Maqedonia është shqiptare.!Kushtetutë Shqiptare Për Shqiptarët E Maqedonisë Shqiptare!
Një komb i cili nuk pretendon një tokë që nuk e ka , por pretendon të gëzojë të gjitha të drejtat me një Kushtetutë Shqiptare mbi këtë tokë! Boll u zbatua kushtetuta maqedonase, kjo nuk është e drejtë sepse thyen një kushtetutë tjetër atë shqiptare. A e dinë maqedonasit se Kushtetuta E Republikës Së Shqipërisë që na zgjon çdo mëngjes ka kompetenca të mbrojë të gjitha të drejtat e mundshme edhe të shqiptarëve të Maqedonisë shqiptare që me të drejt ndodhen në territorin e tyre , që ndodhen në shtëpinë e tyre. Kjo sepse ata flasin një gjuhë si ne, kjo sepse ata kanë të drejtë të kenë dhe mbajnë të njëjtin flamur me përkrenare shqiponje si ne, kjo sepse ata kanë të njëjtat tradita e zakone si ne, e mbi të gjitha kushtetuta shqiptare mbron deri aty sa mos të lejojë që këta shqiptarë në Maqedoninë shqiptare të mos quhen maqedonas por të quhen shqiptarë.
Në bazë të nenit 121 të Kushtetutës Shqiptare ne shqiptarët e Shqipërisë kemi të drejtë që me kushtetutën tonë të ndërhyjmë deri aty sa të denoncojmë marrëveshjet ndërkombëtare që kanë cenuar territorin shqiptar, ne juve maqedonas ne emër të kushtetutës së republikës së Shqipërisë ju denoncojmë se territori ku jetojnë shqiptarët në Maqedoninë shqiptare është totalisht shqiptar, sepse konferenca e ambasadorëve në Londër nuk është thjesht histori por është marrëveshje ndërkombëtare por e pjesshme sepse mbi këtë pseudo marrëveshje nuk kanë firmos të gjithë shtetet e botës por vetëm një pjesë e vogël dhe prodhon pjesërisht ose fare të drejta dhe si e tillë ajo ka cenuar dhe ka shkelur nenin 121 të Kushtetutës së republikës së Shqipërisë konkretisht në lidhje me një territor që është totalisht shqiptar çka i përligj të drejtën kushtetutës së republikës së Shqipërisë jo vetëm të shtrijë kompetencat e veta deri në idenë e mbrojtjes së territorit shqiptar të Maqedonisë shqiptare por mbi të gjitha kjo kushtetutë i vesh me të drejta të plota shqiptarët e Maqedonisë shqiptare për të rikërkuar të drejtat e tyre duke hedhur poshtë marrëveshjen e konferencë së ambasadorëve në Londër si një marrëveshje nul që dhe sot e kësaj dite nuk duhet dhe s`ka të drejtë të prodhoj fryte pasi është një marrëveshje NUL, e pavlefshme.
Marrëveshja e ambasadorëve në Londër nuk i plotëson kushtet për tu qujat marrëveshje ndërkombëtare çka i ngarkon të drejtën kushtetutës shqiptare dhe ndërkombëtarëve ta quajnë atë të pavlefshme dhe automatikisht ti atribuojnë shqiptarëve të Maqedonisë Kushtetutën Shqiptare dhe jo atë maqedonase. Marrëveshja e ambasadorëve në Londër është e pavlefshme ne radhë të parë sepse një ligj i dytë gjithnjë shfuqizon të parin dhe kjo marrëveshje nuk është firmosur nga të gjitha shtetet e botës cka i lejon shqiptarët e Maqedonisë shqiptare të rikërkojnë pavarsinë e tyre nga firmat e të gjithë ndërkombëtarëve si dhe e mbrojtur nga kushtetuta jonë shqiptare me nenin 121 e kështu automatikisht marrëveshja e ambasadorëve në Londër bie poshtë e nuk ka vlere më sot!
Shqiptarë Zgjohuni!
Zogu ishte ai që e dhuroi Shën Naumin me të drejtë përdorimi për një periudhë 100 vjeçare e tani kurrkush nuk po kujtohet për ta rimarrë këtë copë tokë që me të drejtë i takon shqiptarëve. Mos harroni se kjo tokë është dhuruar nga vet Zogu vetëm me të drejtë përdorimi, e jo të drejtë pronësie që do të thotë se Shën NAUMI nuk është i maqedonasve por është i shqiptarëve.
E drejtë pronësie do të thotë të gëzosh tre cilësi
a. E drejta e përdorimit.
b. E drejta e gëzimit të tokës
c. E drejta e posedimit.
Ndërkohë që maqedonasit me marrëveshjen që ka bër Zogu që kuptohet sa e paska dash Shqipërinë , pra maqedonasit nuk kanë të drejtë pronësie mbi Shën NAUMIN, kanë vetëm të drejtë posedimi sepse dy cilësitë e tjera mungojnë e po munguan ato nuk mund të quhesh pronar. pa të tre cilësitë.
A thua me ktë marrëveshje që ka kryer Zogu ta ket dash Shqipërinë duke i heq një copë të mirë toke, e tani kta monark na pretenduakan se do na kishin bashkuar trojet shqiptare…kjo është e gjitha një farsë, sepse po ta kishte dashtë Zogu bashkimin e trojeve shqiptare nuk do na kish heq nga harta Jonë një Shën NAUM Që I Përkiste 100 % shqiptarëve. Çështja është se çfarë ka përfituar Zogu në këmbim të Shën Naumit, ndoshta një
interes ose përfitim personal…. mister ndoshta por janë historianët ata që e dinë të vërtetën dhe do ta zbulojmë pak nga pak!
Fjala Shqipëri e Madhe është fjale e gabuar zoti Vucic. Ne nuk po pretendojmë një Shqipëri qe nuk e kemi dhe nuk po kërkojmë te shkatërrojmë rendin ndërkombëtar apo evropian. Por përkundrazi ne një mënyrë ligjore , historike dhe pa arme dhe me shume civilizim po trokasim ne dyert e ndërkombëtareve me arsye. Shqipëri e madhe do te thotë nje Shqipëri qe s`na takon ne , dhe është gabim si term dhe i papranueshëm edhe si koncept politik sepse tregon një mangësi ne kulturën tuaj historike. Pretendojmë një Shqipëri e cila ka banore shqiptare aty brenda dhe si rrjedhoje quhet thjesht me një emër te vetëm Shqipëri e cila i ka rrënjët ne Iliri Pellazgji Arberi. Shqiptaret qe jetojnë ne Maqedoni flasin shqip kane zakone shqiptare dhe nuk pranojnë te konvertohen ne Maqedonas sepse te njëjtën gje nuk do ta benin dhe Maqedonasit pra te konvertoheshin ne Shqiptare për te njëjtën arsye sepse kane gjuhen zakonet doket e tyre. Kështu un propozoj nje Kushtetute Shqiptare pre shqiptaret e Maqedonisë shqiptare pe arsyen e thjeshte sepse këta shqiptare nuk duan te konvertohen ne maqedonas dhe mbi te gjitha sepse janë ne këtë toke para se te ishin vete banoret maqedonas aty. Ndihem e sigurte se po te kryhet nje regjistrim popullsie deri tani banoret maqedonas nuk janë përzier me banoret shqiptare ne zonat ku banojnë. Pretendimi ynë pre një kushtetute shqiptare nuk është vetëm një pretendim historik por mbi te gjitha ehte një pretendim ligjor juridik dhe kte te drejte ne na e atribuon vete Europa kjo Europë ne te cilën ne po futemi duke pretenduar Shqipërinë qe na takon por pa arme dhe lufte , qe do te thotë se po zbatojmë porosite e Europes nje nga nje duke respektuar ne radhe te pare ligjin dhe forcën e tij duke e car këtë çështje deri ne Gjykatën e Strasburgut pa pasur nevoje as për forcën Paqeruajtëse NATO. A i ka bere pyetje vetes Evropa nëse shqiptaret e Maqedonisë dhe vete maqedonasit po jetojnë dhe do jetojnë ndonjëherë ne harmoni! Jo, sepse shqiptaret e Maqedonisë ndihen te cunguar dhe ndihen te skllavëruar ne token e tyre. |
Ndërkohe qe ky skllavërim po ndodh ne mënyrë te njëanshme vetëm nga maqedonasit dhe jo nga shqiptaret qe do te thotë se HUMAN RIGHTS WATCH e ka lëne situatën ne mëshire te fatit sepse shqiptareve te Maqedonisë jo vetëm po u shkelen te drejtat si shqiptare por edhe si njerëz te thjeshte!Ne këtë rast KUSHTETUTA SHQIPTARE PER SHQIPTARET E MAQEDONISE SHQIPTARE DO KRYENTE SHUME MIRE DETYREN E HUMAN RIGHTS WATCH , DETYRE QE NUK PO KRYHET DHE SDO TE KRYHET NESE NUK VENDOSIM NJE KUSHTETUTE SHQIPTARE PER SHQIPTARET E MAQEDONISE SHQIPETARE e ka token ku banon me qera, por e ka te tijen dem baba dem! Një gjë është e sigurt SHQIPTARET E MAQEDONISE NUK PAGUAJNE QERA PER TOKEN KU BANOJNE, JANE PRONARE ! TE QENURIT PRONAR POR ME TAGER SHQIPTAR DHE I REGJISTRUAR SI SHQIPTAR DHE JO SI MAQEDONAS TE ATRIBUON DREJPERDREJT FAKTIN PER NJE KUSHTETUTE SHQIPTARE SEPSE TERRITORI KU SHQIPTARET E MAQEDONISE BANOJNE QUHET TERRITOR SHQIPTAR DHE LIGJI THOTE SE MBI TERRITORIN SHQIPTAR ZBATOHEN LIGJET SHQIPETARE!
(Shkruar nga zonja Manu Kotini , juriste )
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply