Pas thuajse një viti në drejtimin e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, VERIUSOT meson se Helidon Sokoli largohet nga detyra. Arkeologu dhe studiuesi i njohur, prej vitesh një nga specialistët e spikatur të trashëgimisë kulturore në veri të vendit, kishte marrë drejtimin e institucionit rreth një vit më parë.
Sokoli është një emër i njohur në fushën e arkeologjisë dhe studimit të trashëgimisë kulturore. Për vite me radhë ai ka kontribuar në dokumentimin, promovimin dhe mbrojtjen e vlerave historike e kulturore të veriut të Shqipërisë. Pasioni dhe përkushtimi i tij ndaj trashëgimisë kanë qenë të pranishme edhe gjatë periudhës në drejtimin e DRTK-së, ku përgjatë këtij viti ka administruar një sërë çështjesh që lidhen me ruajtjen dhe evidentimin e pasurisë kulturore.
Në vendin e tij emerohet Petrit Bilali, gjithashtu një ekspert me përvojë në fushën e trashëgimisë kulturore. Bilali është prej vitesh pjesë e strukturave dhe profesionistëve që merren me mbrojtjen dhe administrimin e monumenteve dhe vlerave të trashëgimisë.
Ndryshimi sjell në krye të institucionit një tjetër specialist të fushës, ndërsa kontributi i Helidon Sokolit mbetet i lidhur me një karrierë të gjatë profesionale në arkeologji dhe trashëgimi kulturore në veri të vendit
Burimi/Facebook/Portali Veriu Sot


Leave a Reply