Bëni kujdes me zgjedhjen e ushqimeveNëse e keni gliceminën të lartë, duhet të bëni shumë kujdes me ato që vendosni në pjatë. Në fakt, më e rëndësishme është që ta mbani atë nën kontroll me anë të dietave dhe aktivitetit fizik të rregullt, për të shmangur diabetin e vërtetë. Këtu keni disa këshilla praktike të cilat duhet t’I lexoni përpara se të eksperimentoni recetat tona të shijshme kundër glicemisë.
1.Para së gjithash, shmangni sheqerin, miellin dhe produktete tjera të ëmbla që përmbajnë sasi të larta sheqernash ose yndyrash. (antipastë, merenda, brioshë, biskota, ëmbëlsira me sheqer ose me mjaltë, etj). Nuk janë të këshillueshme pjatat e para si lazanjat, kanelonit, rizotot, etj. Ushqimet e gatshme ose të ngrira, sepse shpesh janë të pasura në yndyra, po ashtu edhe picat e zëvendësuesit e bukës, por me më shumë yndyrë dhe kripë (si biskotat me kripë, paninet me vaj dhe fokaçet).
2.Bëni kujdes me lëngjet e frutave dhe salcat e gatshme, të cilat shpesh përmbajnë sheqer në mënyrë që të mos thartohen. Nuk këshillohen pijet e ëmbëltuara (sepse e rrisin shpejt gliceminën në gjak), frutat e sheqerosura dhe lëngjet e frutave industriale.
3.Është mirë të mos konsumohen brenda të njëjtit vakt bukëdhe makarona, bukë dhe oriz, patate dhe makarona, picë dhe patate, sepse përveçse e vështirësojnë tretjen, ushqime të tilla favorizojnë rritjen e nivelit të glicemisë, duke shkaktuar mbipeshë, shëndoshje të barkut dhe diabet.
4.Si ëmbëltues mund të përdorini me kujdes fruktozën, ose stevian, e cila nuk ndikon në nivelin e glicemisë në gjak. Konsumoni drithëra (oriz, elb, tërshërë, etj) dhe derivate të tyre (bukë, makarona, kus-kus dhe miell integral).
living.al


Leave a Reply