Nga Azem PARLLAKU
Ata! I kryqzojnë duart mbi gjoks, e përdhosin “Flamurin”!
Ata, që Sokrati, Xhefersoni, Volteri, Nëna e Çërçillit, Xhon Lenon, Kadare, me këtë të fundit dakortohem, i kanë quajtur maskarenj, ndërsa mua më pëlqen t’i quaj horra mbasi “Patriotizmin e kanë gjetur si bujtinën me qera”!
Bujtinë, strehë, apo burg, sponsorët e kulisave sllavo-greko-neootomane, bashkë me bujtësit, keq mund t’i kenë llogaritur kohët, për të mbrrirë atje, deri kur ata bujtësit e devotshëm, këta “patriotë që na konsumojnë kohët televizive”, t’u shkojmë nga pas, si “lëkura limonit të shtrydhur”!
Komunikimi virtual na ka sjellë aq pranë…
Njohjet dhe përvoja na ofrojnë shoqëri dhe miqësi sikur të ishim “aty në mejhanen e lagjes”.
Ndërsa kureshtja për njohje e kapërcen atë shikimin përtej verandës së mejhanes.
E, ne e penalizojmë ose quajmë të drejtë veten për çdo sekondë, që sapo e humbëm, apo e fituam.
E kam shndërruar “në atë forcën e zakonit” kalimin këtej nga “klubi i lagjes”, mbasi rrugët kryqëzohen aty!
Në këtë udhëkryq virtual, më është dashur të përshëndetem si qytetar, ashtu i edukuar për të qëndruar aty në vijat e bardha kushtëzuese.
Megjithëse, i kushtëzuar nga “vinovili” mbi trotuar, prapë vesi qenka brutal!
Ky “ngjitës artificial” qëllon shpesh e të mban lidhur, mbasi idea e kimistit që e ka shpikur këtë lloj lëngu, këtu duhet falenderuar dhe laboranti që e ka ambalazhuar me shumë kujdes, ka qenë ajo, lidhja, lidhja si simbolikë.
Le t’i lëmë horrat në burgun e tyre…
Shpëtim Agusholli, është ai burrë që mbi rrotat e kësaj karroce, të cilën të gjithë këta shokë, e kanë ndarë orarin për t’a ndihmuar, e për të mos e lënë të vetëm, aty vërdallë lagjes së Tij në Prishtinën tonë të dashur.
Të gjithë këta burra me përvojë, e plot halle të tyre familjare, vijnë e ndihmojnë Shpëtimin, e ngrenë mbi supe deri në Koshare, e për të prekur dheun e lehtë mbi varret e shokëve shumë larg nga Prishtina jonë e dashur!
Këta burra po demonstrojnë paqësisht dhe në mënyrën më qytetare, atë çfarë mua më pëlqen, tashmë e ta quaj si; “Aksioni për të mbajtur maskarenjtë në burgun e tyre”…!
Shpëtimin dhe krejt shokët e Tij, i kam njohur dhe ende dhe sot, kam çfarë mësoj prej tyre. Ata shqiptarë të Kosovës, e unë shqiptari i Shqipërisë shtetërore, nuk jemi veçse shqiptarët e Shqipërisë Natyrale.
Shpëtimin bashkë me shokët e Tij, i njoha atëbotë, kur ata si patriotë të vërtetë, atëbotë jo burra si sot, u mblodhën dhe bënë atë betimin “Për Kosovën e Lirë e Flamurin lart në valvitje”.
Atë mot, për ata djem që bënë historinë në Rrasën e Koshares, e sot bëjnë betejën me “kryqëzorët”, imponohesh për kah respekti.
Ky “tog-burrash”, të cilin e kam njohur, më ka lënë mbresën më spektakolare të këtij 15-vjeçari, atë për të cilën ne si shqiptarë vuajmë e vuajmë…
“Kohezionin ndër veti”…!
Plaga që more në luftë Shpëtim, e ecja jote mbi “atë qelinë e lëvizshme mbi rrota”, është një ngjarje e përjetim kolektiv, mbasi ne të gjithë shokët të kemi një copëz nga dhimbja si borxh…
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply