Njoftojmë gjithë komunitetin shqiptar në Itali, se Manifestimi Ditët e Kulturës Shqiptare në Mantova, organizuar nga Federata FNAI dhe shoqata “Le Aquile” , në bashkëpunim e marrëveshje me komunën e qytetit Mantova, do të zhvillohet në datat 10-11-12 qershor 2016.Do të ketë ekspozitë të arteve figurative në pikturë, skulpturë, gdhendje në dru dhe fotografi artistike, koncerte të grupeve artistike të shoqatave të ndryshme të Federatës në një nga sheshet e vëna në dispozicion nga komuna, shfaqje artistike në dy teatrot prestigjiozë të qytetit nga soprano shqiptare në Itali dhe nga një ansambël artistik që do vijë posaçërisht për këtë manifestim nga Tirana. Do të ketë edhe panair të librit me vepra të shkrimtarëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Itali, si dhe pasdite recitimesh në një nga baret e qytetit. Mund të marrin pjesë krijues edhe nga vende të tjera ku ka emigrantë shqiptarë. Gjithashtu do të ketë stand gastronomik me prodhime të kuzhinës shqiptare dhe bankarela me prodhime të artizanatit shqiptar.
Ftohen shkrimtarët dhe artistët të mobilizohen për një prezantim sa më të mirë të vlerave të kulturës shqiptare në këtë manifestim.
Ftohen imprenditorët shqiptarë të bashkëpunojnë me organizatorët dhe të kontribuojnë për një sukses të këtij manifestimi.
Ftohen të gjithë emigrantët shqiptarë, që brenda mundësive të tyre, të jenë të pranishëm dhe të bëhen pjesë e këtij manifestimi kulturor.
Të gjithë sëbashku kemi mundësi të demonstrojmë vlerat e vërteta të artit e të kulturës sonë përpara qytetarëve italianë dhe turistëve të shumtë që vizitojnë Mantovën.
Kontaktoni në këta numura telefoni:
Ndue Lazri President i Federatës: 3482661553
Anila Kaja, Presidente e shoqatës “Le aquile”:3343381780
Klodian Cami, kryetar i komisionit të organizimit 3298812825
Për detaje më të hollësishme mbi organizimin, do ju njoftojmë herë pas here.
Presim bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen tuaj.
Anila Kaja, presidente e shoqatës “Le Aquile”
Ndue Lazri, president i Federatës FNAI


Leave a Reply