Dashi – Jeta juaj ne çift do filloje te stabilizohet gjate kësaj dite. Edhe vete i keni kuptuar gabimet e bëra dhe do mundoheni te kërkoni falje me mënyrat e duhura. Beqaret do kënaqen pa fund pranë disa personave, por nuk do preferojnë te hedhin menjëherë hapa. Ne planin financiar ka rrezik t’iu dalin probleme për shkak te pamaturisë te treguar se fundmi. Kujdes!
Demi
Venusi do ndikoje pozitivisht ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe me ne fund do rivendoset ekuilibri. Do i vini kapak se shkuarës dhe do mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen dhe te fillojnë një lidhje sepse mund te zhgënjehen shpejt. Ne planin financiar mund te keni tronditje sepse nuk do arrini dot t’i vini fre vetes.
Binjakët
Këtë jave do i merrni gjerat me seriozisht ju te dashuruarit dhe do mundoheni t’i sqaroni keqkuptimet qe ju kane dale. Situata do filloje te përmirësohet disi. Beqaret papritur mund te kenë dashuri me shikim te pare dhe jeta do ju marre drejtimin e ëndërruar. Ne planin financiar do ju duhet ta kufizoni veten gjithë kohës sepse po shpenzuat pa mbarim do keni probleme.
Gaforrja
Dialogu dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë ditës se sotme për juve qe jeni ne një lidhje. Do ja kaloni me se miri dhe nuk do doni te ndaheni asnjë çast. Beqaret nuk do arrijnë dot te kenë dashuri me shikim te pare dhe do mbyllen ne vetvete. Lidhur me financat duhet thënë se do dini si t’i menaxhoni gjithë kohës te ardhurat qe keni.
Luani
Plutoni do jete planeti do ua ndërlikojë jetën sot juve qe jeni ne një lidhje. Do keni debatet te pandërprera dhe do ndiheni here pas here keq. Beqaret do realizojnë plot takime, por asnjeri prej tyre nuk do jete ashtu si ata e kane ëndërruar. Ne planin financiar do keni vështirësi te njëpasnjëshme dhe vetëm ndihma e familjareve do mund t’iu nxjerre nga situata.
Virgjëresha
Dite intensive do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo moment ka për te qene fantastik dhe do përjetoni emocione te forta. Beqaret duhet t’i shtojnë dozat e imagjinatës ne mënyrë qe ta bëjnë sa me shpejt për vete personin qe pëlqejnë. Për financat do jete një dite delikate. Po nuk i menaxhuat si duhet paratë qe keni do mbeteni shpejt me xhepat bosh.
Peshorjagabime dhe po i vajt
Dëgjojeni me kujdes partnerin tuaj sot sepse po bëtë ët kundër situata mund t’iu ndërlikohet tej mase. Beqaret do kenë ne mendje te tjera gjera dhe nuk do mendojnë aspak për dashurinë. Me vone do kuptojnë se kane humbur mundësi te vyera. Ne planin financiar do bëni te gjitha përpjekjet e mundshme dhe do arrini ta stabilizoni situatën.
Akrepi
Sot nuk do keni debate me partnerin, por rutina do mbizotërojë dhe kjo mund t’iu mërzitë ne pjesën me te madhe te kohës. Beqaret do pëlqejnë një person me profesionin e avokatit dhe me shenjen e Luanit. Jo te gjithë do mund t’i bëjnë për vete. Financat do fillojnë te përmirësohen ndjeshëm dhe ju do ndiheni me mire se me pare.
Shigjetari
Dita e sotme nuk do jete shume harmonike për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do e toleroni për asnjë çast partnerin dhe gjithmonë do mendoni se keni te drejte. Beqaret me mire te presin edhe pak dite për te bere ndryshime, pasi nëse pranojnë propozimet e sotme mund te kenë probleme me vone. Financat do dini si t’i mbani gjithë kohës te qëndrueshme.
Bricjapi
Do keni një komunikim te mire me partnerin tuaj sot dhe kjo do ju ndihmoje te zgjidhni disa nga problemet me delikate qe ju kane dale se fundmi. Ne mbrëmje do jeni me te qete dhe do buzëqeshni. Beqaret do e takojnë me ne fund princin e tyre te kaltër dhe jeta do ju ndryshoje. Ne planin financiar do dini si te silleni ne çdo moment dhe nuk do keni aspak te papritura.
Ujori
Sot duhet te përfitoni sa te mundni nga momentet kur te jeni pranë partnerit tuaj sepse jo gjithmonë mund te vijnë raste te tilla. Ai do ju dashuroje me gjithë qenien e tij dhe do ju beje edhe surpriza. Beqaret nuk do ndihen te lire te bëjnë atë qe duan. Ne planin financiar duhet te merreni me tepër me menaxhimin e parave qe keni pasi nëse i lini pas dore do keni tronditje.
Peshqit
Nuk duhet te dëshpëroheni sot edhe sikur te keni ndonjë debat te vogël me partnerin tuaj sepse te gjithë përballen me sfida te tilla. Beqaret do bien ne dashuri me një person dhe nuk do ngurrojnë t’ia bëjnë te ditur këtë gjë. Nuk do ju interesoje aspak se ne çfarë situata mund te ndodhen ata. Ne planin financiar situata ka për te qene jashtëzakonisht e mire. –
shqiptarja.com


Leave a Reply