Zyrtarët e shtetit të Teksasit njoftuan se të paktën 16 persona humbën jetën gjatë rrëzimit të sotshëm të një balloni me ajër të nxehtë.
Një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit (FAA) tha se balloni mori zjarr në fluturim dhe u përplas në një livadh, duke marrë jetën e të gjithë udhëtarëve.
Autoritetet vendore po përpiqen të konfirmojnë identitetin e viktimave, ndërsa aksidenti po hetohet nga disa organe federale.
Përplasja me tokën ka ndodhur në një fermë rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit të Teksasit, Austin.
Zeri i Amerikes
Leave a Reply