Kosovari është lideri i grupit islamist “Phofeten Ummah” që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, duke zëvendësuar ish-udhëheqësin e këtij grupi, Ubaydullah Hussain, i cili është arrestuar nën akuzat për rekrutim të terroristëve për luftën në Siri.
TV2.no ka mësuar se policia norvegjeze e ka pasur prej kohësh në vëzhgim 28-vjeçarin kosovar, mirëpo të premten i ka dërguar atij një njoftim zyrtar për dëbim nga vendi. Policia e Norvegjisë pretendon se kosovari “konsiderohet kërcënim bazik për shoqërinë”.
Shanuni, në anën tjetër, është duke e kundërshtuar dëbimin nga vendi.
Ai në një prononcim për TV2.no, ka folur për akuzat ndaj ish-liderit të grupit që ai momentalisht po e udhëheq dhe akuzat për dëbim nga Norvegjia.


Leave a Reply