Nga Alma Verushi, Fotografia Armand Habazaj
Domate pikante176 kcal për racion
Domatet janë burim fibrash, potasi dhe yndyrash të mira, të nevojshme për të ruajtur sasinë e sheqerit në gjak.
Sasia: Për dy personaVështirësia: MinimaleKoha e përgatitjes: 10 minutaKoha e gatimit: 20 minuta
Përbërësit: 30gr tërshërë, dy domate, një thelb hudhër, një lugë majdanoz dhe një me kaperi, katër fileto sardelesh në konservë, vaj ulliri, kripë dhe piper. Përgatitja: Futeni tërshërën në ujë të ftohtë. Grini majdanozin, sardelet, kaperin dhe hudhrën. Bashkojini tërshërën, kripën e piperin dhe përziejini mirë. Mbushini domatet e prera përgjysmë dhe të zbrazura me këtë përzierje. Vendosini në një tigan me pak vaj dhe vendosini në furrë me temperaturë 200 gradë për 20 minuta. Kompletojeni vaktin me peshk dhe perime.

Makarona me gjizë dhe patëllxhanë
375 kcal për racion
Është një burim proteinash që ushqejnë muskujt, ndihmojnë në djegien e kalorive, kontrollojnë gliceminën në gjak dhe pengojnë akumulimin e yndyrave në zonën e barkut
Sasia: Për dy persona
Vështirësia: MinimaleKoha e përgatitjes: 10 minutaKoha e gatimit: 25 minuta
Përbërësit: 120gr makarona integrale, një patëllxhan, një qepë, dy domate, një lugë vaj, 200gr gjizë pa yndyrë, borzilok dhe piper.
Përgatitja: Skuqeni qepën e grirë me vaj. Shtojini patëllxhanin dhe domatet e prera në kubikë. Skuqini për rreth 15 minuta, pastaj përzieni gjizën me borzilokun dhe piperin. Përdoreni kremin për t’i dhënë shije makaronave. Kompletojeni vaktin me perime.
living.al


Leave a Reply