Rudina Laka
Vendi ynë ka numrin më të madh të partive për numër popullsie, dhe duket se shqiptarët janë kthyer në “qejflinj” partish. Sipas të dhënave në Gjykatën e Tiranës nga viti 1990-2011 janë regjistruar gjithsej 114 parti politike, duke shënuar kështu shifrat më të larta se në çdo vend të Evropës. Ndërkohë që numri i votuesve në zgjedhjet vendore të 2011 ishte 3 milionë e 164 mijë e 859 zgjedhës të regjistruar, dhe sipas llogaritjeve çdo parti “ka” afërsisht nga 28 mijë votues, gjë e cila është e pa mundur duke patur parasysh që shumica prej tyre nuk njihen.
Pse kaq shumë parti?
Në këtë moment lind pyetja cila është arsyeja që në Shqipëri kanë lindur kaq shumë parti politike? Ajo që bie në sy në listën e partive të regjistruara është fakti se përveç emrave të pa dëgjuar të disa partive, midis tyre ka edhe shumë emra të çuditshëm si: “Partia Lidhja Fshatare”, ”Forza Albania”, “Partia Ideali Komunist”, “Partia e Biznesit Shqiptar”, “Rrugës së Vërtetë Shqiptare”, etj.
Shqiptarët në rajon
Dëshira e shqiptarëve për të krijuar një parti politike vihet re edhe tek shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Në Republikën e Kosovës me një popullsi prej rreth 2 milion banorësh, shqiptarët kanë krijuar mbi 50 parti, në Maqedoni janë rreth 10 parti shqiptare, ndërsa në Malin e Zi ku shqiptarët janë diku 50 mijë banorë me rreth 30 mijë votues kanë 6 parti dhe në Luginën e Preshevës 7 parti.
Somario
Dëshira e shqiptarëve për të krijuar një parti politike vihet re edhe tek shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Në Republikën e Kosovës me një popullsi prej rreth 2 milion banorësh, shqiptarët kanë krijuar mbi 50 parti, në Maqedoni janë rreth 10 parti shqiptare, ndërsa në Malin e Zi ku shqiptarët janë diku 50 mijë banorë me rreth 30 mijë votues kanë 6 parti dhe në Luginën e Preshevës 7 parti.
Detaje
Historiku i zgjedhjeve dhe i partive politike
Në zgjedhjet e para pluraliste në vitin 1991, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime ishte rreth 98%. Ndërkohë që në këtë kohë dihej se kjo pjesëmarrje nuk mund të ishte reale. Më shumë se 300 mijë votues ishin larguar drejt Italisë dhe Greqisë në eksodin e parë masiv të shqiptarëve pas hapjes së kufijve. Dhe nga shifrat e atyre zgjedhjeve partia në pushtet rezultoi zyrtarisht e votuar nga rreth 60% e zgjedhësve. Votimi në Shqipëri në harkun kohor 2001-2007,ka ecur me ritme të ndryshme.
Sipas raportimeve të bëra nga KQZ-ja, si pjesëmarrës në zgjedhje në këto vite janë këto të dhëna: Nga viti 2001 – 2007 numri i pjesëmarrësve në zgjedhje ka variuar nga 1.27 -1.39 milion. Kurse numri e votuesve që kanë marrë pjesë realisht në zgjedhje, varion nga 102,000-151,000.
Cila ka qenë e kaluara e pozitave dhe opozitave në
më pak se një shekull të ekzistencës së shtetit shqiptar?
Kalimin nga sistemi pluralist në atë monist dhe metamorfozën tjetër që pasoi pas vitit ’90 të shekullit të njëzetë. Ende Shqipëria mbetet një vend ku përcaktimi “parti për kryetarin dhe jo kryetar për partinë” qëndron sot e gjithë ditën si pohimi i vetëm i së tashmes politike në të gjithë spektrin e partive shqiptare. Sistemi politik në vend filloi të konturohej pas Kongresit të Lushnjës, pikërisht në vitin 1921. Në këtë kohë dolën dy parti, Partia Popullore dhe Partia Përparimtare. E emërtimet e këtyre partive ishin marrë nga emërtimet e përdorura në demokracitë e zhvilluara dhe supozohej që duhej të angazhoheshin për të shkuar drejt perëndimit, asnjëra prej tyre nuk ishte parti e vërtetë politike në kuptimin perëndimor të fjalës, me programe të përcaktuara mirë dhe organizata masash. Të dyja partitë reklamonin programe pothuaj të njëjta,që bënin thirrje për reforma politike dhe ekonomike,për arsimim të masave dhe zhvillim ekonomik. Megjithatë,këto programe nuk shkuan kurrë më tej se sa parullat dhe në thelb ishin personalitetet në udhëheqjen e partisë ata që përcaktonin anëtarësinë dhe politikën e saj. Partia Popullore ishte partia më e madhe dhe prirej të përfaqësonte si mendimin konservator, ashtu edhe atë liberal. Partia Përparimtare,ishte pak a shumë parti e bejlerëve dhe përfaqësonte interesat e Shqipërisë qendrore ku çifligarët e mëdhenj mbanin pushtetin.
Si financohen partitë politike në Shqipëri?
Financimi i partive politike ka patur gjithmonë një mungesë totale transparence. Gjithmonë shtrohet pyetja si ndodhë financimi i tyre,duke patur parasysh numrin e madh të partive. Ndërkohë që sipas analistëve në demokracinë e sotmen korrupsioni në financimin e partive politike është një nga çështjet kritike. Për ta reduktuar këtë korrupsion politik,është i rëndësishëm sistemi rregullator e institucional, sidomos ai për një kontroll ex ante (para faktit) dhe ex post (pas faktit) ndaj partive politike, financimit të tyre apo fushatave elektorale. Fondet dhe politika janë të lidhura midis tyre. Në një demokraci pluraliste, në përballimin e detyrave të tyre partitë politike, zyrtarët e tyre kanë nevojë për infrastrukturë e mbështetje financiare, që garantohet nga burime publike e private apo kombinimi i tyre. Sidomos këta fonde bëhen të domosdoshëm në përballimin e fushatave elektorale. Por ama ata bëhen dhe burim korrupsioni,duke prekur dhe institucionin e votës së lirë dhe të strukturave që rrjedhin prej saj. Prandaj kontrolli i praktikave joligjore e abuzive bëhet pjesë e një sistemi rregullator, që në rastin e partive dhe të fushatave elektorale është ende problematik. Sipas eksperteve duhet të vendoset një kufi edhe për sasinë e parave të shpenzuara si parti, apo si individ për të shmangur abuzimin e parave, teprimin në marketingun televiziv.
Burimi/tiranaobserver.al/
Leave a Reply