Ish-drejtori i policisë së Tiranës, gjatë qeverisjes së Ilir Metës, Mit’hat Havari ka sulmuar ashpër këngëtaren Bleona Qerreti dhe intervistën e saj dhënë një natë më parë në Zonë e Lirë, në pjesë kur ajo flet për te atin.Duket se Havari e njeh mirë babanë e Bleonës dhe për këtë ai ka ndarë në Facebook memorien e tij për Nazmi Qerretin, ish sigurimsin.
Ja ça shkruan Mit’hat Havari në Facebook:
“Bleona Qerreti ishte tek Arian Çani mbrëmë. Ajo deklaroi se babai i saj ishte oficer dhe se e kishin nxjerrë nga puna pas ‘92-shit. Më vonë takoi Sali Berishën president dhe ia ktheu të atin në punë. Vajza nuk thotë se babai i saj nuk ishte oficer i thjeshtë, por ishte zëvendëskryetar i Degës së Brendshme që mbulonte Sigurimin e Shtetit në Elbasan deri në rrëzimin e diktaturës, ku sigurisht mbaroi dhe parajsa e pushtetit të Nazmi Qeretit. Në arrestimet e djemve të nënave shqiptare që kundërshtonin regjimin komunist dhe që mbushën burgjet e Spaçit, Burrelit, Qafë Barit etj., kontribuues ishte dhe babai i Bleonës, përfshi dhe arrestimin tim, që lidhet direkt me Nazmi Qeretin, bile nën kujdesin e tij. Sigurisht, ajo nuk mban asnjë përgjegjësi për ç’ka bërë i ati i saj, ndaj po jeton ëndrrën e demokracisë, ëndrrën amerikane, por, miqtë e mi, “dardha bie nën dardhë”, thotë populli. “Sali Berisha më ndihmoi për babain, – tha ajo, – e respektoj, por Edi Rama është kryeministër i shkëlqyer, fat për Shqipërinë. Donald Trampi më ndihmoi, por unë do votoj Hilari Klinton’. Është e bija e babait, ajo shkon në origjinën e saj. Normale! Në fakt unë asnjëherë nuk kam dyshuar për këtë gjë, jo vetëm për rastin në fjalë, por edhe për histori “xhaketëkthyerish” e më gjerë. Thjesht ishte një refleksion nga ana ime, kujtesë në lidhje me të tashmen dhe të shkuarën jo shumë të largët!.”



Leave a Reply