Si Kryetar i PDK-së, i falënderoj të gjithë deputetët për miratimin e deklaratës në mbrojtje të së vërtetës së luftës çlirimtare dhe kundërshtimin e aktgjykimit të padrejtë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Sot u dëshmua se mund të ndërtohet një vullnet i përbashkët politik për mbrojtjen e vlerave tona dhe të së vërtetës historike. Tani kërkojmë që i njëjti vullnet të dëshmohet edhe përmes votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Ky vullnet duhet të përkthehet në veprim konkret, në mënyrë që, si shtet me institucione të qëndrueshme dhe funksionale, të përballemi me sfidat që kemi përpara.
Burimi/Facebook


Leave a Reply