Vjeshtë 2026-të !
Për pushime shkuan bashkë !
U nisën të pushojnë bashkë e të vdesin përsëri bashkë.
Fillim i bukur e fund i tmerrshëm.
Nata e zezë i vuri në një sprovë që nuk i mbijetuan dot.
Florinda kishte zgjedhur të bënte muajin e mjaltit në Athinë e që aty të niste një jetë të re , por fati i tyre u erdhi krejt ndryshe.
Po Flori përse Athinën e zgjodhi ?
E bashkë me familjen udhëtimin e mori ?
A ta prisnin diçka të bukur !
Prisnin që jeta e tyre të ishte edhe më e bukur seç e kishin menduar !
Ata prisnin të bëheshin prindërit e një fëmije që nuk arritën kurrë ta vënin në prehrin e tyre.
Çfarë tragjedie që nuk përshkruhet as me fjalë as me vajë.
Vjeshta po hedh gjethet në tokë përpara kohës së vet , degët e pemës i lëshon pa i dëgjuar fëshfërimat e saj.
Sa e trishtë kur vaji e gjama u përhap shpi për shpi në Fisin Hoxhaj të Ptyçit.
Mallkojnë zogjtë e malit e zanat rudinave të bjeshkës së Sylbicës .
Një foshnje që nisi udhëtimin e nuk e mbaroj kurrë , një nanë që nuk e dëgjoj të qarën e fëmijës së vet as brenda barkut të saj.
Një baba që nuk mrrini kurrë të përkëdhelë lëkurën e foshnjës , ta ndjejë e ti gëzohet zërit të parë.
Një motër e një vëlla që nuk arritën kurrë të kthehen së bashku aty ku lindën , ku u rritën e ku i përcolli për rrugë të gjata të botës së huaj.
Qani ju gurët e sokakut
qani dhe ju zanat e malit
dhe ti djepi i foshnjës që se përkunde kurrë
eh ti nanë që gjiri yt do të derdhet mbi gurin e varrit.
Udhëtuat bashkë e bashkë ikët
atje ku udha s’do të ketë më kthim
dallëndyshes krahët i prenë
loti e dhimbja në fluturim.
Ata ishin pesë , dhe pse su panë kurrë
vëlla e motër të fisit me za
së bashku u nisën e vdekja i ndau
i pesti foshnje , vetëm vdekja e pa.
Ohh ç’tragjedi e fat i mjerë
në Fisin e Hoxhajve , zia derë për derë
një ëndërr të keqe të gjithë e menduan
e vërteta e hidhur , në jetë të piklluar.
Ata ishin pesë , në dhimbje të “përqafuar “
ikën , me jetën për gjysëm të lënë
askush nuk e dinë, në këtë jetë të mallkuar
në ç’tokë do të vdesim , e ç’varr do të zëmë.
ATA ISHIN PESË……
28shtator2026londër
b&m


Burimi/Facebook


Leave a Reply