Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë 13 549 persona, prej të cilëve 76 për qind civilë dhe 24 për qind pjesëtarë të formacioneve të armatosura. Prej viktimave civile, 1 400 ishin nën moshën 18 vjeçare. Sa i përket përkatësisë etnike, shumica prej viktimave janë shqiptarë (8 693), 1 196 serbë dhe 445 romë e të tjerë. Këto të dhëna u bënë publike me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Koalicioni “Komra” prezantoi rezultatet e hulumtimit mbi viktimat dhe rrethanat e vdekjes së të paktën 130 mijë njerëzve të vrarë e të zhdukur gjatë luftërave në territorin e dikurshëm të ish-Jugosllavisë si dhe në kampet e përqendrimit e objekte të tjera të robërimit në të cilat dhjetëra mijëra njerëz janë mbajtur në kundërshtim me arsyet që i përcakton e drejta ndërkombëtare humanitare. – See more at: http://www.shekulli.com.al/m/post.php?id=362282#sthash.mHJByyw6.dpuf
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply