![]()
ITALI-Vazhdon procesi për zbardhjen e vrasjes së dy shqiptarëve një ditë më parë në Abbiategrasso, provincë e Milanos. Sipas medieve italiane, pistat kryesore të hetimeve janë përqendruar në larjet e hesapeve ndërmjet grupeve të ndryshme të trafikimit të drogës. Autoritete policore dyshojnë se Ndue Bruka, 51 vjeç, dhe nipi i tij, Alban Medha, janë ekzekutuar. Fqinjët e viktimave i përshkruajnë si njerëz fjalë pak që lëviznin me biçikleta dhe e kishin të vështirë të paguanin qeranë. Kontrolli i forcave të rendit në shtëpinë e viktimave ka zbuluar 50 gr kokainë.
/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply