Për vite me radhe mjekët kanë mbushur recetat mjekësore me barna dhe injeksione të kombinuara me acid hialorunik, por kërkimet e fundit kanë gjetur një zgjidhje gjeniale për Osteoartritin.
Në një eksperiment të fundit që është kryer me 100 persona të cilët vuajnë nga osteoartriti është zbuluar një zëvendësues natyral trupor i cili mund t’i bëjë kyçet, kryesisht gjunjtë dhe duart, të mos ndiejnë dhimbje prej Artritit. Problemet me ngurtësinë artikulare ndodhin si pasojë e tharjes së lëngut sinovial mes dy sipërfaqeve kockore të cilat duke u fërkuar me njëra-tjetrën shkaktojnë dhimbje kronike dhe ulje të funksionit të lëvizjes.
Përdorimi i një sasie të vogël të yndyrës së marrë nga vet trupi i këtyre pacientëve, është përzgjedhur nga vetë ata dhe është injektuar në zonën e prekur nga Artriti me kirurgji direkte dhe në anestezi lokale. Sigurisht që yndyra e marrë është përpunuar para injeksionit dhe efekti i saj ka dhënë rezultatet e para.
Eksperimenti ende po studiohet dhe kirurgët janë tepër pozitivë, por rezultatet e para për të gjithë ata që janë të interesuar do të dalin në dhjetor në Gazetën mjekësore të Britanisë së Madhe.


Leave a Reply