Ish-sekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën, Oliver Ivanoviç, mendon se Gjykata e Hagës do ta shpalli të pafajshëm dhe do ta lirojë ish–komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinajn. sipas Ivanoviç, me t’u kthyer nga Haga ai do të bëhet sërish kryeministër i Kosovës.
“Për shkak të afrisë së qëndrimeve politike me kryeministrin aktual Hashim Thaçi dhe background-it të përbashkët në UÇK, pothuaj se është e sigurt se, pas kthimit nga Haga, Haradinaj do të bëhet kryeministër i Kosovës “, ka thënë Ivanoviç për gazetën “Dnevnik” të Novi Sadit. Sipas tij Haradinaj, pavarësisht nga vlerësimet negative për të në Serbi, është shumë i dobishëm për Thaçin. “Tek Haradinaj, Thaçi sheh njeriun me të cilin mund të bëjë koalicion, që do t’i siguronte qeverisje të qëndrueshme edhe për disa vite”, tha Ivanoviç.
(gazeta-Shqip.com)
Per”Alba – Dansk” shkodrani



Leave a Reply