
Mospërputhja në rritje midis muslimanëve nga kombësi të ndryshme mund të zgjidhet nëpërmjet një gjuhe të përbashkët.
Nga Aleksandar Pavlevski për Southeast European Times në Shkup
Komuniteti Fetar Islamik maqedonas nuk e mbështet xhaminë e Trizlës. [AFP]
Nisma jozyrtare e një gjuhë e përbashkët duhen për të sjellë së bashku grupet muslimane në Maqedoni pas ndërtimit të një xhamie nga romët muslimanë në Prilep që kërcënoi me tensione, tha një udhëheqës islamik.
“Muslimanët duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët e të arrijnë një marrëveshje rreth ndërtimit të xhamive, pavarësisht nga etnia. Shqiptarët, edhe pse janë një shumicë, duhet të dëgjojnë më shumë të tjerët rreth nevojave të tyre fetare. Islami dikton se jemi së bashku. Duke ushqyer nismat jozyrtare për t’u bashkuar me njëri-tjetrin, presim që marrëdhëniet të ngrohen së shpejti,” i tha SETimesMuarem Tairi, 56 vjeç, një shqiptar etnik e udhëheqës islamik në Saraj, pranë Shkupit.
Ndërtimi i një xhamie për romët muslimanë në lagjen Trizla të Prilepit, Maqedoni, intensifikoi tensionet mes romëve e Komunitetit Fetar Islamik (IRC).
IRC, që është përbërë kryesisht nga shqiptarë muslimanë, nuk do të shenjtërojë xhaminë, sepse është duke u ndërtuar pa lejën e imamëve të tij.
“Shqiptarët konsiderojnë se këto institucione paralele muslimane duhet të shtypen menjëherë. Kjo nuk duhet lejuar. Xhamia ose duhet ndërtuar me lejen e Komunitetit Fetar Islamik, ose duhet prishur,” i tha SETimesJakup Sinani, një shqiptar musliman nga Shkupi.
Megjithatë, sipas Tahirit, ndërtimi duhej të ishte pritur.
“Kur romët kërkuan një xhami, nuk e ndërtuam atë e ata po e ndërtojnë vetë,” tha ai.
Por romët muslimanë pretendojnë se IRC po përpiqet të ushtrojë kontroll mbi ta.
“Komuniteti Fetar Islamik na ka shtyrë disa herë e kërkoi që komunitetet rome muslimane nga Prilepi të ndalin planet për ndërtimin e një xhamie. Nuk është e mundur që vetëm një kombësi në një vend të ketë të drejtën ndaj fesë muslimane. Jemi muslimanë gjithashtu e dëshirojmë xhaminë tonë,” i tha SETimesRushid Shabanovski, një rom musliman nga Prilepi.
Mospërputhja në rritje midis muslimanëve nga kombësi të ndryshme mund të prekë armiqësisht bashkë-jetesën në vend, thanë analistët.
“Këto raste ngadalë, por pa dyshim, mund të destabilizojnë vendi, si dhe rajonin … Mendoj se në këto lloj rastesh ka gisht islami radikal. Eshtë një çështje e keqpërdorimit të fesë për arsye politike,” i tha SETimes Ivan Babamovski, profesor universiteti dhe ish krye-mbikqyrvs në Shërbimin e Sigurisë Kombëtare në Maqedoni.
“Nëse gjendja vazhdon pa gjetur një gjuhë të përbashkët mes komuniteteve etnike me të njëjtën besim fetar, atëherë do të kemi një front me shumë shtresa në të ardhmen … që është i rrezikshëm në çdo shkallë,” shtoi Babamovski.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Maqedonia
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply