Tregtarët: Na vjen keq ti kthejmë duarbosh, 70 % e marrin bukën veresie
Rreth 45 mijë familje shqiptare marrin bukë dhe ushqime me listë në dyqanet e lagjeve ku banojnë. Gjendja e vështirë ekonomike i ka detyruar kryefamiljarët të marrin veresie duke hyrë në borxh përditë e më shumë.
Studimi
Huamarrja është një fenomen i përhapur në ekonominë shqiptare, ku sipas një studimi të fundit të Bankës së Shqipërisë, më shumë se gjysma e familjeve shqiptare kanë aktualisht një borxh për të shlyer, ose 54 për qind e tyre, e kanë marrë atë prej burimeve informale jashtë sistemit bankar dhe kryesisht tek persona të tjerë fizikë, që mund të jenë të afërm apo të njohur.
‘Listat e bukës’
Vrojtimi i kryer mbi një kampion prej 1200 familjesh tregon se 31 për qind janë në borxh dhe nga këto familje huamarrëse, 15 për qind prej tyre e kanë marrë borxhin në dyqane. “E vendosur në nivel kombëtar me të njëjtat raporte, shifra prodhon një rezultat shqetësues, sipas të cilit nga rreth 900 mijë familje që ka ekonomia shqiptare, afro 45 mijë prej tyre kanë emrin në listat e dyqaneve,” thuhet në studim.
Asistenca
Në pamundësi për të mbuluar shpenzimet bazë për ushqime, këto familje detyrohet ti marrin ato pa para duke akumuluar borxh në pikat e tregtimit. Qeveria shqiptare asiston rreth 140 mijë familje përmes ndihmës ekonomike, por këto shifra tregojnë se rreth 32 për qind e tyre nuk munden që të plotësojnë dot as nevojat më jetike.
Tregtarët
Tregtarët e dyqaneve, kur i pyet për këtë problem të thonë se gati 70 % e blerësve (klientëve të tyre) marrin bukë me listë dhe 30% me lekë në dorë. Tregtarët tregojnë më tej se blerësit nuk kanë ku t’i gjejnë lekët dhe se shumica e banorëve janë pa punë, çmimet janë rritur, ndërsa asistenca është sa për 10 ditë bukë. Atyre ju vjen keq ti kthejnë njerëzit duarbosh dhe të mos ju japin ushqime me listë, edhe pse ky fenomen po i çon vetë tregtarët drejt falimentit.
Tiranaobserver
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply