize te hidhur. Fillimisht ai ka menduar se mos eshte ndonje nga ato mesazhet me viruse qe na vijne shpeshhere ne facebook dhe nuk i ka besuar por, pas rreth 30 minutave, pak nga ankthi e pak nga turpi qe i vinte se mos me te vertete ka ndodhur nje gje e tille, ka vizituar linkun/adresen qe i kishte lene i panjohuri. Aty ka pare me syte e tij se pjese ka martesa e tij ishin perdorur ne dy video porno. Faktikisht, nuk paraqitet ai me gruan e tij qe kryejne marredhenie intime, s’ka se si, vetem ne qofte se i kane thene kameramanit diten e marteses na filmo duke bere seks, gje kjo e pa besueshme, por pjese nga videoja e marteses ishin montuar dhe perdorur si hapje, d.m.th. paraprijne disa skena intime. Aktoret e videos nuk jane mire te identifikuar dhe kjo te le pershtypjen se eshte cifti i sapo martuar qe po kryen marredhenie intime.
Kaq na tha shoku dhe ne vendosem ta publikojme per asye se duhet te jemi te kujdesshem kur te marrim nje person per te filmuar castet e bukura te jetes sone. Mundet qe videoja te jete vjedhur nga dikush, por edhe mundet qe ndonje kameraman te shese filmimet tona.
E vertete qe ne marrim nga kameramanet nje apo dy kopje nga filmimet qe na bejne per raste te ndryshme por se cfare ndodhe me vone nuk dihet, pasi kopje te videos mundet qe i ruajne dhe ata dhe t’i perdorin me vone per qellime te ndryshme. Jo te gjithe kameramanet, kuptohet.
I kemi vene kete titull sepse, sipas mikut tone, personi ne fjale dhe gruaja e tij nuk kane postuar ne ansje vend pjese nga videoja e marteses.
Burimi/shkodranews.altervista.org/Nesot.dk


Leave a Reply