Luga e Argjendtë
Dhurata Thanasi
Te jesh “Zonje shtepie” nuk eshte shaka! Nuk them vetem per faktin e te gatuarit dhe pergatitjes se ushqimit per femijet dhe pjestaret e tjeter te familjes. Te drejtosh shtepine eshte nje zanat I veshtire, por per kete do te flas njehere tjeter, pasi qellimi im jane Festat e Fundvitit. Një zonje e mire shtepie parashikon me kohe gjithcka dhe nëse ajo do të kete të ftuar ne shtepine e saj, pikerisht nga ajo varet nga prezantimi I shtepise, tavolines e deri tek detajet me te holla dhe vecanta. Por le te fillojme me pergatitjen e tavolines me rastin e festes. Ne pergjithesi te ftuarit nuk ulem menjehere ne tavolinen e ngrenies por ftohen ne salle apo dhomen e ndenjes duke u orfuar aperitiv me fruta te thata, biskota, apo brusketa fine lyer me gjalpe te aromatizuar etj dhe shoqeruar me ndonje pije te lehte. Nuk duhet te mungoje muzika ne sfond, jo shume e larte, porse shoqeruese dhe nxitese e atmospheres se ngrohte mes miqsh dhe te afermish. Pasi te jete bere gati e gjithe tavolina e ngrenies mund te ftohen te ftuarit.
Përgatitja e tavolines së ngrënies:
Mbulesa e tavolines:
Mund te jete e kuqe, si dhe vete atmosfera e festive, e shoqeruar tektuk me figura pishash jeshile apo babagjyshit te Vitit të Ri, tashhme ne treg jane te gjitha zgjedhjet, e po ashtu dhe pecetat. Por nese nuk keni ne kete rast mund te perdorni dhe Mbulesen e Tavolines tuajen te preferuar duke i shtuar me vone dejaje te vogla neper pjata apo dhe ne mesin e tavolines. Kush nuk është konsumist, mundet te perdore te njejten mbulese dhe shtoje nje fjongo te kuqe qe te lidhe pecetat apo nje putpuri bocesh me dege pishe, vendosur ne mes te tavolines, apo dhe qirinj te kuq te vedosur me mjeshteri ne gota te vogla pijesh.me Edhe nje shporte kashte e mbushur me nga nje frute (jo meshume) qe perfaqeson llojin e vet mund te hijeshoje tavolinen tuaj. Rreth bishtit te saj mund te perdridhni me stil dege pishe. Shumellojshmeria e aromes se ftutave dhe pishes do te sjelle tek ju aromen e pyllit. Pervec konsumizmit te tepert, kyllloj “sherbimi” eviton dhe akumulimin e sendeve te shumta qe perdoren me rastin e festive. Shumekush nga ne nuk ka hapsiren e mundur per të “magazinuar” gjithe arsenalin e “rraqeve” qe perdoren per keto Festa, ndaj me pak fantazi mund te sjelle ndyshim dhe kenaqesi ne tavoline.
Vera:
Zgjedja e veres ne tavolinen e Festave eshte nje shume e veshtire, pasi shumekush preferon te kuqen, ca te tjere te bardhen, po kush e do te embel, dikush paksa te tharte etj. E mira eshte qe te jene te gjitha ne shtepi, pasi eshte nje feste ku gatuhet dhe hahet cdogje. Mjafton qe vera e kuqe te jete ne temperature e ambjentit dhe ajo e bardhe e fresket, pra jo shume e ftohte. Mos harroni, jemi ne dimer dhe eshepse vera e bardhe dssuhetr te jete e ftohte, preferohet te jete e fresket.
Mund ta mbani ne nje mbajtese vere me pak akull dhe jashte frigoriferi. Vererat e mesip[erme preferohen te jene shoiqeruese te darkes ndersa vera e embel dhe shampanja, apo spumante , preferohet te shoqerojne embelsirat ne fund te darkes se festes. Gotat qe shoqerojne mund te jene got ate zakonshme vere ndersa per shampanjen dhe spumanten perdoren gota paksa te stergjatura ku shihen lirshem bulezat e veres. Por mund te perdorim dhe te njejtat gota, mjafton qe ti lani perpara se te hidhni tipin tjeter te veres.
Nje nga veprimet e “palejueshnme” eshte perzjerja e aromave te veres!
Koshi I bukes: Kur pegatisim nje Tavoline Feste, sigurisht do te duhet te veme shume elemente ne te dhe nje vend te vecante ze Koshi i Bukes. Mundohuni te keni tipe te ndryshem buke, qe nga ajo integralja, ne forme shkopijsh, buke me fara, te bardhe etj.
Koshi mund et jete I tipeve te ndryshem duke filluar nga ai prej argjendi, apo porcelani, kashte por dhe
I pergatutur me material te ricikluar, nje karton qe ka mbeshtjelle lodrat, thjesht I mbuluar me leter te shkelqyeshme te kuqe dhe lidhur me fljongo te gjelbert apo floriri, varet kjo dhe nga ngjyrat qe ka tavolina juaj.
Kos harroni q eta largoni Koshin e bukes perpara se te hani embelsiren.“Tertipet”: Keshtu i quante ime gjyshe, mbajteset e kripes, vajit, piperit, luget e pirunjte, te cilat I kishte te vecanta per raste festash. Ne pergjithesi ne I vendosnim per festa apo diteve te djela kur mbidheshim tok per drake, ndersa sot I veme cdo dite ne tavolinat tona. Per te patur cfogje ne tryeze dhe keto “mjete” duhet te rrine hijshemm ne tavoline dhe ne sintoni me te gjithe elementet e tjere. Mundesisht pjateza qe vendoset per te mbajturshishen e vajit, kripes apo piperit mund te zbukurohet me kokra lajthie apo glokanxo/anice, etj. Vendosja e luges se gjelles dhe e thikes behet nga krehu I djathte
I pjates ndersa e pirunit nga krahu I majte. Luga e vogel e embelsires duhet te qendroje mbi pjaten. Ne pergjithesi vendosja e pjatave fillon nga poshte lart dhe fillimisht vendoset pjata ku do te sherbehet gatesa e funndit, pra mishi apo peshku. E keshu me radhe ne baze te rendit te gatimeve. Por shumekush preferon ti ofroje pjatat me ane ten je karroce e shume te tjere te hane tek e njejta pjate. Ne rastin e fundit mos harroni te kryeni mkisionin e “pastrimit” me nje tul buke, meqe jeni ne familje, pasi dhe ketu vlen rregulli qe thame per veren, nuk duhet ne asnje menyre qe te perzihet aroma me gatimin pasardhes. Ne fund te fundit ajo qe vlen eshte ushqimi i pergatitur me dashuri, atmofera miqesore dhe ALEGRIA!.
Menu per ditën e Krishtlindjeve” – Për 8 persona
Antipasta:- Brusketa me gjalpe dhe salmon- Kumbulla te thata me proshute te tymosur dhe djathe dhie- Sallate Niccolo’Pjata e parë”Ravioli me gjalpe dhe salvia/ sherebelë
Pjata e dyte
Rosto gjeli deti i mbushur me pazi dhe gjize pa kripe dhe kerpudha porcini
Embelsirë
Millefeuille me Pandoro dhe krem Zabaione
Akullore me fistek
Vera shoqeruese per antipasten dhe Pjaten e Pare dhe te Dyte: Farnese, Montepulciano D’Abbruzzio DOCVera shoqeruese e embelsirave: Passito di Pantelleria DOC
Brusketa me gjalpe dhe salmon
1 Buke e tipit Baguette ( e gjatë)
80 gr gjalpë
I fresket pa kripë
200 gr salmon I tymosur
Lëngu i 1 limoni
Kopër e fresket
Përgatitja: Salmonin e tymosur, prere ne feta, vendoseni të marinohet në leng limoni për 1 orë. Prisni në feta të vogla bukën dhe vendoseni për 5-6 minuta në një furrë të ngrohur më parë. Mëpas lyheni me gjalpë fetat e bukës vedosni ,nga nje copë salmon përsiper dhe koper te prerë dhe servireni.
Kumbulla të thata me proshutë të tymosur dhe djathë dhie200 gr kumbulla të thata pa fare100 gr pasterma e tymosur ose pancetta
50 gr djathe dhie I tipit Pecorino
Përgatitja:Merrni kumbullat, lajini mirë, thajini me një pecetë. çajini nga njerë anë dhe vendosini nga një copë të vogël djathi. Mëpas mbeshtillini me nje fetë pasterma dhe “qepini’ me nje kruajtëse dhëmbësh që të mos lëvizin. Futini në furre të ngrohur më pare ne 200 gradë për 10 min.
Servirini të ngrohta.
Sallatë Niccolo’ 300 gr sallate jeshile
1 dardhë e prerë hollë
1 shegë
50 gr fara luledielli te pjekura
Vaj ulliri,
Pak djath
Parmigiano reggiano në feta të holla
Uthull balsamike,Kripë,
Përgatitja: Priten sallata dhe dardha e hollë, shtohen dhe trazohen kokërrzat e shegëve, farat e lulediellit, kripa dhe fetëza djathi Parmigiano Reggiano. Shtohet vaji i ullirit dhe uthulla balsamike.Ravioli me gjalpë të freskët dhe salvia/ sherebelë800 gr ravioli te mushura me mish te grirë200 gr gjalpë i freskët20 gjethe sherebelë1 lugë gjellë parmigiano reggianoPërgatitja:Kjo eshte pjatë shumë e thjeshtë por sekreti i saj qendron ne pergatitjen e gjalpit me salvian. Merren gjrthet e salvias ( mundesisht e fresket) dhe priten ne copa të vogla, hidhen mbi gjalpin e bute dhe perzihen mire. Mbeshtillet me një qese celofan dhe vendoset ne frigorifer, jo ne ngrirje. Marrim nje ene dhe hedhim gati 2 lt uje dhe e leme te zjeje. Në momentin kur fillon te zjejë hedhim kripën dhe sapo të tretet shtojmë raviolit. Bëni kujdes të mos ngjiten dhe për këtë shtoni në ujin e përvëluarf 1 lugë gjellë vaj ulliri. Vendosni një një tigan me bazë të gjerë neë zjarr dhe stoni gjalpin e fresket, lë zjarr dhe stoni gjalpin e fresket, leni të shkrije por mos e skuqni. Kulloni raviolit dhe hidhini në tigan dhe trazojini ngadalë.
Vendosini në pjatë duke i grirë djath Parmigiano Regiano dhe zbukuruar me një gjethe salvia/ sherebelë të freskët. Shërbehet e ngrohtë.Rosto gjeli deti i mbushur me pazi dhe gjizë pa kripë dhe kërpudha porcini2 kg gjel deti ( pjesa e gjoksit, fileto)300 gr spinaq ose pazi e zjerë150 gr gjize pa kripe ose ricotta50 gr kërpudha Porcini1 degë rozmarinë,Vaj ulliri, KripëPërgatitja:Përpara se të nisim gatimin e kësaj pjate marrim pjesen e gjelit dhe e presim ne feta me trashesi gati 1,5 cm. e rrahim mire me cekic kuzhine dhe I japim formen e nje shamije drejtkëndeshi. E kriposim dhe merremi me përgatitjen e mbushjes së rostos. Në një tigan me vaj ulliri dhe nje dege rozmarine shtoni kërpudhat porcini, te cilat me pare i kemi futur per 15 min ne uje te ngrohte dhe mepas prere ne feta te holla, I kaurdisni ne zjar te ngadalte. Merrni gjethet spinaqit dhe pritini ne copa te holla dhe shtoni tek kerputhat, kriposini dhe kur te kete shteruar uji i largoni nga zjari dhe grijini ne mikser. Purene qe do te perftohet hidheni tek gjiza pa kripe dhe trazoheni me te. Mepas me nje thike shtroheni masen ne faqen e siperme te filetos dhe rrotulloheni dalengadale duke krijuar njefare tubi. Per te mos u hapur fileton lidheni me nje spango kuzhine, lyheni me gjalpe te kresket dhe mbeshtilleni me leter argjendi.
Vendoseni ne nje tave dhe futeni ne furre 200 grade per 45 minuta. Mepas nxirreni nga furra, cliroheni nga letra dhe shpoheni me pirun dhe shihni nese eshte pjekur. Nese akoma nuk eshte arrirë pjekja, lereni edhe 10 minuta te tjera. Pasi ta keni nxjerre nga furra, lereni te ftohet dhe priteni ne feta të holla dhe servireni me patate te pjekura, perime te pjekura ose salce majoneze.Millefeuille me Pandoro dhe krem Zabaione1 Kek PandoroPer kremin Zabaione3 te kuqe veze1 te bardhe veze3 luge gjelle sheqer ( 75 gr)3 luge gjelle vere Marsala1 lugë gjelle verë e bardhëPer përgatitjen e kesaj embëlsire mjafton te blini nje kek Pandoro, I cili gjendet ne te gjitha supermarketet gjate periudhes se festive te fundvitit. Edhepse nuk eshte nje embelsire e trasheguar nga te paret tane, tashme kete 10-vjecarin e fundit eshte bere tradite Panetone ose Pandoro. Une e preferoj ne te gjitha menyrat por kete radhe dua ta sjell ne nje menyre te re dhe shume te shijshme.Përgatitja e Kremit Zabaione: Në nje tas metalik hidhni tre të kuqet e vezëve dhe sheqerin dhe trazojini me një rrahes metalik [per gati 10 minuta derisa te kremi I krijuar të zbardhet paksa, shtoni verën Marsala dhe atë të bardhë duke vazhduar rrrahjen.
Mëpas tasin vendoseni përsipër nje ene me ujë të vendosur në zjarr ne Banjomari dhe vazhdoni ta trazoni derisa masa te trashet por jo ta lini te fryhet! Nga ana tjeter merrni te bardhën e vezës dhe rriheni mënjëanë derisa te fryhet si shkumë. Bashkoheni me kremin e meparshëm duke e trazuar me nje lugë nga poshtë lartë derisa tëtë bëhet një. Prisni ne menyre terthore ne feta 1cm kekun Pandoro.
Me ane të një forme krijoni 2-3 copa te vogla dhe I shtroni duke I lyer bollshem me krem Zabaione dhe vedosur mbi njera-tjetrën. Zbukuroheni duke I grirë sipër cokollatë të zeze dhe shoqeruar anash me 2 luge akollore me fistik.
Gezuar Krishtelindjet!
Muzika shoqëruese: Albumi me kenge Krishtelindjesh i Michael Buble’
shqiptarja.com


Leave a Reply