Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Dajtit, nga ku ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë, 58-vjeçari me inicialet K.D. Ky i fundit po drejtonte një automjet tip “Benz” me targë AA743CS dhe pasi ka humbur kontrollin është përplasur me një pemë.
Gjatë momentin të aksidentit, ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës pas plagëve të marra në trup.
Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit dhe errësira në rrugë.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply