Nga Anisa Hysesani
Në datat 5-9 Nëntor 2012, pas rreth 2 vitesh punimesh dhe seminaresh rezidenciale në Qendrat Rinore Europiane, lidhur me Projektin “Ambasadorët e Rinj të Paqes” iniciuar nga Këshilli i Europës (Drejtoria e Rinisë), në Qendrën Rinore Europiane-Budapest u mblodhën shumë të rinj e të reja (duke krijuar një grup të përbashkët tashmë, nga grupet e mëparshme A,B dhe C), kryesisht nga vendet e Europës, pjesë aktive të shoqërisë civile nëpër shtetet e tyre respektive, por mbi të gjitha të motivuar për ndryshime në komunitetet, qytetet dhe shtetet e tyre, në një konferencë të përbashkët finalizuese, ku dhe krijuan e programuan “Rrjetin e Ambasadorëve të Rinj të Paqes”, duke përcaktuar pas sesioneve të shumta mënyrën e funksionimit, vazhdimësinë e këtij rrjeti, si dhe misionin e tij që është: “Rrjeti i ARP (Ambasadorët e Rinj të Paqes) dëshiron të zhvillojë një Kulturë Paqeje duke fuqizuar të rinjtë për të promovuar Të Drejtat e Njeriut, Dinjitetin, Barazinë dhe Respektin për Diversitetin nëpërmjet Edukimit, Advokacisë dhe veprimtarive të tjera”. Në këtë periudhe krize, jemi pikërisht ne të rinjtë që nuk mund të lejojmë që vlera të tilla të kalojnë në plan dytësor, madje pikërisht për këtë arsye duhet t’u jepet/japim prioritet. Të rinj të angazhuar në fushën e Të Drejtave të Njeriut dhe në realizimin e aktiviteteve paqe-sjellëse ose/dhe të zhvillimit të Kulturës së Paqes, janë realisht një motivim dhe besim konkret në zhvillimet pozitive për të ardhmen dhe në të ardhmen. Si rrjedhim rreth 50 projekte rinore që priten të ndërmerren së shpejti, në kuadrin e Rrjetit të “Ambasadorët e Rinj të Paqes”, do jenë kryesisht projekte lokale, të financuara nga European Youth Foundation dhe të mbështetura nga Këshilli i Europës si dhe aktorë e faktorë të tjerë lokalë (organizatat ku këta të rinj bëjnë pjesë, institucione qendrore dhe lokale etj), por që do i shërbejnë një qëllimi dhe misioni të përbashkët. Të qenit pjesë si dhe përfaqësuese shqiptare në këtë projekt, jo vetëm që më ka motivuar personalisht por dhe më ka angazhuar moralisht, që nëpërmjet këtij projekti potencial, të bëj të mundur që të tjerë të rinj shqiptarë, të përkrahin e të bëhen pjesë e këtyre vlerave, pasi Paqja nuk është vetëm Mungesë Lufte. Duke dashur ta përmbyll me një shprehje të Eleonor Roosvelt: “Nuk është mjaftueshëm të flasësh për Paqen, duhet të besosh në të! Nuk është mjaftueshëm të bësosh në të, duhet të punosh për të!”, falenderoj Këshillin Rinor Shqiptar, që më ka mbështetur plotësisht që nga momenti i aplikimit për të qenë pjesë e këtij projekti, në aktivitetet e bëra në kuadër të këtij projekti si dhe në të ardhmen për implementimin e projektit potencial që do zhvillohet në Shqipëri, gjithashtu trajnerët e Këshillit të Europës (Drejtorisë së Rinisë), për punën e madhe dhe frytdhënëse gjatë këtij proçesi aftagjatë si dhe u uroj të gjithë “Ambasadorëve të Rinj të Paqes”, suksese në inicitivat e tyre të afërta në kuadër të këtij projekti, gjithashtu ftoj të gjithë të interesuarit të zbulojnë diçka më shumë për këtë projekt dhe çfarë synon në të ardhmen.
www.coe.int/youthpeace
Tiranaobserver
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply