Deputeti Ben Blushi ka lënë të hapur mundësinë e një koalicioni me LSI-në në zgjedhjet e 2017.Duke folur për partinë e tij të re që pritet ta zyrtarizojë brenda disa javësh, Blushi deklaroi në emisionin “Studio e Hapur” se nuk ka asnjë plan për koalicionet që do të bëjë në 2017, por nuk ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me LSI.
Por me një kusht të vetëm, që Meta të mos jetë me Edi Ramën.
Për këtë të fundit u shpreh se “nuk fluturon fare në horizontin e tij”, duke përjashtuar kategorikisht një koalicion me PS.
“Nëse është me Edi Ramën, nuk fluturon as ai para horizontit tim”, tha Blushi për mundësinë e një koalicioni me LSI-në e Ilir Metës.
Ben Blushi ka treguar edhe një dallim mes PS dhe LSI. Në këtë të fundit, sipas Blushit zhvillohen zgjedhje brenda partisë.
“Rilindja nuk pranon që ta zgjedhë kryetarin, kurse LSI pranon që ta zgjedhë kandidatin e kryetarit”, theksoi Ben Blushi.
Burimi/tiranaobserver.al/
Leave a Reply