U gdhi. Shoqet mё shoqёruan deri nё shtёpi dhe po mё dёgjojnё duke kёnduar dhe duke thirrur emrin tёnd, pёrsёri. Mё dёgjojnё qё po tё shaj me sa zё kam, pa pasur turp, tё shaj qё tё mёsojnё tё gjithё se çfarё njeriu ke qenё. Ato mё sollёn nё nё shtёpi pas njё nate tjetёr, duke mё parё se si mё vjen neveri pёr çdo ndjenjё idiote qё lejova tё jetonte brenda meje pёr ty. Edhe unё qesh, qё t’ju tregoj se gjithçka ёshtё mirё, edhe pse ato e dinё qё nuk ёshtё.Janё shumё ato qё ti nuk i di, ato qё nuk tё lejova t’i mёsosh. Sharje, ankesa dhe mbi tё gjitha ndjenja qё u mundova me mёnyrё tё dhunshme t’i mbys, thjesht sepse ishin shumё pёr ty dhe ti nuk ishe i aftё t’i pranoje.
Ka pasur net qё jam munduar me gjithё fuqitё e mia mos tё tё dёrgoj “mesazh tё dehur”. Net qё humba gjumin pёr qejfin tёnd. Net qё dёshira fitonte, por arrija ta mbaja veten dhe nuk vija tё tё takoja.
Ёshtё normale tё mos dish asgjё prej kёtyre, sepse momentet qё kujtoheshe nёse ekzistoj, ishin ato, tё paktat, sipёr çarçafёve tё ngatёrruar. Nuk kishte arsye tё dije, para se tё thuheshin, ato qё vetё i shmange.
Por janё ato qё i dinё. Ato qё pёr pak kohё morёn vendin dhe veshёt e tua, ato qё mё jepnin mundёsinё tё nxirrja ato qё mbaja brenda meje, ato qё mё dёgjonin. Ato qё mё pranojnё pa kufizime. Ato qё mё pranojnё tё gjithёn dhe nuk zgjedhin disa nga pjesёt e mia qё iu hyjnё nё punё. Ato qё arritёn tё mё qetёsonin, diçka nё tё cilёn t’i dёshtove rrenjёsisht. Janё pikёrisht ato, shoqet e mia.
Mё kanё duruar me orё tё tёra duke u folur pёr ty. E dinё arsyen pse u dashurova me ty dhe pse u tёrhoqa nga ti. I dinё tё gjitha ato “ska gjё” qё tё thashё, tё gjitha ato “rri” qё asnjёherё nuk mora guximin t’i shqiptoja. Ato i dinё tё gjitha ato qё doja nga ty, por asnjёherё nuk t’i kёrkova.
I dinё pra tё gjitha. Sepse disa herё ёshtё mё e lehtё t’ua u thuash tё tretёve, ato qё do sesa atij qё e prekin drejtpёrdrejt. Kur i hapesh dikujt, e lejon tё hyjё nё mendimet e tua duke e ditur shumё mirё se nga ato qё mban pёrbrenda nuk shpёton dot. Shoqёria ёshtё mёshtetja mё e madhe, aq mё tepёr nё momente tё tilla.
Kёshtu qё nёse ndonjёherё do tё mёsosh se çfarё ndjeva pёr ty, pyet shoqёrinё time. Dinё mё mirё se kushdo. Sepse unё nuk kam pёr tё tё thёnё ndonjёherё se çfarё fsheh brenda meje. Nuk do tё riskoja kurrё tё tё jepja njё vend qё nuk e meriton dhe qё nuk dёshiron qё ta kesh.
http://www.revistaclass.al


Leave a Reply