Jemi dëshmitarë të kohës, të cilën e karakterizon zhvillimi i fuqishëm ekonomiko-kulturor nga njëra anë edhe i problemeve të cilat në një farë mënyre paraqesin një skemë të shëmtuar të njerëzimit në përgjithësi. Bota sot për çdo ditë promovon vlera të llojllojshme që begatojnë shoqëritë njerëzore dhe që ngrit lartë njeriun dhe sferat e zhvillimit të tij, por në anën tjetër duhet pranuar për çdo ditë ballafaqohemi, me dhunë e shkatërrim, vrasje e masakrime, varfëri dhe imoralitet, me çka thellë po cenohet vepra më e lartë e Zotit – njeriu. Nuk ka dyshim se të gjithë tentojmë dhe bëjmë përpjekje për të krijuar një botë për një jetë të lumtur e të begatshme, me qëlllim të arritjes së fatit për të gjith popujt si krijesë të Zotit Fuqiplotë. Në këtë kolorit të forcave intelektuale – progresive vendin e vet mundohet ta gjejë edhe fenomeni religjion të cilës sferë i takon edhe Islami.
Pa dyshim, Islami ëshë besim hyjnorë, vazhdimësi i besimit që predikuan të dërguarit e Zotit, prej Ademit a.s. e deri te Isau a.s.. e më pastaj me definimin e plotë nëpërmes të dërguarit Muhamedi a.s., i cili lindi në Mekë ta Arabisë Saudite në vitin 570. Në vitin 610 fillon t’i zbres Shpallja – Kur’ani, edhe ate 13 vjetë në Mekë dhe 10 vjetë në Medinë. Gjatë kësaj kohe Islami merr formën e vet të plotë duke definuar Zotin si Krijues të gjithçkafit, si dhe njeriun si mëkëmbës të Tij në tokë dhe qiejë, dhe jo vetëm kaq, por ai definoi edhe marrëdhëniet e njeriut me Krijuesin, me vetvetiun dhe me botën në përgjithësi. Si i këtillë paraqet sistem jete dhe përshtatshmëria e kuptimit dhe aplikimit të parimeve të tij sot e bënë ate fe që është prezente në të gjithë kontinentet e botës.
Sot Islami në këtë realitet është në në qendër të vëmendjes nga shkaku se ai vendosi njeriunnë piedestalin më të lartë duke e definuar atë si vlerën më të lartë të Zotit,(Et Tinë,4; El Bekaretu,30) për të cilin krijoi gjithçka dhe të gjitha i vendosi në shërbim të tij (, me qëllim të shfrytëzimit të tyre për të humanizuar dhe zbukuruar jetën në këtë botë, nëpërmes parimeve të njëshmërisë së Zotit, barazisë njerëzore si prejardhës nga i njëjti babë dhe nënë, Ademi dhe Hava, ekuilibri në mes shpirtërores dhe materiales, kultivimit të së mirës dhe lufta kundër të keqes, organizimi i jetës individuale dhe shoqërore duke vendosur pushtet të drejtë, barazi në obligime dhe detyra, liri në të shprehurit e bindjes, besimit dhe mendimit dhe në realizimin e të gjitha të drejtave, etj.
Këtë e vërtetoi edhe historia, kur pjestarët e islamit të udhëhequr nga parimet e Islamit me shekuj arritën të jenë udhëheqësit e botës në të gjitha sferat e aktivitetit njerëzor duke arritur kulminacionin në sferën fetare, shkencore, filozofike, ekonomike, morale, astronomike, kulturore, ushtarake, etj. Për këtë është dëshmitare vet Europa e cila u ndesh me Andaluzinë muslimane, Spanjën e sodit, me kryeqendër e saj Kordobën e famshme, e cila ishte me shekuj shembull i zhvillimit të shkencës, kulturës dhe civilizimit njerëzor. Këtë e vërtetuan edhe personalitete të shkencës dhe kulturës Europiane si: Johan Vofgang von Goethe (Gëte), Volteri, Leon Nikolajeviç Tolstoj, Ogyst Kont, Edmund Burke, Montogomeri Ëat, Gustav Lebon, Bernard Luis, Filp Hiti, Thomas Arnold, Bernard Shou,etj.
Por, fatkeqësisht fenomenin e Islamit në të shumtën e rasteve e politizojnë dhe e fusin në shërbim të qëllimeve vetanake për dominim në sferën politike, ekonomike, luftarake, etj. Pa të drejtë ai sot tentohet të prezantohet si fenomen desturktiv, si pjellë e dukurive të shëmtuara duke ia veshur injorancën, prapambeturinë, dekadencën, terrorin, agresivitetin.
Kryesisht këtë e bëjnë qarqe të ngushta jo islame dhe ato nga brenda, nga vet pjestarëve të islamit. Kam bindje se të parët e bëjnë këtë me qëllim vetanak, për interesa të ngushta me qëllim të dominimit politik, ekonomik, strategjik etj. Dhe qasja e këtillë është qasje parciale, e ngusht, e kufizuar dhe subjektive Nisur nga kjo nuk na habisin aspak dukuritë e ndryshme antislame të cilata çdo të keqe dhe destruktive ia mveshin Islamit dhe pjestarëve të tij, duke harruar se një qasje e këtillë është subjektive, deformon pa të drejtë parimet e shenjta të Islamit, iriton pa masë pjestarët e denjë të islamit dhe qarqet tjera joislame dhe në këtë mënyrë gjith më tepër formohet ambient intolerant, armiqësor dhe konfliktuoz si në sferën e të menduarit njerëzor po ashtu edhe në ate praktik dhe fizik. M’u për këtë nuk është për t’u habitur konflikteve ndër njerëzore në emër të qëllimeve të larta, robërimit dhe pushtimit të popujve të ndryshëm në botë, gjenocideve dhe masakrave që ndodhin para syve të botës, etj., kjo shkaktoi vrasjen dhe zhdukjen e qindra mijë njerëzve në Evropë, konkretisht në Ballkan, Azi, Afrikë, etj., e mos t’i përmendim shkatërrimin material dhe pasojave të pashërueshme të tij në sferën ekonomike, morale dhe bashkë jetesës ndër njerëzore.
Të dytët, këtë e bëjnë nëpërmes të një prezantimi sipërfaqësor, duke mos u zhytur aspak në esencën e mësimit islam, duke mos e kuptuar ate në kohë, vend dhe rrethana, dhe duke mos e kuptuar elasticitetin, domethënien, mençurinë, përshtatshmërinë dhe universalitetin e parimeve të Islamit në përgjithësi. Prezantimi jo i vërtetë i Islamit nxjerrë në shesh radikalizmin e paparë kundër çdo vlere me çka Islamin e paraqesin si të zymtë, të egër, antinjerëzor, injorant, të erët, jo racional, egoist, etj. me çka poashtu dëmton rëndë imixhin dhe pozicionin e Islamit në botë dhe në qarqet e ndryshme politike e shoqërore. Të ashtuquajtura lëvizjen në emër të Islamit, me vetëdije dhe me prapavijë, për interesa të qarqeve destruktive prezantojnë Islamin si destruktiv dhe të pa përshtatshëm për kohën dhe vendin ku jetojnë dhe në këtë mënyrë, si të parët, në mënyrë të barabartë kntribuojnë në ç’vlersimin Islamit në Botë dhe në qarqe të ndryshme me ndikim në sfera të aktivitetit njerëzor.
Andaj, kam bindjen se e gjithë kjo është ajo që brengos dhe që është njëri ndër shkaqet në kohën e sodit që forcon fenomenin e shpifjes se gjoja Islami dhe muslimanët janë bartës të terrorizmit botëror edhe atë të inspiruar nga Libri i shenjtë Kur’ani Famëlartë. Kjo iriton muslimanët dhe në të njëjtën kohë prek thellë në dinjitetin e tyre edhe atë për dy fakte:
– Janë popuj të të cilët sapo janë çliruar nga kolonializmi klasik dhe sapo kanë filluar vetëdisimin dhe ngritjen e tyre si për nga aspekti politik, po ashtu edhe për nga aspekti ekonomikn ,duke sinuar daljen e ture në skenë botërore për të kontribuar në ngritjen e njerëzimit dhe humanizimit të marrëdhënieve ndër njerëzore, e në anën tjetër akuzohen se gjoja janë bartës të terrorizmit botëror
– islami dhe Kur’ani Famëlartë janë porosi hyjnore që në qendër të vëmendjes kanë njeriun duke dëshiruar ta ngritin atë në piedestalin më të lartë me qëllim të ruajtjes së dinjitetit dhe pozitës së tij të lartë që ia caktoi All-llahu xh.sh., dhe për këtë Islami dhe Kur’ani mbjell paqe, tolerancë, mirëkuptim duke vendosur rregulla të posaçme për formimin e një shoqërie të shëndoshë për mirëqenie të shëndoshë të njerëzimit në përgjithësi.
Islami kundërshtar më i madh i terrorizmit
Terrorizmi sot është një fenomen i shëmtuar dhe si i tillë është pjesë përbërëse e ngjarjeve dhe rrjedhave botërore. Si i tillë përfshinë gati të gjithë kontinentet e botës dhe të gjithë popujt e tyre. Askush nuk është imun nga ky fenomen tejet destruktiv dhe i shëmtuar. Ai po ndodh për çdo ditë në të gjitha mënyrat dhe mjetet. Merret si arsyetim i krizës ekonomike, si luftë kundër botës së pasur për të shkatërruar monopolin ekonomik në botë, si luftë kundër robërimit nga fuqitë e mëdhenj, si përpjekje për të mbjellë frikë tek popujt apo grupet e njerëzve që kanë okupuar vende dhe popuj të ndryshëm në botë, si metodë për t’u çliruar nga uzurpator të llojllojshëm, si mjet kundër qeverive të ndryshme, etj. E gjithë kjo ka lënë në botë skena të trishtueshme dhe rrëqethëse që nuk mund të arsyetohen me asfare arsyetimi Nuk ka fuqi që mund të zhduk nga shpirti dhe kujtesa njerëzore pamjet tragjike të terrorit në Srebremnicë, Focë, Markale të Sarajevës në B dhe H në vendet e Çeçenisë aktet barbare ruse kundër popullit të pafajshëm Çeçen, në Palestinë e Afganistan, pastaj terrori i çuditshëm që po ndodhi në vendet tjera të botës, si i 11 shtatorit në SHBA, në Spanjë, Angli etj. pa marrë parasysh nga vjen ai.
Islami është fe e All-llahut xh.sh. dhe si i tillë është koncept jetësor duke përfshirë të gjitha sferat e aktivitetit njerëzor. Është për çdo kohe dhe vend pa marrë parasysh ngritjen e nivelit intelektual të njerëzimit. Jep zgjidhje për të gjitha kërkesat që i nxit jeta. Është fe që në qendër të vëmendjes ka njeriun dhe kujdesin më të madh ia kushton formimit të personalitetit të tij duke definuar atë në mënyrë të plot pa marrë parasysh vendin, racën, kombin dhe fenë të cilës i përket.
Islam si porosi hyjnore kujdesin esencial e drejton drejt njeriut dhe mu për këtë maksimalisht lufton të formojë marrëdhënie të forta ndër-njerëzore me qëllim të mbrojtjes së dinjitetit dhe nderit të njeriut në përgjithësi, andaj Islami mbi të gjitha është paqe që tregon edhe vet termi “Islam” që në veti përmban domethënien e paqes (selami) si gjendje qetësimi dhe paqeje…andaj “perceptimi i disa qarqeve se jo të gjithë muslimanët janë terrorist, por që të gjithë terroristët janë muslimanë, jo vetëm që është tezë e korruptuar nga pikëpamja moralo politike, por është vetëm sipërfaqësore dhe pa përmbajtje.”
Për këtë Kur’ani Famëlartë thërret të gjithë njerëzit të futen në mënyrë më aktive në kultivimin e paqes me qëllim të mirëqenies njerëzore duke thënë:
“O ju që besuat, hyni në paqe të tërësishme, e mos ndiqeni rrugën e djallit sepse ai është armik juaj i hapur…”(El bekaretu;208)
“Në qoftë se ata, anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo…” (El Enfalë,61)
“E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, ekuratyte m,e fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë:”Paqë!(El Furkanë,63)
Këtë porosi të shenjtë muslimanët e kanë obligim ta përjetësojnë në jetën e tyre të përditshme dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. :Për këtë edhe përshëndetja në jetën e muslimanëve fillon dhe mbaron me “Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahu ve berekatuhu” që do të thotë:”Paqja, mëshira dhe begatitë e All-llahut qofshin mbi ju”
Islami është fe e mendjes së shëndoshë e cila sendet i shef ashtu siç janë dhe mu për këtë nuk është fe e imponimit, por fe bindjes dhe nisur nga kjo asnjëherë nuk imponon dhe nuk përdor dhunën në asnjë moment as në çështjet e besimit, e as në çështjet tjera që kanë të bëjnë me jetën. E gjithë kjo del nga parimi i shenjtë kur’anor i cili thotë:
“Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota…” (El Bekaretu,256) .
Historia ka vërtetuar se kur muslimanët ishin në nivelin më të lartë të zhvillimit të tyre në të gjitha sferat e jetës, “dijetarët Islam në mënyrë të përsosur zhvilluan konceptin e mbrojtjes së pesë të drejtave themelore, ato të cilat ne sot i quajmë të drejtat e njeriut, pa marr parasysh besimin fetar dhe përkatësinë kombëtare e që janë: e drejta për jetën (nefs), e drejta për besimin fetar (din), e drejta për liri (akl), e drejta për pronë (mal) dhe e drejta për nderin (ird).”
M’u për këtë përhapja e Islamit ndodhi në mënyrë shumë të lehtë ku përfshiu të gjithë kontinentet e botës duke u shërbyer me parimin e lirisë së besimit dhe veprimit.
Islami është fe e barazisë njerëzore në të gjitha sferat e jetës duke mos bërë asfare dallimi racor e fetar. E vetmja privilegj qëndron në konstruktivitet dhe devotshmëri. Derisa sot edhe më tutje ekziston racizmi, robërimi i popujve të vegjël nga më të mëdhenjtë, nënçmimi i një grupi ndaj grupit tjetër në mënyra të ndryshme ekonomike dhe politike, Islami me parimet e tij të shenjtë, qysh para 15 shekujsh proklamoi definimin e vërtetë dhe pozicionin natyror të njeriut duke thënë:
“O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan bura shumë e gra…” (En Nisaë,1)
“O ju njerëz vërtetë, Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj dhe fise që të njiheni ndërmjet vete, e ska dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqiat )…” (El Huxhurat,13)
“… Kush e mbyt një njeri,(pa të drejtë) pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pas bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë ( krimi i tijë) është si t’i kishte mbytur gjith njerëzit, e kush e ngjallë (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) ështe si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit…”(El Maidetu ,32)
Muhamedi a.s. në frymën e këtij ajeti në misionin e tij dhe në kulminacionin e robërisë dhe skllavërisë njerëzore iu drejtua njerëzimit duke mos druar aspak nga fuqitë e mëdha të kohës me këto fjalë:
“O ju njerëz! Ju keni një Zot dhe një babë. Të gjithë ju jeni të Ademit dhe Ademi është nga dheu. Nuk ka asnjë përparësi arabi ndaj joarabit, as joarabi ndaj arabi. Po kështu nuk ka asnjë përparësi I bardhi ndaj të ziut as i ziu ndaj të bardhit përveç se nga devotshmëria”.
Në një rast kur Kalifi i dytë Omer ibën Hattabi një pjestarë i Islamit fyen rëndë shokun e tij në bazë racore, qorton ata me këto fjalë historike:
“Prej kur e keni marrë të drejtën të robëroni njerëzit, kurse ata kanë lind të lirë nga nënat e tyre”.
Lufta për një jetë më të shëndoshë dhe më të lumtur është obligim i shenjtë dhe si i tillë duhet te jetë proces permanent dhe transparenti të gjitha forcave konstruktiv edhe progresive. Do të ishte e kotë ajo sikur të mbetej vetëm në suaza ta asaj teorike, por patjetër të shtrihet edhe në sferën e aksionit dhe të praksës. Zhvillimin e kësaj lufte Islami e shef në prizmin e obligimit të shenjtë për të ndihmuar pafije interesi në kultivimin e të mirës në jetën njerëzore, mu ashtu siç thotë Kur’ani Famëlartë:
“…Ndihmohuni në mes veti me të mira dhe të mbara, e mosni në mëkate e në armiqësi…” (El Maidetu,2).
Andaj, kjo ndihmë duhte të jetë reciproke shumë diemenzionale edhe ate duke përfshirë të gjithë vendet dhe popujt. Botën duhte kuptuar si trupi i njeriut, po qe se përjeton dhimbje një pjesë e trupit njeriut, këtë dhëmbje e përjetoni tërë trupi. Do të ishte shumë utopike dhe iracionale sikur kjo të bëhej nëpërmes akuzave dhe propagandave verbale dhe teorike, përkundrazi kërkohet akcion i fuqishëm që do të përfshinte të gjitha sferat e jetës shoqërore.
Për këtë duhte vepruar në suaza të këtyre parimeve:
– afrimi i popujve pa marrë parasyshë vendin,racën, kombin,për të gjetur bazat të cilat i bashkojnë njerëzit në përgjithësi si dhe njohja e vlerave me të cilat ato dallohen, si një begati nëpërmes të cilave ata duhet tq plotësojnë, begatojnë, dhe respektojnë njëri tjetrin,duke e kuptuar thellë se dallim nëracë, kombë dhe vend është përparësi me qëllim që të njihemi në mes veti me qëlllim të bashkëpunimit dhe dhënies ndihmë njëri tjetrit Mosnjohja e lirisë dhe të drejtave ,pushtimi dhë përdorimi dhunës me pa të drejtë është mosnjohje e njëri tjetrit si dhe urrejtje ndaj njëri tjetrit .Kur’ani Famëlartë thotë:
” All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna…”(En Nahël 90)
– ngritja e popujve në sferën intelektualo-shkencore dhe ate ekonomike e cila është bazë e njohjes sa më të madhe të njëri tjetrit si dhe bashkëpunimit sa më të madhë në mes veti. Nuk mund të kultivohet toleranca në mes popujve apo njerëzve derisa, dikush shfrytëzon të gjitha të mirat e kësaj bote, ndërsa një pjesë tjetër e botës vdes për shkak të skamjes mizore, si në Afrikë,Azi, etj..
PËRFUNDIM
Islami sot është realitet botëror që përfshinë të gjitha vendet e botës dhe përbënë gati një të tretën e njerëzimit Si i tillë po zhvillohet dhe po depërton në të gjitha shtresat e njerëzimit. Këtë e mundëson njohja gjithë më e thellë e Islamit nga ana e vet pjestarëve të saj si dhe me zhvillimin e mjeteve të informacionit tashmë Islamin e njohin edhe jo muslimanët. Vet përhapja,zhvillimi dhe shtrirja e tij te të gjithë popujt e botës tregon në faktin se Islami ka filluar të njihet ashtu siç është se përndryshe nuk mund të kuptohet aktualiteti i tij sot në botë. Me zhvillimin e dijes si dhe me ngritjen intelektuale shkencore të muslimanëve shtohet aftësia dhe niveli i prezantimit të Islamit në mënyrë të denjë që është një faktor shumë me rëndësi. Edhe qarqet e ndryshme jo-islame sot janë ndarë në dy grupe edhe atë: ata të cilët kanë qasje objektive dhe Islamin dhe muslimanët i konsiderojnë realitet botëror të cilit duhet gjetur pozicionin e vërtetë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në rrjedhat e kohës; dhe ata të cilët janë tendencioz të cilët nga frika e zhvillimit të islamit dhe muslimanëve si dhe nga ndikimi i dominimit politiko-ekonomik merren me shpifje të ndryshme duke krijuar strategji e cila mbjellë panik tek bota tjetër dhe për ta shtuar këtë ata Islamin e konsiderojnë si burim kryesor të dhunës,terrorit, gjenocideve, etj, ndërsa muslimanët si terrorist e fundamentalist etj. me qëllim të krijimit të një islamofobije botërore. Që edhe ma tepër të shtohet strategjie e krijimit të Islamofobisë në mënyrë më skrupuloze përdoret edhe kultura, ashtu që decenieve të fundit në emër të kulturës shpikën “Vargjet satanike” të autrit famkeq Salman Rushdit dhe kohëve të fundit edhe karikaturat kundër Muhamedit a.s. në gazetat daneze dhe evropiane me qëllim të shkatërrimit të shtyllës kryesore të inspirimit islam Muhamedit a.s. Situata është shumë e qartë te të gjithë njerëzit qëllimmirë dhe që u qasen sendeve në mënyrë shkencore dhe objektive dinë shumë mirë faktin se Islami është fe e sigurisë, e paqes, e fisnikërisë, tolerancës, dijes, kulturës, etj. Islami nuk është terrorizëm për arsye se në këtë sferë Islami ka parimin “kush mbyt një njeri sikur ka mbytur tërë njerëzimin”.
Obligimi kryesor i bartësve të Islamit sot në këtë kohë të zhvillimit teknik është në mënyrë precize t’i qasen Islamit duke e studiuar thellë dhe duke i praktikuar të gjitha porositë e tij në jetën e përditshme dhe duke e prezantuar atë në frymë e kohës dhe vendit dhe në këtë mënyrë të japim kontributin e tyre në prezantimin dhe shpjegimin e Islamit në të gjitha qarqet shkencore, shoqërore, filozofike e kulturore.
LITERATURA E SHFRYTËZUAR
1. Kur’ani, Përkthim me komentim në gjuhën shqipe, Sherif Ahmedi, Medine,1413.
2. Hadithet e Muhamedit a.s.
3. Thomas V. Arnold, Historia e përhapjes së Islamit,Përkth, N. Ibrahimi, bot. Shtëpia bot.”Dituria islame”,Prishtinë.2004.
4. Norman Cigar, Roli i orientalistëve serbë për justifikimin e gjenocidit ndaj muslimanëve, Përkth. nga boshnj. Xhabir Hamit dhe Nig/jar Bajram Hoti, Logos, Shkup, 2003.
5. Reisul Ulema Dr. Mustafa Ceriq, Besimi fetar, populli, atdheu, përkth. nga boshnj. Xhelal Fejza,bot. Feneri, Tiranë, 2004.
6. Osman Nuri Hadzhiq, Muhamed a.s. I Kur’an, botimi II, Sarajevë,1968.
7. Dituria Islame – Revistë islame, Nr.144-45, Qershor – korrik,2002, Rebiul evvel-ahir,1423
8. Novi Horizonti, Casopis za nauçnu, kulturnu i duhovnu afirmaciju, br. 40, Decembar,2002, Mostar.
9. Nexhat Ibrahimi, “A është islami burim i terrorizmit”, marrë nga interneti.
10. Islamski fundamentalizëm- Sta je to?, Grup autorësh, Sarajevo, 1990.
11. Tevfik Muftiq, Arapsko sërpskohrvatski rjecnik, Sarajevo, 1973
12. Vepra – Revistë informative, kulturore dhe shkencore, Nr. 47, shkurt dhe Nr 48. Mars,2002. Prishtinë
13. Vepra – Revistë informative kulturore dhe shkencore,Nr.76, Korrik, Prishtinë,2005.
14. Vepra – Revistë informative kulturore dhe shkencore,
15. .Mladzak, -studentski list, br.6., Sarajevo,2003.
Leave a Reply