![]()
INDI-Policia e qytetit Indian të Kalkutës bëri të ditur se atletja e famshme Pinki Pramanik ishte në fakt një burrë, i cili ishte akuzuar për përdhunim. Atletja u arrestua në qershor pasi një grua bëri denoncim në polici duke thënë së u përdhunua nga Pramanik. Sipas medieve, viktima i tha policisë se atletja ishte në të vërtetë një burrë dhe kishin jetuar së bashku për disa muaj. Policia e dërgoi Pramanik të bënte teste mjekësore për të vërtetuar gjininë e saj. Pesë muaj më vonë, pas shumë testes, bordi i mjekëve shpalli vendimin, i cili tronditi mbarë Indinë. Pinki Pramanik ëshë mashkull. Atletja i mohon të gjitha akuzat ndaj saj dhe e cilëson këtë që po i ndodh një konspiratë. Nëse akuzat konfirmohen, e gjithë kjo histori mund të kthehet në një skandal sportiv ndërkombëtar dhe Primanik do të humbë të gjitha medaljet. Atletja arriti majën e famës së saj në vitin 2006, kur fitoi medalje të artë në garat 400 m dhe 800 m si edhe në garën me stafeta, gjatë Lojërave të Azisë Jugore në Kolombo.
/Pravda/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply