Me propozim të qeverisë se Republikës së Maqedonisë, kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancen e fundit parlamentare ndër të tjera miratoi edhe kandidaturen e z. Enver Elmazi për antar të komisionit rregullator për energjinë në Maqedoni. Raporti midis anëtareve maqedonas dhe shqiptar shkon nga shtat me një në gjashtë me dy. E vecanta e kësaj zgjedhjeje është se antari i sapozgjedhur z.Enver Elmazi, është brenda sistemit energjitik. Përfaqesuesi i ligjit z. Elmazi, është një shqiptar me shumë në administratën e lartë të Republikës së Maqedonisë. Intelektuali Enver Elmazi, krahas detyrës së tij shtetërore që e ka kryer dhe e kryen me ndershmëri absolute, ka gjetur gjithmonë kohë për të ndihmuar dhe shërbyer komunitetit ku jeton. Kërkesat e komunitetit janë përcjellë menjëherë nga ana e tij në diasporë, ku ai ka gjetur mbështetjen e plotë, sidomos këtu në Danimarkë, ku janë siguruar ndihma dhe paisje mjeksore për njerëz në nevojë. Duke shprehur besimin tek një zgjedhje e tillë, e cila do të nderoje jo vetëm Z. Elmazi por edhe gjithë shqiptarët që jetojnë në Republiken e Maqedonisë, do të dëshironim që intelektuale të tillë të ishin më të shumtë në numër në administratën e lartë të Maqedonisë. Së fundmi i urojmë z. Enver suksese në detyren e re dhe shpresojmë që e ardhmja tij të ofrojë të tjera detyra me përgjegjësi të lartë shtetërore.
Sektori i shtypit
Shoqata”Alba – Dansk”
Kopenhagen – Danimarkë


Leave a Reply