25 vite më parë nje grup i i bashkeëatdhetarve nga fshati Nerasht i Tetoves ,me banim në Danimarkë vendosen te krijojnë shoqatën e tyre. U vendos që shoqatës ti vinin emrin e një dëshmori të fshatit të tyre. Dhe njëzëri u vendos që shoqatës ti vihej emri, Shoqata ”Zenel Hasani”.
Dhe kështu ato kishin një vend ku mund të mblidheshin mërgimtarët në kohen e lirë,në një shoqatë,aty ata mund të organizonin dhe veprimtari të ndryshme,por dhe të ndihmonin fshatin e tyre me ndihma të ndryshme derguar në vendlindje. Dhe ashtu bënë gjatë 25 viteve ata bënë shumë punë,derguan shumë ndihma në vendëlindje dhe në kohen pushimeve verore ,organionin vepimtari edhe në vendëlindje.
Vitet ecnin me ritmin e tyre dhe ja erdhën ne vitin jubilar teë 25 vjetorit të themelimit të shoqatës . Shumë vite pune,shume vite veprimtari,ndihma për bashkëqytetarët në vendlindje .
Sot të gjithë janë të gëzuar për punën e bërë,për rezultatet e arritura dhe ndjehen krenar ,se kanë bërë dicka për fëmijët e tyre dhe për fëmijët e fëmijëve,sepse tani me ka filluar dhe brezi i katërt i mërgimtarve ,por ato janë bashkë dhe flasin shqip,fëmijet e tyre dhe fëmijët e fëmijve flasin shqip. A ka më bukur kur flet me këta fëmijë të lindur e të rritur me kilometra larg ,komunikon në gjuhen shqipe. E pra kjo është një meritë e prindërve në rrallë të parë por dhe e shoqatës dhe e kryesisë së saj që ka krijuar kushte që brenda mjediseve të shoqatës ,fëmijët të mësojnë shqip. Fëmijët recitojnë,këndojnë shqip,vallzojnë shqip. Sa kënaqësi është kur i sheh në skenat e ndryshme . Këta fëmijë kane fitur edhe cmime të ndryshme dhe të gjitha këto cmime ,pse kanë debutuar bukur në gjuhen shqipe.
Ndaj dhe kryetari i shoqatës z. Harun Musliu ndjehet tejet krenar. Z. Harun është zgjedhur dy herë në drejtimin e shoqatës . Dhe tek bisedon me të ai flet krenar për rezulatet që ka arritur shoqata. Ai tregon për objektin e rinouar,apo shtëpinë e shoqatës,sic e quajnë ato .
Me rasti e 25 vjetorit shoqata ka pregatitur një program të larmishëm ,me këngë e valle shqiptare dhe me përshëdetje të ndryshme nga të ftuar të pranishëm në këtë festë .
Salla zbukuruar me flamuj shqiptarë me banderola të ndryshme . Dhe cdo gje të fut në një amjent shqiptar .
Në hyrje të sallës na pret vetë z. Harun dhe bashkeshortja e tij dhe antarë të kyesisë ,ku na urojnë mirëseardhjen në këtë festë jubilare . Pastaj takohemi me shumë bashkëatdhetarë,ku të gjithë të gëzuar na flasin për arritjet,për pregattjet për këtë festë. Gëzimin jua dallon në fytyrat e tyre. Fëmijë dhe të rinj që mbushin sallen. Vajza të reja krenare dhe me bukurinë e shqiptare ,na përshëndesin, na urojnë mirëseardhjen në festën e tyre të shoqatës.
Konferencjerja e kësaj mbrëmje është një e re, ajo quhet Belkiza Selmni . Të gjithë e njohin Belkizen,se ajo që e vogël ka recituaar në radio Prjektin 21 ,në emisionin e fëmijve. Ajo ka qënë e pranishme cdo të dielë me poezitë e saja . Ishte kënaqësi që shikoja pas kaq vitesh Belkizen. E kujtoja ashtu të vogël në festivalet e fëmijve ,por Belkiza ishte rritur dhe ajo drejtonte më shumë korrektesi e seriozitet programin e pregatitur.
Per të uruar për mirëseardhjen të pranishmëve në sallë e mori fjalën kryetari i shoqatës z. Harun Musliu. Ai i bëri një panoramë të shkurtë veprimtarisë që ka zhvilluar shoqata ”Zenel Hasani ” gjatë 25 viteve . Gjithashtu ai prezantoi dhe falenderoi të gjithë ata që ishin të pranishëm në këtë festë të flamurit dhe të 25 vjetorit të shoqatës. U vu re që z. Harun kishte ftuar të gjithe kryesitë e shoqatave në vecanti dhe përfaqësuesit e dy ambasadave dhe përfaqësuesit e tre radiove shqipe,por për fat të keq asnjë nga këto nuk ishin të pranishëm.
Pas fjalës së kryetarit të pranishmit i përshëndeti një grup i vajzave të ardhur nga Suedia ,grupi ”Shqiponjat” që njihet në Suedi dhe në mbarë Skandinavinë për debutimet e tyre të bukura dhe më shumë profesionalizëm.
Në hapje të aktivitetit u këndua dhe himni kombëtar.
Programi ishte shumë i pasur . Folklori popullor ishte I pranishëm dhe ajo që spikati në këtë aktivitet dhe qëu duartrokit shumë nga të pranishmit ,për debutimin e përsosur ishin këngëtarët popullor Sadik e Florim Selmani. Florimi ishte I vogël në moshë I lindur në Danimarkë dhe këndonte aq bukur këngën shqipe. Florimi ishte fitues i vendit të parë në festivalin e këngës popullore të zhvilluar në Suedi. Ishte kënaqësi ta dëgjoje atë zë që ushtonte në atë salle të madhe,tek cante atë hapsirë . Të gjithë të pranishmit u befasun nga djaloshi për interpretimin e tij.
Aktivitetin e përshendeti edhe ambasadori i Maqedonisë ,pjesëmarrës në këtë aktivitet z. Naim Mehmeti. Ai falënderoi kryesinë e shoqatës për ftesën dhe në fjalën e tij ai u fokusua në punën e prindërve që duhet të bëjnë që fëmijët e tyre të mësojne gjuhen shqipe. Njëkohësisht foli dhe për festën e flamurit dhe punën e madhe që ju desh të bënin deri në ngritjen e flamurit në Vlorë nga Ismail Qemali. Ndaj ne shqiptarët – tha ai duhet të jemi krenar për flamurin tonë dhe cdo gjë që kemi arritur. Ju përgëzoj dhe ju si shoqatë ,që mbani ndezur frymën e shqiptarizmit dhe zhvilloni shumë aktivitete cilësore me bashkëatdhetarët.
Në këtë aktivitet e mori fjalën dhe djali i shqiptarit të parë që ka ardhur në Danimarkë ,rreth 50 vite më parë z. AbdylMexhid Jusufit , z. Mahi Jusufi. Ndër të tjera ai falendëroi kryesinë e shoqatës për nderin që i kishin bërë babait të tij dhe i përshëndeti të pranishmit në emrin e babait të tij,në pamundësi shëndetësore për të marrë pjesë në këtë jubile të shoqatës.
E mori fjaleën edhe kryetari i parë i shoqatës së parë të krijuar në Danimarkë ,shoqatës ”Besa” .z. Nehat Zymberi I cili ndjehej tejet i entusiazmuar për ftesën e bërë nga shoqata dhe për mirënjohjen që ata i bënë atij dhe porosia e tij,të vazhdojmë dhe ti edukojmë fëmijët me gjuhen ,traditat tona shqiptare.
Këngëtarja Pandora këndoj një bucetë këngës patriotike si përshëndetje për të gjithë të pranishmit,por aty u kënduan edhe këngë të tjera patritotike nga këngetare të ndryshëm .Një këngë tjetër patriotike u këndua edhe nga këngëtari i ftuar nga Suedia Hamdi Arifaj,që u pëlqye shumë nga të pranishmit.
Të pranishmit i përshendeti edhe kryetari i Shoqatës ”Alba – Dansk” z. Arben Hoxhaj ,ku ai përshëndeti kryetarin e shoqatës ”Zenel Hasani” z. Harun Musliun dhe stafin e tij për ftesen e bërë në këtë aktivitet dhe ai foli dhe për punën e mirë që ka bërë kjo shoqatë në vite ,në aktivitet e ndryshme zhvilluar për bashkëatdhetarët që jetojnë në Danimarkë . Dhe uroj që kjo punë të vazhdojë edhe në të ardhmen e shoqatës . Por ai falenderoi edhe përfaqësuesit e radio Projekti 21 deri tek drejtori i saj z. Havzi Sulejmani për ndihmesën e dhënë në të gjitha aktivitet ,ku nëpërmjet valëve të kësaj radio I është dhënë kohë e mjaftueshme që ne të shpalosim aktivitet tona . Ai tha : – ne jemi shumë krenar edhe në bashkëpunimet tona me z, Harun Musliu ,sepse tek ai ke parë gadishmërinë dhe vullnetin për të bërë gjëra të mira për komunitetin,ndaj kryesia e shoqatës I akordon titullin ”Nderi i Komunitetit ” .
Në këtë aktivitet kishte mysafirë të shumtë ,ku ndër ta spikati edhe familja që kish ardhur nga zona e Jyllandit ,familja e Naser Krasniqit së bashku me vajzën e tyre Irenën ,këngëtare e re ,që ka korrë shumë suksese në Danimarkë dhe është shumë e njohur për publikun danez. Ajo ka fituar disa cmime,por sic tha dhe vetë ajo ,unë dua të kem edhe shumë këngë në repertorin tim në gjuhen shqipe. Ajo ishte një vajzë e talentuar,por mbi të gjitha një vajzë shumë e thjeshtë dhe shumë e komunikueshme me të gjithë njerzit që patin fatin të takohen me të. Edhe unë pata rastin të takohem e të bisdoj me Iren dhe familjen e saj . Ato sapo e kishin marrë vesh se ka një aktivitet shqiptar në Kopenhage ,me shumë kënaqësi kishin ardhur të bëhen pjesë e tij. Tek flisje me babait e këngëtares,kuptoje më së miri njeriun e mirë dhe patriot,një familie ku sundonte respekti ,korrektësia e ciltërsia tek të gjithë. Naseri kishte ditë të ruajë e të përcjellë edhe tek fëmijët e tij ,atë patriotizëm që i vlonte në gji,për kombin dhe atdheun e tij ,për gjuhën shqipe. Dhe Irena në fund të debutimit të këngëve në gjuhën shqipe përcolli dhe një mesazh të bukur shumë ,ku i kërkoi kryesisë së shoqatës ,prindërve ,që të merren më shumë me të rinjët ,mos ta harrojmë gjuhën tonë të bukur shqipe,historinë tonë të luftrave e të betejave të trimave tanë që dhanë jetën për lirinë.Të punojmë – tha ajo më shumë me të rinjtë ,ti angazhojmë më shumë,që edhe ata ta ndjejnë se janë shqiptarë në brendësine e tyre. Irena ndjehej tejet e gëzuar. Ajo mori flamurin e bashkimit të trojeve dhe së bashku me të vellanë vallëzuan vallën e bukur shqipe.
Me pas u ndanë mirënjohje për shumë aktivista të shoqatës ”Zenel Hasani ” si dhe për miq të shoqatës dhe njerëz që kanë kontribuar në vite ,deri tek aktivistët e mësimin shqip dhe të grupit të valleve të shoqatës.
Më pas u kalua në një mbrëmje festive me vallzime e këngë të kënduara nga këngëtarja e ftuar Pandora,ku të rinj dhe të moshave të ndryshme kërcyen deri në orët e para të mëngjezit .
Në përfundim të këtij shkrimi për shoqatën ”Zenel Hasani” edhe unë dua të falënderoj përzemërsisht ,që nga kryetari z. Harun Musliu dhe deri tek antari me i thjeshtë i shoqatës për pritjen që na bënë dhe për pregatitjen e bukur të të gjithe aktivitetit. Ishte një mbrëmje që do të mbahet gjatë ne mend për pregatititjen e tij,për deputimit e të gjithë këngëtarve,vallëtarve,instrumentistëve,të moderatores së programit dhe tek cdo gjë që ishte pregatitur e kurur deri në detajet më të vogla. I dëshiroj urime dhe suksese kësaj shoqate në aktivitet e saj dhe urime 25 vjetorin e themelimit të saj.
Luigj Shkodrani
Danimarkë



















Leave a Reply