Adelina LILI
Studiues, sociologe, organizmat e ndryshem joqeveritare, gazetare por edhe politika i kane kushtuar fenomenit te emigrimit rendesi te vecante, duke i trajtuar etapat, shkaqet, si edhe menyrat e emigrimeve te shqiptareve gjate ne periudha te ndryshme kohore.Eshte shkruar dhe folur shume per llojet e emigrimeve, qofte masive edhe per ato individuale te shqiptareve, per burimet historike dhe aktuale, si edhe shkaqet qe e kane nxitur kete fenomen te hershem. Fakte te tilla, vetem sa do te freskonin kujtesen e njerezve, do t’u sillnin ne mendje ngjarje te lexuara, te degjuara, por edhe ato te perjetuara. Pra, ngritja e ceshtjeve te emigrimit te shqiptareve nuk perben risi, nese do t’i referohemi evidentimit te kesaj dukurie, por ajo qe per mua eshte e re ka te beje me menyren e konceptimit dhe trajtimit te kesaj ceshtjeje sociale. Historikisht, popujt e varfer dhe te shtypur, nder ta edhe shqiptaret, jane perballur me kete “zgjedhje” dhe nevoje, faktikisht te imponuar nga faktoret politike dhe socio-ekonomike. Por edhe sot e kesaj dite, kur ky fenomen do te duhej te ishte zbutur, shifrat tregojne qarte se ne vazhdojne te ndiejne nevojen e te emigruarit ne vendet me te zhvilluara.
Jane te pakta ato familje shqiptare te cilat nuk e kane provuar emigracionin ne rruge te ligjshme apo te paligjshme, por edhe me te pakta ne numer ato familje qe i kane shpetuar tundimit per te provuar te pakten nje here te vetme rrugen e emigracionit.
Fluksi i njerezve para dyerve te ambasadave, aplikimet per bashkime familjare, zgjedhjet e menyrave te ndryshme, qofte edhe te paligjshme, vetem e vetem per t’u larguar jashte tregojne se nje fenomen i tille nuk eshte rrudhur aspak.
Duke qene se emigrimi per shkaqe ekonomike eshte edhe me i rendesishmi ne raport me numrin e te larguarve, duke pasur qellim te tille, domosdoshmerisht ka sjelle edhe rritjen e te ardhurave e te standardit te jeteses se emigranteve dhe te familjeve te tyre. Sipas te gjitha studimeve te bera ne kete drejtim rezulton se te ardhurat nga emigracioni jane faktori kryesor i permiresimit te gjendjes sone ekonomike. Pra, edhe pse askush nuk eshte ne gjendje te mohoje treguesit pozitive, do te ishte i ekzagjeruar mbivleresimi qe u behet vlerave monetare te fituara nepermjet tij, ne raport me humbjet sociale qe po kalojne familjet tona, sepse ky “shtegtim”, vec te perfitimeve te tjera mbart me vete edhe pasoja lenduese e te pandreqshme per to.
Sadoqe ky konstatim vlen ne pergjithesi per te gjithe emigrantet shqiptare, per ta ilusturar ate do t’i referohesha kryesisht nje pjese te konsiderueshme te te emigruarve shqiptare te ish-Jugosllavise, te cilet per arsye te lehtesirave te levizjes pa viza qe prej viteve 60-te e kane njohur rrugen e emigrimit, perpara bashkombasve te tyre nga Shqiperia. Fillimisht, pjesa derrmuese e tyre e kane marre vetem rrugen e emigrimit, pa pjesen tjeter te familjes, duke u vendosur kryesisht, ne Zvicer, Gjermani, Itali, ne vendet skandinave etj. Kryefamiljaret kane zgjedhur si te vetmen mundesi rrugen e emigracionit, per t’u mundesuar ne kete menyre familjeve te tyre mbeshtetjen ekonomike qe u mungonte. Por edhe pse pas shume vitesh pune ne nje vend te huaj, jo te gjithe emigrantet munden te gezojne te gjitha te drejtat dhe perfitimet, ne raport me dokumentacionin, lejen e punes, lejen e qendrimit, edhe aq me teper bashkimin familjar me pjesen tjeter te familjes.
Pikerisht, ketu ze fill edhe trajtimi i kesaj ceshtjeje nga pikepamja sociale.
Kjo ndarje e perkohshme e familjes, e cila per ne konsiderohet teper e shenjte ka krijuar boshlleqe ne vlera teper te rendesishme. Duke qene se kjo kategori vazhdon te jete e shkeputur nga familja pjesen me te madhe te kohes, nga vete fjala “ndarje” kuptohet se lind distanca ne kohe dhe hapesire mes bashkeshortit dhe babait, me bashkeshorten edhe femijet, gje e cila mund te shoqerohet edhe me nje varg problemesh. Problemi kryesor nis nga mungesa e pranise te te parit ne familje, sidomos kur ajo zgjat per vite me radhe.
Nje mungese e tille sa fizike, me kalimin e kohes kthehet edhe ne mungese shpirterore e cila krijon boshlleqe te medha ne marredheniet familjare. Dihet qe per funksionimin sa me te shendetshem te nje familjeje eshte shume i rendesishem te qenit aktiv ne te ku secili merr rolin e tij dhe se prindi drejton “timonin” per funksionimin e saj. Pergjegjesia prinderore eshte kushti themelor ne kete rol qe kerkon para se gjithash pranine ne familje, per te inkurajuar femijet ne orientimin dhe zgjedhjet qe duhet te bejne ne jete, per t’u dhene atyre sigurine dhe mbeshtetjen e nevojshme, per t’i uruar per sukseset, ose per t’i ngushelluar per humbjet sado te vogla qofshin. Do te permendja ketu vlera qe kane te bejne me kenaqesite dhe emocionet qe ne familje ndahen bashke: tryeza e ngrenies, emocionet e forta per datat e shenuara qofshin te gezueshme, apo te hidhura, pjesemarrja ne ceremoni te ndryshme, solidariteti ne momente te veshtira, vlerat afektive, intelektuale, menaxhimi dhe perdorimi i parase. Dhe ndersa mbeshtetja duhet te jete e perditshme, ne keto raste ndodh e kunderta, mungesa dhe largesia thellohen me shume.
Pervec kesaj gjerat behen me problematike, kur emigrantet vene ne plan te pare rendjen pas pasurise, ne kurriz te humbjeve me te rendesishme se paraja: familjes dhe krizes se identitetit dhe te vlerave qe iu ndodh pa e hetuar, sepse jetesa ne nje vend tjeter krijon tek ata edhe transformimin e vlerave, zakoneve, interaksionit, kontradikten mes botekuptimeve te ndryshme.
Te bie ne sy fakti se ne disa raste ka nje mosperputhje ne menyren e projektimit te kapitalit te tyre, i cili duhet te jete ne funksion te se ardhmes se familjes dhe brezave pasardhes. Nje tjeter fakt i rendesishem lidhet me nje tjeter brez te moshuarish te cilet edhe pse jetojne prej shume vitesh jashte nuk ngurojne qe parate e tyre t’i investojne per ndertimin e xhamive dhe mirembajtjen e tyre, duke lene pas dore projekte te tjera shume te rendesishme me karakter arsimor, edukativ dhe kulturor, sportiv, te cilat do te ndikonin ne formimin, perparimin dhe ushqimin shpirteror te te rinjve.
Nje prirje e tille eshte shembulli me i dukshem i krizes qe ekziston tek ky brez i cili e mbivlereson dhe e dogmatizon fene si vleren me sublime, duke ua imponuar edhe femijeve ate si vleren paresore, ne raport me edukimin, arsimin, artin etj. Mungesa e investimeve dhe projekteve per hapjen e kopshteve dhe cerdhve private, librarive, institucioneve kulturore private eshte nje mangesi, pasojat e se cilet do t’i ndiejne me se shumti brezat e ardhshem.
Edhe pse hapja e aktiviteteve private familjare nga emigrantet permireson anen financiare, duhet menduar edhe per vlerat shpirterore te nje mjedisi me te gjere, sadoqe frytet duan me shume kohe per t’u gezuar.
Pervec ketyre fakteve eshte shqetesuese edhe tendenca qe po shfaq gjinia femerore, kryesisht grate, te cilat duke ndjere se gjendja e tyre materiale eshte permiresuar nga te ardhurat e emigracionit (nga bashkeshorti ose djali) duket se po akomodohen me kete lloj jetese, duke u mjaftuar me komoditetet materiale dhe duke lene pas dore prioritete te tjera te pazevendeshueshme.
Duke e kthyer perditshmerine e tyre ne shtepiake dhe telespektatore te telenovelave, kjo gjendje vetem sa do t’i shtonte mungesave te lartpermendura te tjera situata dhe do t’a zbehte rolin e saj ne shoqeri. Duke i vezhguar te gjitha keto fenomene, nuk mendoj se trajtimi i kesaj ceshtjeje mbaron ketu dhe se faktet e permendura jane te vetmet. I mbetet kesaj kategorie emigrantesh te reflektoje mbi keto probleme dhe te tjera qe lidhen me te ardhmen e sigurte te familjeve te tyre, por gjithashtu edhe qeverive te hartojne politika inkurajuese edhe tolerante per rikthimin gradual te emigranteve ne vendin e tyre duke shmangur barrierat administrative dhe fiskale, qe shpeshhere behen pengese per nismat e tyre.
Ne anen tjeter jane edhe mediat edhe organizmat joqeveritare te cilat duhet t’i sensibilizojne qeverite perkatese dhe kete shtrese per ndertimin e se ardhmes se tyre ne vendin e origjines. Nga ana tjeter, qeverite duhet te marrin masat e nevojshme per lidhjen e marreveshjeve me vendet ku jetojne emigrantet shqiptare, ne menyre qe ata te kene mundesi t’i transferojne kontributet e tyre shoqerore ne vendlindje, ndersa vete emigrantet te kontribuojne me derdhjen e ketyre kontributeve ne fondet e vendit te tyre. (Bie fjala buxheti i Greqise pasurohet nga kontributet shoqerore qe derdhin shqiptaret, ndersa ai i Shqiperise shteret nga mungesa e tyre).
Nderkohe, qe nuk duhet lene pa permendur edhe mungesa e ndikimit qe ka arti dhe letersia jone rreth kesaj teme. P.sh. venia ne skenen e shfaqjeve, ose produksionet kinematografike rreth kesaj drame shoqerore do te krijonin nje tjeter impakt psikologjik, me te prekshem edhe me emocional tek njerezit, ne raport me studimet ose shkrimet gazetareske.
Perpjekjet per kete duhet te nisin qe tani. Masat edhe hapat pasues duhet te jene sa me te shpejte dhe duke i pasur parasysh humbjet, te kuptojme se e ardhmja varet nga e tashmja. cdo emigranti shqiptar duhet t’i vleje thenia e Winston Churchill: Mund te jetosh nga fitimet materiale, por jeta ndertohet me ato qe i jep asaj.


Leave a Reply