Ka një të vërtetë për çdo kurë natyrale! Në të gjithë format apo mënyrat ato funksionojnë nëse i përdorni si duhet. Edhe nëse nuk ndodh të ndieni ndryshim, së paku nuk do e dëmtonit trupin tuaj ashtu si mund të ndodhte me ilaçet. Por këtë radhë flasim për kombinimin e 3 elementëve ushqimorë të cilat ju i njihni mjaft mirë sepsei për to i’u kemi folur edhe më parë.
Fuqia e hudhrës sëbashku me uthullën e mollës dhe mjaltin do t’ju habisë të gjithëve pasi kjo kurë e lashtë shëron shumë sëmundje, madje sipas disa studimeve mendohet se shëron dhe kancerin.
Kjo përbërje ‘mjekësore’ shëron sëmundje dhe shqetësime si dhimbjet që vijnë si pasojë e kancerit, artritin, tensionin e lartë, astmën, infertilitetin dhe impotencën, ftohjen dhe shumë sëmundje të tjera.
Ajo çfarë ju duhet janë vetëm instruksionet e mëposhtme për të pregatitur recetën tuaj:
Përbërësit:
– 1 gotë mesatare uthull molle
– 1 gotë mjalt jo i përpunuar
– 10 thelpinj hudhra
E mira e kësaj recete është se nuk kushton dhe është lehtësisht e pregatitshme nga ju. Për dy javë do filloni të shihni rezultatet e saj në trupin tuaj!
Secili prej përbërësve ka një efekt pozitiv në shëndetin tuaj, ja pse!
Mjalti: konsiderohet si antibiotikumë i mirë natyral i aftë për të forcuar sistemin imunitar, duke përfshirë qelizat e bardha të gjakut. Pikërisht ato të cilat n’a ndihmojnë ne në luftën kundër infeksioneve, gripit apo dhe ftohjes. Veç kësaj mjalti përdoret gjerë për shërimin e plagëve, zbutjen e kollës dhe përshpejton procesin e shërimit në trupin tonë.
Hudhra: njihet për vlerat e saj në gjithë botën, sidomos kur konsumohet e gjallë. Hudhra është bima e cila ka fuqinë për të ulur presionin e gjakut, uljen e kolesterolit dhe përmirëson qarkullimin në gjithë trupin. Duke pasur seleniumin në përbërjen e saj parandalon dëmtimin e qelizave të trupit duke i rigjeneruar ato në mënyrë që të luftojë elemente të huaja që hyjnë në trup. Ky është një ndër elementët kryesorë të shumë studimeve që lidhen me zhvillimin e kancerit në trupin tonë!
Uthulla mollës: e përdorur për vlerat e saj mjekësore që lehtësojnë probleme si alergjitë, aknet(puçrat), infeksionet e sinuseve, gripin, kolesterolin e lartë, infeksionet vaginale, lodhjen kronike, dhimbjen e fytit, artritin dhe refluksin acid të stomakut. Duke ditur këto vlera të uthullës së mollës ne i’u këshillojmë të gjeni uthullën organike e cila nuk është e përpunuar.
Pregatitja e përbërjes:
Të tre përbërësit i hedhim në grirëse dhe përziejmë derisa të jetë krijuar një masë homogjene për afërsisht 60-90 sekonda. Më pas këtë masë e hedhim në një kavanoz dhe e ruajmë në frigorifer. Është mirë të konsumohet brenda 5 ditësh, edhe më pas ajo ka efekt por më të reduktuar.
Si t’a përdorni:
Konsumi i kësaj përbërjeje bëhet në disa mënyra, ja sit ë veproni…
– Direkt pasi të zgjiheni konsumoni 2 lugë nga përbërja. Nëse nuk e duroni shijen e saj të fortë, shoqërojeni me lëng frutash ose ujë.
-Edhe nëse doni ta tretni në lëng, kujtohuni t’a pini atë me stomakun bosh.
360grade.al


Leave a Reply