Të marrësh diplomën e anglishtes për master është fare e thjeshtë, mjafton të paguash 150 euro dhe pa shkuar fare në provim, këtë diplomë e ke në dorë. Në fakt diploma për mbrojtjen e anglishtes ka hyrë në fuqi që në vitin 2010 në kohën kur ministër i Arsimit ka qenë Myqerem Tafaj, i cili hodhi i pari idenë, për mbrojtjen e gjuhës së huaj për ata që ndjekin studimet master apo doktoraturë.
Por sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nëpërmjet disa subjekteve private të licencuara, i nënshtrohesh një provimi për të marrë mbrojtjen e gjuhës së huaj. Ky provim nxjerr në pah aftësitë e çdo studenti në anglisht duke e ndarë atë në nivele të ndryshme.
Rasti i marrjes së një diplome me para ka ndodhur në Fakultetin e Infermierisë, ku të paktën 600 studentë që studiojnë në këtë fakultet, një pjesë e madhe e tyre, testin e anglishtes e kanë marrë në këtë formë, pra pa u paraqitur fare në provim duke paguar 150 euro dhe në fund është firmosur nga Ukë Zenel Buçpapaj.
Ky konstatim vjen nga një qytetare, e cila tregon mënyrën e marrjes së këtij testi ndërkombëtar të anglishtes, që është në funksion të diplomës së masterit.
Qytetarja – Kjo është. Si je? Si ia kalon?
Sekserja –Tani duhet vetëm ta noterizosh.
Qytetarja – Duhet noterizuar. Pse janë dy këto?
Sekserja – Është niveli B2 edhe testi i pikëve.
Qytetarja – Po kjo tashi, se m.q.s. po paguajmë edhe 150 euro është… Si funksionon? Që ta di edhe unë pak a shumë.
Sekserja – Tek kush shkollë je? Te infermieria?
Qytetarja – Po.
Sekserja – Ti do e noterizosh shpirt edhe do e dorëzosh të noterizuar vetëm kaq. E ke të përhershme.
Qytetarja – Nuk të nxjerrin llafe domethënë?
Sekserja – Jo shpirt. Se të gjitha gocave, që unë ja u kam bërë, ti je e ……unë kam arrit te… (numri i certifikatave të shpërndara).
Qytetarja – …….
Sekserja – Unë kam arritur tek 600 e ca ku ta di unë ( numri i certifikatave, që ka shpërndarë).
Qytetarja – Njihet domethënë?
Sekserja – Normal, që njihet, se është e licensuar e njohin edhe QKR- ja, edhe në gjykatë edhe kudo. Nuk ka asnjë lloj problemi.
Qytetarja – Kjo është qendër kursesh?
Sekserja – Është qendër, ku pedagogu jep kurse private.
Qytetarja – Po.
Sekserja – Që i përgatit për Toeflin.
Sekserja – Po. S’ka gjë shpirt mos i numëro (lekët).
Qytetarja – Jo, që dhe ti, të jemi në rregull bashkë.
Sekserja – Shumë faleminderit.
Qytetarja – Shife pak llogaritjen.
Sekserja – 210 ( mijë lekë të vjetra).
Qytetarja – 210 me 137 ( kursi i euros).
Sekserja – Vetëm kur të shkosh aty, të lutem mos i thuaj, jo a është e vlefshme a jo? Se kështu kanë bërë ca goca. I kanë thënë ca është ky muhabet. Ti thjesht merre dorëzoje. Thuaj merre këtë, kaq!
Qytetarja – Domethënë ta kemi pa merak.
Sekserja – Pa merak fare shpirt.
Në fakt, ky rast rrit shanset për të pasur të diplomuar, të cilët e kanë një certifikatë anglishteje të mbrojtur, por nuk dinë asnjë fjalë nga kjo gjuhë e huaj. Pasi e merr këtë certifikatë drejtohesh më pas në sekretarinë e fakultetit përkatës për ta dorëzuar.
Biseda te sekretaria…
Qytetarja– Mirëdita. Të të pyes për diçka. Këto të anglishtes (certifikatat), ku duhet t’i dorëzojmë?
Sekretarja– Këto të anglishtes?
Qytetarja – Po.
Sekretarja – Duhet të flasësh me zëvendësdekanin.
Qytetarja – Me zëvendësdekanin.
Sekretarja – Për çfarë e do anglishten ti? Për ça?
Qytetarja – Janë ato të tre vjeçarit, të mbrojtjes së diplomës. Po kjo, (certifikata) duhet origjinalja apo vetëm e fotokopjuara? Si funksionon?
Sekretarja – E noterizuar.
Qytetarja – E noterizuar, ok po sjell atë.
Emisioni STOP, TV KLAN
Burimi/tiranaobserver.al/
Leave a Reply