Shkelja e kurorës dhe kurvërimi konsiderohen mëkate në të gjitha fetë. Bibla dekreton dënimin me vdekje për të dy, shkelësin dhe shkelësen (Levitiku, 20: 10). Islami gjithashtu i dënon njësoj të dy shkelësin dhe shkelësen (Nurë, 2). Sidoqoftë, përcaktimi kuranor i shkelësit të kurorës është shumë i ndryshëm nga përcaktimi biblik. Shkelja e kurorës, sipas Kuranit, është kur një burrë i martuar ose grua e martuar merret me marrëdhënie jashtëmartesore. Bibla konsideron vetëm marrëdhëniet jashtëmartesore të gruas së martuar si shkelje kurore (Levitiku, 20: 10; Ligji i Përtërirë, 22: 22; Proverbat, 6: 20-7: 27).
“Kush bën kurorëthyerje me gruan e një tjetri: njeriu që bën kurorëthyerje me gruan e të afërmit të vet: le të vritet kurorëthyesi dhe kurorëthyesja” (Levitiku, 20: 10). “Nëse gjendet ndonjë njeri që fle me gruan e tjetërkujt, le të vriten të dy, burri dhe gruaja. Kështu do ta çrrënjosësh të keqen nga Izraeli” (Ligji i përtërirë, 22: 22).
Sipas përcaktimit biblik, nëse një burrë i martuar që flen me një grua të pamartuar, kjo nuk ka përse të konsiderohet një krim. Burri i martuar që ka marrëdhënie jashtëmartesore me një grua të pamartuar nuk është një shkelës kurore dhe gruaja e pamartuar që është përzier me të nuk është shkelëse kurore. Krimi i shkeljes së kurorës kryhet vetëm kur një burrë, i martuar apo beqar, flen me një grua të martuar. Në këtë rast burri konsiderohet shkelës kurore, edhe sikur të mos jetë i martuar, dhe gruaja konsiderohet po ashtu shkelëse kurore. Shkurtazi, shkelja e kurorës është çdo marrëdhënie e paligjshme seksuale që përfshin një grua të martuar. Marrëdhëniet jashtëmartesore të një gruaje të martuar në vetvete nuk është një krim në Bibël. Përse ka një moral të dyfishtë standart? Sipas Encyclopedia Judaica, gruaja konsiderohet të jetë një pronë e burrit dhe shkelja e kurorës një thyerje ekskluzive e bashkëshortit që ia bën asaj; gruaja si në pronësi të bashkëshortit nuk e ka këtë të drejtë mbi të (Xhefri H. Togai, Shkelja e kurorës, Encyclopedia Judaica, Vol. II, 313; Shih gjithashtu Xhudit Plaskou, Standing Again at Sinai: Judaism from a Feminist Perspective, New York: Harper & Row Publishers, 1990, fq. 170-177). Kështu që, nëse një burrë ka marrëdhënie seksuale me një grua të martuar, ai është duke dhunuar pronën e një tjetër burri, për pasojë ai duhet të dënohet.
Edhe në ditët e sotme në Izrael, nëse një burrë i martuar jepet pas një marrëdhënieje jashtëmartesore me një grua të pamartuar, fëmijët e tij me atë grua konsiderohen të ligjshëm. Por, nëse një grua e martuar ka një marrëdhënie me një tjetër burrë, qoftë i martuar apo i pamartuar, fëmijët e saj nga ai burrë jo vetëm janë të paligjshëm por ata konsiderohen bastardë dhe iu ndalohet të martohen me çdo hebre tjetër përjashto të konvertuarit dhe bastardët e tjerë. Ky ndalim kalon brez pas brezi te pasardhësit e fëmijëve për 10 breza deri sa fëlligështia e shkeljes së kurorës të pandehet se është dobësuar (Hazëllton, vep. cit. fq. 41-42).
Kurani, nga ana tjetër nuk e konsideron asnjë grua të jetë pronësi e kujtdo burri. Kurani në mënyrë elokuente përshkruan lidhjen ndërmjet të martuarve duke thënë:
“Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë”. (Rrum, 21)
Ky është koncepti kuranor i martesës: dashuri, mëshirë dhe qetësi, jo pronësi dhe standarte të dyfishta.


Leave a Reply